Lajmet

Lansohet projekti “Mbrojtja e të drejtës për të qenë vetvetja”

Publikuar

Ambasada e Francës në bashkëpunim me Fondacionin Jahjaga, CSGD dhe CEL sot ka lansuar projektin e barazisë për të gjithë së bashku.

Ky projekt i titulluar “Mbrojtja e të drejtës për të qenë vetvetja” synon, në kuadër të një qasje ndaj harmonisë sociale, të luftojë kundër këtyre lëvizjeve përçarëse anti-gjinore dhe anti-LGBT+.

Ish- presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u shpreh se edhe si presidente e Kosovës por tani edhe përmes fondacionit Jahjaga po e shfrytëzon autoritetin e saj moral për të mbështetur gratë të rinjtë dhe grupet e margjinalizuara.

Sipas saj Kosova në aspektin legjislativ ka bërë hapa pozitiv por që zbatueshmëria e tyre mbetet sfidë.

Arber Nuhiu në emër të tri organizatave, Fondacioni Jahjaga, CSGD dhe CEL tha se ky projekt i përbashkët synon ta adresoj dhe parandaloj përhapjen e retorikes kundër të drejtave te njeriut kundër grave dhe kundër personave LGBT+.

Ai tha se me këtë projekt synohet fuqizimi i individëve dhe organizatave qe përfaqësojnë këta persona.

Gjatë gjithë këtij projekti, Fondacioni Jahjaga, Qendra për zhvillimin e grupeve sociale (CSGD) dhe Qendra për barazi dhe liri (CEL) do të zhvillojnë aktivitete të ndryshme për të luftuar këtë diskriminim dhe për të mbrojtur të drejtat e secilit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Turqia thotë se Izraeli po e zgjeron luftën edhe në Liban

Publikuar

nga

Turqia tha se Izraeli po kërkon të zgjerojë luftën edhe në Liban me valën “alarmante” të shpërthimeve vdekjeprurëse që përfshiu bastionet e Hezbollahut.

“Përshkallëzimi në rajon është alarmant”, citohet të ketë thënë ministri i Jashtëm, Hakan Fidan për TRT.

“Ne e shohim Izraelin duke shtuar sulmet e tij drejt Libanit hap pas hapi. Kemi ardhur në një pikë ku këto operacione të kryera nga Izraeli janë bërë gjithnjë e më provokuese dhe në këmbim, Irani, Hezbollahu dhe elementë pranë tyre nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të përgjigjen. A dëshiron Izraeli paqe të përhershme apo dëshiron të eliminojë gjithçka që e sheh si kërcënim duke përdorur metoda klasike të luftës? Aktualisht, qeveria fanatike në Izrael po ndjek një strategji për të eliminuar të gjitha kërcënimet”, tha ai./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Bota

Popullsia e Zvicrës kalon për herë të parë 9 milionë banorë

Publikuar

nga

Zvicra ka arritur një etapë historike, duke kaluar për herë të parë shifrën e 9 milionë banorëve, sipas statistikave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave. Në fund të qershorit, numri i popullsisë arriti në 9,002,763 njerëz.

Rreth 27% e kësaj popullate ka një pasaportë të huaj. Italianët dhe gjermanët përfaqësojnë grupet më të mëdha të emigrantëve, duke kontribuar ndjeshëm në diversitetin e vendit.

Megjithatë, ky rritje ka nxitur shqetësime nga Partia Popullore Zvicerane (SVP), e cila ka filluar një nismë popullore me titull “Jo 10 milionë zviceranëve!”. Kjo iniciativë kërkon që popullsia e banorëve të përhershëm të mos kalojë 10 milionë përpara vitit 2050. Në 12 vitet e fundit, popullsia u rrit nga 8 në 9 milionë, një rritje që SVP e sheh si alarmante.

Nëse popullsia arrin në 9.5 milionë, partia ka bërë thirrje për kufizimin drastik të emigracionit dhe natyralizimit të të huajve. Siç është praktika zakonore në Zvicër, kjo nismë do të vendoset përmes një votimi popullor, megjithatë ende nuk është caktuar një datë për referendum.

Kjo situatë reflekton tensionet e vazhdueshme në politikën zvicerane mbi emigracionin dhe integrimin, duke nënvizuar sfidat që përballen me një vend të njohur për politikën e tij të hapur dhe mirëpritëse./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Komiteti i OKB-së thotë se Izraeli po shkel rëndë të drejtat e fëmijëve

Publikuar

nga

Një komitet i OKB-së ka kritikuar Izraelin për “shkelje të rënda” të të drejtave të fëmijëve në Gaza. Komiteti përmendi Konventën për të Drejtat e Fëmijëve, një traktat për të drejtat e njeriut i ratifikuar nga 196 vende, përfshirë edhe Izraelin.

“Komiteti dënon në termat më të ashpër shkeljet e rënda të të drejtave sipas konventës në OPT (territoret e pushtuara palestineze), sikurse humbja e jashtëzakonshme e jetëve si rezultat i veprimeve ushtarake të shtetit palë”, tha komiteti prej katër personash në një dokument.

Që nga 7 tetori, sulmet ushtarake izraelite kanë vrarë mijëra fëmijë në Gaza dhe më shumë se 150 në Bregun Perëndimor./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kosova pjesë e ushtrimit “Camprep24”, Maqedonci: FSK, krenaria jonë

Publikuar

nga

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bashkë me një skuadër nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë e në koordinim me ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar kanë realizuar ushtrimin fushor “Camprep24”. Për këtë ka reaguar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka thënë se FSK-ja është e gatshme për këtë garë.

“Në kuadër të përgatitjeve për pjesëmarrje në garën “Cambrian Patrol 2024”, skuadra e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe një skuadër nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë në koordinim me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar dhe me qëllim vlerësimin e skuadrave pjesëmarrëse në garë, kanë realizuar ushtrimin fushor “ Camprep24”, ku skuadrat kaluan sfidat e ngjashme me të cilat do të ballafaqohen gjatë realizimit të garës. Skuadrat treguan disiplinë, motiv e përkushtim të lartë, duke bërë më të mirën për të përfaqësuar vendet tona në garën më të madhe të ushtrive të botës siç është gara “Cambrian Patrol”, që realizohet çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar dhe me pjesëmarrjen e një numri të madhe nga të gjitha vendet e botës. FSK, krenaria jonë!”, ka thënë Maqedonci.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara