Lajmet

LDK: Asnjë tiketë ngjitëse s’e mbulon gabimin e rëndë që Qeveria e Kosovës ka bërë sot

LDK: Ky vend fqinj, Serbia pra, nga sot jep pëlqim ose jo mbi organizimin e ligjshëm të territorit të Kosovës.

Published

on

Lidhja Demokratike e Kosovës në reagimin e saj thotë se ka përcjellur me vëmendje ngjarjet në veri të vendit, që nga dita e parë e deri në ditën e sotme, kur u arrit marrëveshja në Bruksel.

“LDK-ja i ka dhënë mbështetje Qeverisë së Kosovës për shtrimin e sovranitetit në gjithë territorin e vendit, si dhe në çështjen e reciprocitetit, si masë e drejtë dhe e domosdoshme në relacionet politike e tregtare me Serbinë”.

“Po ashtu, LDK-ja ka konsideruar se dialogu është formë e vetme e trajtimit të problemeve ndërshtetërore; së këndejmi pjesëmarrja në dialog e një partie sot në pushtet që për gjithë kauzën e vet historike e kishte kundërshtuar si mjet, ndonëse kthesë e jashtëzakonshme, ishte e vetme dhe e paalternativë”.

“Përkundër mbështetjes së opozitës, partia në pushtet, që deri dje refuzonte dialogun si mjet, sot bëri një hap para dy prapa. Ndonëse vlerësojmë arritjen e barazisë në trajtimin e targave, e kundërshtojmë fuqishëm barazimin e paprecedentë dhe me pasoja afatgjata që Qeveria e Republikës së Kosovës i bëri forcave të sigurisë e ligjshmërisë me barrikadat e sponsorizuara nga Serbia”.

“Qeveria e Kosovës, për herë të parë, barazoi Njësinë Speciale Policore me barrikaduesit e jashtëligjshëm. I bëri pra palë; palë me të cilën për territorin e vet duhet të merret vesh me Serbinë.Në vend të shtrimit të sovranitetit e ligjshmërisë, sot, Qeveria e Kosovës, u tërhoq dhe dorëzoi këtë sovranitet tek një palë e tretë. Për më tepër, këtë tërheqje e bëri në pajtim me Serbinë që nuk na njeh. Ky vend fqinj, Serbia pra, nga sot jep pëlqim ose jo mbi organizimin e ligjshëm të territorit të Kosovës. Pra pajtimi i Serbisë, se si rregullohet ligjshmëria në Kosovë, ku qëndrojnë Njësitë Policore e kur e në çfarë afati largohen ato, është prapakthim i rëndë. Mbi të gjitha, është precedent i rrezikshëm për të ardhmen; nga tani, sa herë që forcat e rendit shkojnë në Veri për të vënë ligjshmëri, barrikadat ngrihen e Kosova duhet të negociojë me Serbinë për largimin e tyre”.

“LDK-ja po ashtu kundërshton fuqishëm, legjitimitetin e tabelave të qyteteve të Kosovës të lëshuara në Serbi. Vazhdimi i përdorimit të tyre është po ashtu prapakthim. Asnjë tiketë ngjitëse, asnjë masë tjetër, nuk mbulon gabimin e rëndë që Qeveria e Kosovës ka bërë sot.LDK-ja vlerëson se sovraniteti i dorëzuar nuk mund të jetë sovranitet i ushtruar. Marrëveshja e sotme është marrëveshja e vitit 2016, e quajtur dikur “marrëveshje e turpit” nga po këta që e riaktivizuan sot, por e degraduar, meqë rendin dhe ligjin në veri më nuk mund ta ushtrojnë institucionet e Republikës së Kosovës pa i lejuar Serbia”, thuhet në reagimin e LDK-së./UBTNEWS

Lajmet

Lipovica paraqitet në Prokurorinë Speciale për rastin e rezervave shtetërore

Published

on

By

Ish-sekretari i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica, është paraqitur për intervistim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Avokati i tij, Feim Alaj ka pranuar që ftesa e ish-sekretarit lidhet me rastin e rezervave shtetërore.

Është rasti i rezervave shtetërore“, ka thënë Alaj.

Kujtojmë se në vitin 2023 ishin arrestuar tre persona për rastin e rezervave shtetërore. Në mesin e të arrestuarve ishte Lipovica dhe zyrtari tjetër i MINT, Hafiz Gara.

Në Ministrinë e Industrisë Ndërrmarrësisë dhe Tregëtisë të udhëhequr nga Rozeta Hajdari në vitin 2023 u kryen bastisje për keqpërdorimet me rezervat shtetërore të vajit dhe grurit.

