Sport

Lazio arrin marrëveshje me trajnerin e ri

Bëhet fjalë për kroatin Igor Tudor, i cili ka mbërritur tashmë në kryeqytetin italian dhe ka arritur marrëveshjen me presidentin Lotito.

Published

on

Lazio tanimë duket se ka vendosur për trajnerin e ri pas dorëheqjes së Maurizio Sarrit. Bëhet fjalë për kroatin Igor Tudor, i cili ka mbërritur tashmë në kryeqytetin italian dhe ka arritur marrëveshjen me presidentin Lotito.

Tudor do të marrë drejtimin e skuadrës nga dita e diel, menjëherë pas ndeshjes ndaj Frosinones të shtunën mbrëma, teksa do të ketë më pas dy javë në dispozicion për të provuar të fusë idetë e tij në ekip.

Marrëveshja e Lotitos me Tudor është arritur, me një një kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2025 dhe opsion rinovimi edhe për një vit tjetër, nëse gjithçka do të shkojë sipas pritshmërive.

Nga kjo kontratë, tekniku kroat do të përfitojë 2.5 milionë euro në sezon, teksa Lazio do të jetë një tjetër shans i mirë për Tudor, që të tregojë cilësitë e tij.

Ai ka bërë shumë mirë te Verona në sezonin 21/22 dhe te Marseille sezonin e kaluar, teksa te Lazio do të kërkojë të konfirmohet si një trajner i besueshëm për të luftuar për objektiva të rëndësishëm./UBTNews/

Sport

Xhaka i entuziazmuar për transferimin: Ka qenë një pritje e gjatë, por tani jam këtu dhe mezi po e pres!

Published

on

Granit Xhaka edhe zyrtarisht është bërë futbollist i Sunderlandit. Ai ka folur rreth përshtypjeve të tij rreth këtij transferimi.

Xhaka u shpreh i entuziazmuar për kapitullin e ri në “Stadium of Light”. “Jam shumë krenar që jam këtu,” tha Xhaka.

“Kur fola me klubin, u emocionova dhe ndjeva energjinë dhe mentalitetin që kanë të gjithë njerëzit dhe lojtarët. Është pikërisht ajo që doja dhe kam një ndjesi shumë të mirë”, deklaroi futbollisti me prejardhje nga Kosova.

32 vjeçari beson se është në momentin e duhur për të sjellë përvojën dhe cilësinë e tij në skuadër, duke theksuar rëndësinë që Sunderland të vazhdojë të ndërtojë mbi suksesin e arritur.

“Ne jemi kthyer aty ku klubi duhet të jetë, duam të qëndrojmë këtu për të shkruar historinë. Ndihem i gatshëm ta ndihmoj ekipin me përvojën time, por edhe me cilësinë time. Duhet ta gjejmë veten në fushë, por nuk mendoj se kjo do të jetë një problem i madh. Ka qenë një pritje e gjatë, por tani jam këtu dhe mezi po e pres.”

Përndryshe, futbollisti i Zvicrës do ta veshë fanellën me numrin e tij ikonik 34.

Continue Reading

Sport

Messi rikthehet me asistime vendimtare: Më duhet të luaj, jo të pushoj

Published

on

Lionel Messi tha se e pati të vështirë të gjente ritmin në pjesën e parë kundër Atlas të mërkurën në Chase Stadium, përpara se të jepte dy asistime në pjesën e dytë, përfshirë një për golin vendimtar, në fitoren 2-1 që hapi fushatën e Inter Miami CF në Leagues Cup.

Messi u rikthye në fushë pasi kreu pezullimin prej një ndeshjeje për mungesën në ndeshjen All-Star të MLS më 23 korrik dhe tha se, edhe pse pushimi mund t’u bëjë mirë disa lojtarëve, për të nuk është kështu.

“E vërteta është se ishte e vështirë që nuk luajta atë ditë. Edhe nëse [pushimi] duket më mirë, është më keq sepse më duhet të konkurroj,” tha Messi pas ndeshjes. “Fizikisht ndihem më mirë sa më shumë ndeshje të luaj dhe të futem në ritëm. Të shtunën nuk më lanë të konkurroj dhe e ndjeva këtë në pjesën e parë, por e rëndësishme është që fituam.”

