Sport

Laurel Hubbard, transgjinori i parë që merr pjesë në Lojërat Olimpike

Published

on

Laurel Hubbard, do të jetë atletja e parë transgjinore që do të garojë në Lojërat Olimpike.

Zelanda e Re e zgjodhi atë të garojë në ekipin e grave në kategorinë e peshëngritëseve në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Garat do të zhvillohen nga data 23 qershor deri më 8 korrik.

Hubbard, 43 vjeç, konkurroi në garat për burra para se të transferohej më 2013.

Në vitin 2015 Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ndryshoi udhëzimet e tij, dhe në bazë të tyre asaj i mundësohet të garojë si një atlet transgjinor.

Hubbard fitoi medaljen e argjend në Kampionatin Botëror 2017.

“Unë jam mirënjohëse për mbështetjen që më është dhënë nga Zelanda e Re”, tha Hubbard në një deklaratë të lëshuar nga Komiteti Olimpik i Zelandës së Re më 21 qershor.

Kritikët thonë se Hubbard ka një përparësi të padrejtë ndaj atletëve të lindura gra, por të tjerët kanë thënë se Lojërat Olimpike duhet të kenë më shumë gjithëpërfshirje./REL

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar lejon atletët transgjinorë të garojnë si një grua nëse nivelet e tyre të testosteronit janë nën një prag të caktuar. Testosteroni është një hormon që rrit masën muskulore.

Sport

FSHF: Vijon procesi i shpërndarjes së biletave përmes shortit elektronik për ndeshjen Shqipëri – Serbi

Published

on

By

Federata e Futbollit njoftoi sot se vijon procesi i shpërndarjes së biletave përmes shortit elektronik për ndeshjen Shqipëri – Serbi.

FSHF thekson se, të gjithë personat që janë shpallur fitues dhe kanë fituar të drejtën për të blerë bileta duhet të veprojnë sa më shpejt, pasi linku i dërguar është i vlefshëm vetëm për 24 orë nga momenti i marrjes.

Pas këtij afati, linku bëhet i pavlefshëm dhe biletat nuk mund të blihen.

Për këtë arsye, FSHF u bën thirrje të gjithë fituesve të përfundojnë procesin e blerjes brenda afatit, duke kryer pagesën përkatëse.

Ndeshja Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet të shtunën, më 7 qershor, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”. /atsh

Continue Reading

Sport

Ardian Ismajli mund t’i bashkohet Rashicës te Besiktasi?

Published

on

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli do të largohet nga Empoli pas ndeshjeve ndërkombëtare.

28-vjeçari mbetet pa kontratë në fund të këtij muaji dhe tashmë ka filluar kërkimin e një klubi të ri.

Mediat e huaja raportojnë se lojtari “kuqezi” mund të transferohet në Superligën e Turqisë.

Besiktasi ku luan Ernest Muçi dhe Milot Rashica për momentin po i prinë garës për mbrojtësin shqiptar.

Ismajli është në grumbullim te Shqipëria për dy ndeshjet e muajit qershor, ndaj Serbisë dhe Letonisë.

 

 

Continue Reading

Sport

Zyrtare: Inzaghi firmosi me Al-Hilalin

Published

on

Tashmë është zyrtare. Trajneri i njohur italian, Simone Inzaghi ka firmosur me skuadrën arabe Al Hilal. Trajneri i deritashëm i Interit firmosi të mërkurën mbrëma për dy vjet e gjysmë.

Të hyrat vjetore për Inzaghin do të jenë 26 milionë euro neto.

Inzaghi ka firmosur në Paris, pasi i dha fund bashkëpunimit me Interin. Ai e udhëhoqi Interin deri në finale të Ligës së Kampionëve.

Inzaghi është prej trajnerëve më të vlerësuar në futboll.

 

Continue Reading

Sport

Mes Liverpoolit dhe Cityt – cilin klub e zgjodhi Cherki

Published

on

Rayan Cherki ‘zgjedh’ klubin e Premier League ku dëshiron të transferohet mes interesimit nga Liverpool dhe Manchester City.

21-vjeçari ka tërhequr interes të madh falë paraqitjeve në Ligue 1 me Lyonin, ku sezonin e kaluar shënoi 12 gola në 44 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Manchester City ka qenë duke ndjekur situatën ndërsa kërkon të forcojë skuadrën para Kupës së Botës për Klube që mbahet në Shtetet e Bashkuara.

Kampionët e Premier League, Liverpool, janë përfshirë në garë, me trajnerin Arne Slot që ka shkurtuar pushimet për të takuar personalisht talentin francez.

Sipas Florian Plettenberg, Cherki ka vendosur të firmosë me Manchester Cityn. Ai pritet të nënshkruajë një kontratë deri më 2030 dhe marrëveshja e transferimit pritet të jetë në rangun e 29-34 milionë paundëve.

Gazetari gjerman Plettenberg raporton se “kushtet personale nuk ishin kurrë një problem” e se kampi i lojtarit shpreson për një “marrëveshje të shpejtë” para se të bëhet një njoftim zyrtar. Cherki ka qenë te Lyoni gjatë gjithë karrierës së tij, pasi ka dalë nga akademia e të rinjve të klubit.

Ai këmbëngul se është gati për të kaluar në një klub të madh këtë verë.

“Jam gati për çdo sistem. Punoj çdo ditë, fizikisht dhe mendërisht, për të qenë gati,” i tha ai L’Equipe.

“Më e rëndësishmja është të zgjedh opsionin më të mirë për mua, për t’u zhvilluar si person dhe si futbollist.”

Cherki shtoi: “Asgjë nuk është e sigurt. Por do ta them: bëra gjithçka që doja te OL, isha Lyonnais i vërtetë e dhashë gjithçka për klubin. Nuk e lashë anijen kur ishte në vështirësi. Qëndrova, shtrëngova dhëmbët. Kam qarë, kam qeshur, jam frikësuar. Një burrë duhet të jetë i tillë, kjo është pjesë e ADN-së së tij. Edhe kur është e vështirë, edhe kur qan, edhe kur je i frikësuar, duhet të shkosh në luftë për klubin tënd.”

Cherki nuk është lojtari i vetëm që pritet t’i bashkohet Pep Guardiolës në Etihad, pasi edhe mesfushori holandez Tijjani Reijnders është afër kalimit te City. Manchester City ka arritur një marrëveshje prej 46.3 milionë paundësh me AC Milan për transferimin e Reijnders.

 

Continue Reading

Të kërkuara