Continue Reading

Lajmet

United po shqyrton transferimin e Donnarumma-s

Published

on

Manchester United ka mundësinë të nënshkruajë me Gianluigi Donnarumma këtë verë, por sado tërheqëse të duket marrëveshja, realizimi i saj duket i ndërlikuar.

Portieri italian, tani në vitin e fundit të kontratës së tij me PSG-në, është diskutuar në lidhje me një transferim te United, ndërsa klubi francez ecën përpara me planet për ta zëvendësuar atë. Bisedimet për një marrëveshje të re kanë ngecur në Paris, dhe me Lucas Chevalier që është renditur si pasardhës, mundësia është reale.

Megjithatë, United është pak i bllokuar. Dështimi i tyre për të larguar Andre Onanën do të thotë se nuk ka një rrugë të qartë për të sjellë një tjetër portier të nivelit të lartë. Ideja e transferimit të dy portierëve të përhershëm me paga të larta u hodh poshtë nga brenda ekipit në fillim të kësaj vere dhe ndryshimi i këtij qëndrimi tani do të thoshte prishje e planit të tyre të transferimeve.

Kishte gjithashtu shpresë se Altay Bayindir do të largohej për të liruar një vend në skuadër, por interesi për lojtarin turk ka qenë i kufizuar.

United aktualisht është i plotë në departamentin e portierëve dhe po punon në mënyrë aktive se si t’i riformësojë gjërat përpara se të mund të angazhohet për ndonjë gjë.

Brenda ekipit, ende ekziston dëshira për të sjellë konkurrencë për Onanën, nëse ai nuk mund të zëvendësohet menjëherë, në një përpjekje për të rritur standardet. Shpresa është që çdo nënshkrim i ri ose ta shtyjë numrin aktual 1 të rigjejë formën e tij, ose të jetë mjaftueshëm i mirë për të zënë vendin e tij.

Ideja e Donnarummës me fanellën e United padyshim që tërheq vëmendjen, por për momentin nuk duket më shumë se një ide.

Continue Reading

Lajmet

​Xhaka zbarkon në Angli për t’u bashkuar me klubin e ri

Published

on

Granit Xhaka është parë duke zbritur në Wearside (Sunderland) për të kryer kontrollin mjekësor, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje për një transfertë prej 20 milionë euro nga Bayer Leverkusen.

Xhaka ishte shumë i rëndësishëm për Bayer Leverkusen dhe trajneri i ri, Erik ten Hag, më parë kishte deklaruar se klubi nuk kishte ndërmend ta shiste, për shkak të rolit të tij udhëheqës.

Sunderland ka bërë një investim të madh këtë verë, me të paktën 100 milionë euro të shpenzuara për afrim të lojtarëve si Simon Adingra, Habib Diarra, Chemsdine Talbi, Noah Sadiki dhe Enzo Le Fée duke e bërë Xhakën një ndër nënshkrimet më spikature të fushatës për konsolidimin në Premier League.

 

Continue Reading

Lajmet

Maqedonci: Në bashkërendim me KFOR-in, ekipet e FSK-së kanë filluar operacionin e kërkimit në Ujman

Published

on

By

“Në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Policinë e Kosovës dhe bashkërendim me KFOR, ekipet e specializuara të FSK kanë filluar operacionin e kërkimit në liqenin e Ujmanit me synimin që sa më shpejtë të nxirret trupi i mërgimtarit dhe t’i lehtësohet dhimbja familjes, tha ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një statusi në Facebook.

Maqedonci reagoi pasi trupat e FSK-së zbarkuan në Liqenin e Ujmanit, në veri të vendit, duke iu bashkuar ekipeve për të kërkuar personin e zhdukur që nga e diela.

Ai theksoi se Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të detyrave të saj thelbësore ka edhe mbështetjen e autoriteteve civile.

Njësitet e specializuar të zhytjes dhe kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës sot në mëngjes janë angazhuar në mbështetje të autoriteteve civile për kërkimin e trupit të mërgimtarit në liqenin e Ujmanit në Komunën e Zubin Potokut”, shkroi Maqedonci.

Zbarkimi i trupave të FSK-së në veriun e banuar me shumicë serbe mund të bëhet vetëm me pëlqim paraprak të KFOR-it, në bazë të një zotimi që është bërë në vitin 2013 nga Qeveria e Kosovës dhe NATO.

Continue Reading

Të kërkuara