Messi e ndoqi nga stoli barazimin e Inter Miami ndaj FC Cincinnati, për shkak të rregullit të ligës që thotë se çdo lojtar që mungon në All-Star Game pa miratim nuk mund të luajë në ndeshjen e radhës. Ai asistoi për Marcelo Weigandt në kohën shtesë për golin e fitores, i cili u anulua për pozicion jashtë loje, por u miratua nga VAR.

Messi ka shënuar ose asistuar në 21 nga 27 golat e fundit të Inter Miami në të gjitha garat, që nga 28 maji.

“Është një kompeticion i madh; një që gjithmonë konkurrojmë,” tha Messi. “Është provë e madhe për ne të përballemi me ekipet meksikane, formati ka ndryshuar, kështu që mund ta shijojmë dhe ta luajmë. Është një garë e shkëlqyer. [Fitorja] është e rëndësishme.

Ekipet amerikane nuk kishin fituar, dhe është e rëndësishme për ne të përfitojmë sepse konkurrojmë kundër njëri-tjetrit. Ndërkohë që luajmë kundër ekipeve meksikane, tabela është në anën tonë dhe duhet të shënojmë më shumë se të tjerët.”

 

 

 

 

Continue Reading

Sport

Arabia Saudite e rikthen interesimin për Lewandowskin, Barcelona e hapur për ta shitur

Published

on

Barcelona edhe një herë gjendet në situatë të vështirë sa i përket kufirit të pagave, nuk është aspak befasi që disa nga lojtarët e tyre po lidhen me një largim të mundshëm.

Më i fundit është Robert Lewandowski. 36-vjeçari ka edhe një vit të mbetur në kontratë, pasi arriti marrëveshje për zgjatjen e saj në pranverë, dhe deri tani ka theksuar se synon ta respektojë kontratën deri në fund.

Sipas Mundo Deportivo, Arabia Saudite ka treguar interesim për Lewandowskin. Që nga momenti kur Barcelona nisi të kishte probleme me kufirin e pagave, kjo temë është bërë e zakonshme, sulmuesi është lojtari më i paguar me Frenkie de Jong, dhe për shkak të moshës, nuk shihet si pjesë e planeve afatgjata.

Barcelona planifikon ta ketë Lewandowskin për sezonin e ardhshëm, ai do të jetë sulmuesi qendror titullar. Nëse Lewandowski kërkon të largohet, klubi nuk do ta ndalonte, por do të kërkonte shumë transferimi. Merkatoja e Arabisë Saudite nuk mbyllet deri më 23 shtator, shumë pas afatit të 1 shtatorit në Spanjë.

Me ardhjen e Marcus Rashford, Barcelona ka më shumë alternativa për qendrën e sulmit, pasi edhe Dani Olmo dhe Ferran Torres shihen si opsione për atë rol. Deklarata më e fundit nga vetë Lewandowski është se ai dëshiron të luajë për Barcelonën sezonin tjetër.

Ai ka thënë disa herë se ndjen se ka ende disa vite në nivelin më të lartë, dhe sezonin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë i ekipit me 42 gola.

Për ta ndryshuar këtë situatë, Arabia Saudite do të duhet ta tundojë me një ofertë të jashtëzakonshme.

Continue Reading

Lajmet

Zyrtare: Felix transferohet nga Chelsea në Al-Nassr

Published

on

Joao Felix është larguar nga Chelsea dhe ka nënshkruar një kontratë të përhershme me Al-Nassr.

Portugezi bëri 20 paraqitje në të gjitha garat për Blues sezonin e kaluar, duke shënuar shtatë gola pas transferimit të tij të verës në Stamford Bridge nga Atletico Madrid.

Ai e kaloi gjysmën e dytë të sezonit 2024/25 si huazim te AC Milan dhe tani është larguar nga “Blutë” në mënyrë të përhershme, duke u bashkuar me skuadrën e Ligës Profesionale Saudite, Al-Nassr.

Continue Reading

Të kërkuara