Lajmet

​Largohet billbordi ilegal në Zveçan

Sveçla: Imazhet e diktatorëve nuk janë të pranueshme në Kosovë.

Published

on

Është hequr bilbordi me fotografitë e politikanëve e personaliteteve të tjera serbe dhe ruse, e të cilët ishin shpallur “qytetarë nderi në Zveçan”. Në mesin e tyre ishte ishte fotografia e presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lajmin për këtë e dha ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se në asnjë cep të Kosovës nuk do të lejohen simbole të vendeve dhe figurave që janë agresore ndaj shtetit tone, teksa shtoi se simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit tonë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë. Ai gjithashtu tha se figurat dhe imazhet “e diktatorëve nuk janë të pranueshme në Kosovë”.

“Sot në Zveçan janë larguar bilbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve të cilat janë të papranueshme në Republikën e Kosovës. Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë për vlerat demokratike dhe orientimin euro-atlantik të saj ndërkaq si institucione mbesim të përkushtuar për rend e ligj dhe zbatim të kushtetushmërisë në çdo pjesë të vendit tonë. Këto bilborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë, nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë”, është shprehur Sveçla.

Aktualitet

Arrestohet një person në Suharekë, kapen edhe lëndë narkotike

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar personin me inicialet A.Gj. në Suharekë, nën dyshimet për blerje dhe shitje të narkotikëve.

Në konsultim me prokurorin është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar 42 doza qese plastike me substancë narkotike tё llojit marihuanë me peshë 37.98 gramë, njё mulli, njё telefon mobil etj.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Lidhur me rastin me aktvendim nga prokurori personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Aktualitet

​Tentim vjedhje në Lushnjë, prangosen 2 vëllezër

Published

on

Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona në Lushnjë, gjatë tentativës për vjedhje në një kompani ndërtimi.

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, mbrëmë, gjatë patrullimit në territor, në lagjen “18 Tetori”, kanë konstatuar dy shtetas që po tentonin të vidhnin karburant dhe pajisje.

Policia ka arrestuar me këtë rast vëllezërit G. C., 54-vjeç dhe J. C., 40-vjeç, banues në Lushnjë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Bota

​Britania me sanksione të reja ndaj Rusisë, Putin hakmerret me kundërsanksione

Published

on

Londra zyrtare shtoi tetë emra të rinj në regjimin e saj të sanksioneve kundër Rusisë dhe kjo e fundit ndërmori menjëherë kundërmasa. Rusia njoftoi sot se po ndalon hyrjen e 21 personave që i akuzon për bashkëpunim me median shkatërruese britanike në promovimin e narratives antiruse.

Lista përfshin gazetarë, ekspertë dhe anëtarë të OJQ-ve dhe emrat e tyre janë shtuar në emrat e qindra qytetarëve të tjerë perëndimorë të cilëve u është ndaluar hyrja në vend nga Rusia që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Lëvizja e Moskës vjen pasi Londra zyrtare shtoi tetë emra të rinj në regjimin e saj të sanksioneve kundër Rusisë.

Sanksionet e reja zbatohen për një kombinim individësh dhe kompanish: Kantemir Kaparbekovich Chalbaev, Zhanishbek Ulu Nazarbek, Leonid Shumakov, Altair Holding SA, CJSC Tengricoin, Grinex LLC, The Capital Bank of Central Asia dhe Old Vector LLC, raporton KosovaPress.

Sanksionet e reja synojnë rrjetet e kriptovalutave që Rusia përdor për të anashkaluar sanksionet ekzistuese.

Në një njoftim për shtyp, qeveria britanike deklaron se Rusia i është drejtuar sektorit financiar tç Kirgistanit në një përpjekje për të shmangur sanksionet.

“Ndërsa sanksionet vazhdojnë të godasin, Rusia i është drejtuar sektorit financiar kirgistanez për të kanalizuar paratë përmes rrjeteve financiare të errëta, duke përfshirë përdorimin e kriptovalutave. Këto rrjete kanë krijuar një sistem kompleks për të shmangur sanksionet e vendosura nga Mbretëria e Bashkuar dhe partnerët e saj.

Continue Reading

Bota

​Polonia: Rusia po provokon sërish vendet e NATO-s

Published

on

Ministri i Jashtëm polak Radosław Sikorski reagoi ndaj incidentit të mbrëmshëm, kur një objekt u rrëzua në Poloninë lindore, dhe ministri i Mbrojtjes pretendon se ishte një dron me origjinë ruse.

Sikorski në rrjetin social X tha se do të ngrihej një protestë zyrtare kundër autorit të krimit, pa përmendur vendin që besohet se qëndron pas incidentit.

“Një tjetër shkelje e hapësirës sonë ajrore nga lindja”, shtoi ai.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes polak Władysław Kosiniak-Kamysz konfirmoi se mjeti fluturues që shpërtheu mbrëmë në Poloni tani besohet të jetë me origjinë ruse, raporton Guardian.

“Rusia po provokon përsëri vendet e NATO-s pas incidenteve me dronë në Rumani, Lituani dhe Letoni. Kjo po ndodh në një moment veçanërisht të rëndësishëm, ndërsa bisedimet e paqes janë duke vazhduar. Po ndodh në një kohë kur ka shpresë se lufta e nisur nga Rusia – një luftë kundër shtetit ukrainas, por edhe një luftë që kërcënon sigurinë e vendeve të NATO-s – ka një shans të përfundojë”, tha ai.

Mbrëmë një objekt i paidentifikuar ra në një fushë misri në qytetin Osiny në rrethin Łuków, në rajonin Lubelszczyzna, dhe policia gjeti mbetje metali dhe plastike të djegura në vend. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa dritaret e tri shtëpive aty pranë u thyen.

Për fat të mirë, askush nuk u lëndua.

Continue Reading

Të kërkuara