Sport

Largohet Kasper Hjulmand, Danimarka me trajner të ri

Published

on

Kasper Hjulmand do të largohet nga posti i trajnerit të kombëtares së Danimarkës. Sipas Federatës Daneze të Futbollit, ky ishte vullneti i trajnerit, i cili kishte katër vite në detyrë.

Marrëveshja për ndërprerjen e kontratës u arrit pasi u bë bilanci i pjesëmarrjes në Euro 2024. Kujtojmë se Danimarka humbi me Gjermania 0-2 në raundin e 1/8-ave. Morten Wieghorst do të jetë trajner i përkohshëm deri në fund të vitit.

“Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të drejtoja ekipin tonë kombëtar për katër vjet. Unë dhashë gjithçka që kisha për të arritur sukses dhe për t’i bërë njerëzit të bashkohen rreth ekipit“, tha ai.

“Të përfaqësosh vendin tonë, është gjëja më fantastike që mund të imagjinoj dhe do t’i kujtoj këto kohë fantastike. Kur mendoj për dy vitet e ardhshme dhe Kupën e Botës, mendoj se do të jetë më mirë për ekipin nëse ka një fytyrë të re dhe ide të reja që mund të shkruajnë një kapitull të ri për këtë ekip fantastik dhe, për rrjedhojë, është më mirë që dikush tjetër ta drejtojë ekipin. Nuk ka të bëjë me mua. Bëhet fjalë për atë që është më e mira për ekipin”, tha Kasper Hjulmand./UBTNews/

Lajmet

​Zidane zbulon se po rikthehet në stol, ka dy fjalë për Yamal

Published

on

Zinedine Zidane ka pranuar se ëndrra e tij mbetet stoli i Kombëtares së Francës, megjithëse ende nuk është e qartë kur mund të ndodhë kjo.

Në një intervistë gjatë Festivalit “dello Sport” , legjenda franceze theksoi se është i gatshëm të rikthehet në stolin e trajnerit pas disa viteve pushim.

“Jam i sigurt se do të kthehem te trajneri dhe ajo që dua është të bëhem trajner i ekipit kombëtar një ditë; do ta shohim. Juventusi? Nuk e di, por është gjithmonë në zemrën time”, u shpreh Zidane.

Zidane, që nuk ka drejtuar asnjë skuadër që prej largimit nga Real Madridi në vitin 2021, foli edhe për filozofinë e tij të punës.

“Për të qenë trajner i mirë, gjëja më e rëndësishme është pasioni për futbollin dhe dëshira për t’u përcjellë lojtarëve atë që ke brenda vetes. Sipas mendimit tim, trajneri luan një rol vendimtar, madje 80% në suksesin e ekipit”, tha ai.

Duke kujtuar vitet me Juventusin, Zidane nuk i kurseu lavdet për bashkëlojtarët dhe trajnerin e tij të atëhershëm. “Del Piero ishte i jashtëzakonshëm, kishte diçka më shumë se të tjerët. Marcello Lippi më dha besim pas një fillimi të vështirë, më tha: ‘Do të kesh një karrierë të shkëlqyer dhe do ta bësh këtu’”, tregoi francezi.

Në fund, Zidane ndaloi edhe te talenti i ri spanjoll Lamine Yamal, për të cilin kishte vetëm fjalë vlerësimi.

“Të shohësh se si e prek topin më emocionon,” përfundoi ai./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Icardi drejt rikthimit senzacional në Serie-A

Published

on

Lajmi sensacional po qarkullon nga Turqia dhe përfshin emrin e njohur të Mauro Icardit, ku sipas mediave turke, Torino është në kontakt me sulmuesin argjentinas në lidhje me një rikthim të mundshëm në Serie A.

Kontrata e Icardit me Galatasarayn skadon në qershor, dhe drejtuesit e klubit “granata” po shohin mundësinë për ta bindur atë të rikthehet në Itali pas disa vitesh.

Icardi, i cili ka qenë pjesë e Galatasarayn që nga sezoni 2022/23, ka një bilanc mbresëlënës me 66 gola në 96 ndeshje.

Megjithatë, këtë sezon ai ka nisur vetëm tre ndeshje në kampionat, ndonëse ka arritur të shënojë pesë herë.

Një rikthim i mundshëm në Serie A do të ishte një goditje e madhe për Torinon dhe një rikthim emocionues për ish-yllin e Interit, i cili njihet për instinktin e tij të jashtëzakonshëm në zonën kundërshtare./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Tri medalje argjendi për Kosovën në Kampionatin Ballkanik të Mundjes

Published

on

Ekipi i mundjes së Kosovës ka shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik të zhvilluar në Cluj Napoca të Rumanisë, duke u kthyer në atdhe me tri medalje argjendi.

Kanita Spahija dhe Flutura Zeneli u nderuan me medalje të argjendtë në grupmoshën U-20, ndërsa Harun Shipkovica fitoi argjendin në kategorinë U-17.

Të tre garuesit përfaqësuan denjësisht Kosovën, ndërsa Spahija dhe Shipkovica janë gjithashtu bursistë të programit “Shpresa Olimpike 2025”.

Garues të tjerë ishin shumë pranë zonës së medaljeve, por pësuan humbje në ndeshjet për vendin e tretë.

Federata e Mundjes së Kosovës, trajnerët dhe sportistët u përgëzuan për suksesin dhe përfaqësimin dinjitoz në arenën ndërkombëtare./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Kosova sfidon sot Suedinë

Published

on

Kombëtarja e Kosovës rikthehet sonte në fushë për ndeshjen e dytë të tetorit, ku do të përballet me Suedinë në stadiumin “Nya Ullevi” të Goteborgut.

Pas barazimit të vlefshëm ndaj Sllovenisë në “Fadil Vokrri”, Dardanët udhëtojnë drejt skandinavisë me besim dhe synim për të ruajtur ritmin pozitiv në Grupin K të kualifikimeve për Botërorin 2026.

Në anën tjetër, Suedia ndodhet në një periudhë të vështirë. Kombëtarja nordike ka grumbulluar vetëm një pikë në tre ndeshjet e para dhe do të kërkojë me ngulm fitoren e parë për të ringjallur shpresat e saj.

Ndeshja fillon me fillim nga ora 20:45.

Një numër i madh tifozësh shqiptarë pritet të jenë prezent në shkallët e stadiumit për të krijuar atmosferë elektrizuese dhe për t’i dhënë mbështetje maksimale Dardanëve në këtë sfidë të rëndësishme./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara