Lajmet

​LDK dhe PSHDK arrijnë marrëveshje, do të garojnë me një listë zgjedhore

Published

on

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje të garimit me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës për garën e ardhshme për zgjedhjet parlamentare të Republikës së Kosovës.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka theksuar se ky bashkëpunim është i zgjatur për 34 vitet e kaluara dhe frytet e një bashkëpunim të tillë lidhen me të gjitha arritjet historike të popullit të Kosovës për këto tre dekada e gjysmë.

Sot së bashku me bashkëpunëtorët e LDK-së e nënshkruam marrëveshjen e garimit të përbashkët mes LDK-së dhe PSHDK-së në garën e ardhshme për zgjedhje parlamentare në Republikën e Kosovës. Ndjehemi të gjithë mirë, sepse është një ditë e veçantë për LDK-në, por edhe për bashkimin e madh të spektrit të djathtë brenda listës zgjedhore së LDK-së. Për bashkim është natyror, është autokton, origjinal i LDK-së, është një bashkëpunim i zgjatur për 34 vitet e kaluara dhe frytet e një bashkëpunim të tillë lidhen me gjitha arritjet historike të popullit të Kosovës për këto tre dekada e gjysmë“, tha Abdixhiku.

I lumtur me këtë bashkëpunim është shprehur edhe kryetari i PShDK-së, Zef Morina, i cili ka thënë se për këtë parti sot është ditë feste. Ndërsa ka shtuar se presin fitore në zgjedhjet e ardhshme.

Sot veç e vazhduam bashkëpunimin me LDK-në, bashkëpunim i cili është qe 30 vite. Ka filluar me presidentin Rugova dhe po vazhdon me kryetarin Abdixhiku. Për PShDK-në është një festë sot, sepse do të jetë një ringritje për demokristianët, dhe PShDK dhe LDK si parti të djathta duhet të ecin bashkë përpara, fitore e jona gjithsesi do të jetë e arritshme me LDK-në, shpresojmë të kemi fitore“, ka thënë Morina. /UBTNews/

Aktualitet

Nga inteligjenca artificiale te bujqësia: Hajrizi tregon pse UBT-ja është zgjedhja kryesore e studentëve

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka thënë se arsyeja kryesore pse studentët zgjedhin të studiojnë në këtë institucion është qasja moderne dhe programet inovative që ofrohen.

Në një intervistë në FIVE të Dukagjinit, Hajrizi ka theksuar se UBT dallon nga universitetet e tjera për shkak të orientimit drejt së ardhmes dhe temave bashkëkohore, si Inteligjenca Artificiale.

Sipas tij, një element tjetër që i tërheq studentët është mënyra ndërmarrësore e funksionimit të UBT-së, e cila, duke qenë e vetëfinancuar, ka si obligim që çdo student të arrijë sukses.

“Mendoj që qasja e re, ne kemi programe të reja dhe moderne. Dhe janë programe të së ardhmes, nuk e kemi asnjë old fashion në program. Kjo është tema kryesore që asnjëherë nuk ke pas një tematik që ne e trajtojmë për të kaluarën, por flasim Inteligjencës Artificiale. Apo flasim sot për IA, po, cili është universiteti më i mirë në regjion për IA? Dihet. Ose po flet për zhvillim të qëndrueshëm, dihet kush tregon rolin. Po flet për mjekësi, dihet kush. Po flet për energji, bujqësi.

Domethënë thjesht jemi duke garuar për t’i ofruar ato kompetenca të cilat atij i duhen. Jemi shumë aktivë me qenë shumë të kujdesshëm në suksesin e tij. Se ne vetëfinancohemi, ne jemi një qasje ndërmarrësore, e kemi obligim atë me ngrit deri te suksesi. Ai e ndjen atë mbështetje. E ndjenë atë cilësi e infrastrukturë. E ndjenë atë ndërkombëtarizmin dhe vjen”, ka thënë Hajrizi.

Continue Reading

Lajmet

Xhaka në garë me Haalandin dhe yjet e tjerë për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Premierligë

Published

on

Ylli kosovar Granit Xhaka po shfaq formë të jashtëzakonshme në edicionin e ri dhe mbetet në garë yjet e tjerë për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Premierligë

Xhaka u transferua gjatë verës nga Bayer Leverkuseni në Sunderland dhe menjëherë prezenca e tij ka pasur impakt në ekipin anglez.

Krahas organizimit të lojës, duke kontribuuar si në aspektin defanziv, ashtu edhe në atë ofanziv, veterani i mesfushës ka kontribuuar edhe me asistime, duke qenë lojtari më i rëndësishëm i Sunderlandit deri tash në sezonin 2025/26.

Për këtë, Premierliga e ka përfshirë përfaqësuesin zviceran në mesin e kandidatëve për t’u zgjedhur futbollisti më i mirë i muajit shtator.

Përpos Xhakës, në garë janë edhe lojtarët tjerë që bënë paraqitje pozitive në muajin që shkoi si: Erling Haaland, Danchi Kamada, Yankuba Minteh, Robin Roefs e Martin Zubimendi./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Europa League sonte vjen me 18 lojë

Published

on

Xhiroja e dytë e Europa League do të luhet këtë të enjte, ku në programin zyrtar do të jenë 18 ndeshje interesante që do të zhvillohen.

Vëmendja kryesore do të jetë fokusuar në lojën AS Roma – Lille, që nis nga ora 18:45 minuta.

Ndeshjet tjera që do të luhen sonte janë si në tabelën vijuese:

/S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Klubet basketbollistike dhe shifrat që përfituan nga Ligji i Sponsorizimit

Published

on

Ligji i Sponsorizimit konsiderohet se ligji që i ka sjellë shumë benefite klubeve sportive të cilat përmes këtij ligji kanë rritur financat e tyre duke hapur kështu rrugë për investime edhe dhe përforcime të skuadrave.

Drejtori Ekzekutiv ne Agjencinë e Sportit brenda Ministrisë së Sportit, Fidan Shatri ka publikuar shot shifra e klubeve të Superligës së Kosovës në basketboll që kanë përfituar më së shumti gjatë vitit 2025 nga Ligji i Sponsorizimit.

Klubi i basketbollit Ylli ka kaluar milionëshin, më saktësisht skuadra nga Suhareka për përfituar 1,109,500.

Në vendin e dytë është KB Trepça që ka arkëtuar 817,000 euro, e ndjekur nga KB Sigal Prishtina me 410,000 euro dhe KB Bashkimi me 386,000 euro./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara