Lajmet

Lansohet projekti Law Data, Konjufca: Do të rritet niveli i demokracisë dhe transparencës

Konjufca tha se projekti përputhet me rolin e Kuvendit, meqë Kuvendi ka një rol qendror në zhvillimet politike.

Published

on

Është prezantuar në Kuvendin e Kosovës projekti “Zhvillimi i Shërbimit Informativ Ligjor (Law Data)”, për të cilin kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se rritë nivelin e demokracisë dhe të transparencës.

Në një komunikatë për media të Kuvendit të Kosovës bëhet e ditur se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se projekti përputhet me rolin e Kuvendit, meqë Kuvendi ka një rol qendror në zhvillimet politike prej miratimit të ligjeve e deri te mbikëqyrja e Qeverisë.

“Pra ky projekt ka për qëllim transparencën, sepse qytetarët duhet të kenë qasje të drejtpërdrejtë dhe shumë të lehtë në legjislacion e përfshirje. Në Kuvendin e Kosovës, deri më tani, qytetarëve u jepej një dimension i kufizuar. Qytetarët duan të dinë formën përfundimtare të ligjeve, duan të dinë se cila është ajo formë që ua rregullon jetën atyre dhe çka ata mund të përfitojnë më shumë prej demokracisë dhe legjislacionit”, thuhet në komunikatë.

Në këtë prezantim bëhet e ditur se ka marrë pjesë edhe ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl, meqë Ministria e Jashtme e Norvegjisë është edhe financuese e projektit në fjalë.

Sipas komunikatës, ambasadori Grøndahl, ka thënë se ky projekt ka për qëllim që të rrisë transparencën e punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe jo vetëm të Kuvendit, pasi që, siç tha ai, ky projekt do të përfshihet edhe në institucione të tjera të Republikës së Kosovës.

“Ky është një format i ri që u mundëson monitorimin e ligjeve të gjithë atyre që janë të interesuar, rëndësinë dhe rolin e tyre në jetën e qytetarëve”, tha Grøndahl.

Gjatë prezantimit, menaxheri i projektit Kare Vollan ka treguar se si do të funksionojë Shërbimi Informativ Ligjor. Ndërkohë që ka thënë se projekti do të realizohet edhe në Zyrën e Kryeministrit, në Ministrinë e Drejtësisë dhe institucione të tjera shtetërore.

Qëllimi i këtij projekti, financues i të cilit është Ministria e Jashtme e Norvegjisë, është fuqizimi dhe promovimi i transparencës dhe efikasitetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe institucioneve të tjera shtetërore të sundimit të ligjit në Kosovë.

Vendi

DONJETA SADIKU SHPALLËT KAMPIONE, MPOSHT SERBEN NË FINALEN E TARANTO 2026

Published

on

By

Donjeta Sadiku ka triumfuar në finalen e kategorisë deri në 60 kilogramë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Boksierja kosovare ka mposhtur përfaqësuesen e Serbisë, Kristina Kuluhova, ndërsa kundërshtarja u tërhoq që në minutat e para të duelit.

Kështu, Sadiku e mbyll me medaljen e artë aventurën e saj në Taranto, duke i sjellë Kosovës një tjetër sukses të madh në arenën ndërkombëtare.

Një triumf i veçantë për boksieren kosovare, e cila edhe një herë dëshmoi nivelin e saj dhe u ngjit në podiumin më të lartë.

DONJETA SADIKU – KAMPIONE E MESDHEUT!

Foto: RTK

D.L

Continue Reading

Vendi

MASH miraton katalogun e teksteve shkollore, ekzekutohen mjetet për prindërit përfitues

Published

on

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka miratuar Katalogun Zyrtar të Teksteve Shkollore dhe ka njoftuar se janë ekzekutuar mjetet financiare në llogaritë e prindërve përfitues për subvencionimin e teksteve për nxënësit e klasave 1–9, për vitin shkollor 2026/2027.

Sipas MASh-it, aplikimi për subvencionim ka nisur më 27 korrik përmes platformës eKosova. Aplikimet janë verifikuar fillimisht nga koordinatorët e autorizuar nëpër shkolla dhe më pas nga komisioni përkatës i ministrisë, ndërsa lista përfundimtare e përfituesve i është përcjellë Ministrisë së Financave për realizimin e pagesave.

Pas negociatave me shtëpitë botuese, ministria ka përcaktuar edhe çmimet finale të teksteve shkollore. Këto çmime janë të përfshira në katalogun zyrtar dhe janë të detyrueshme për të gjitha pikat e shitjes.

Vlera e subvencionimit për tekstet shkollore në gjuhën shqipe është:

  • Klasat 1 dhe 2 – 60 euro
  • Klasa 3 – 65 euro
  • Klasa 4 – 70 euro
  • Klasa 5 – 80 euro
  • Klasat 6 dhe 7 – 90 euro
  • Klasat 8 dhe 9 – 100 euro

Me miratimin e katalogut, prindërit dhe kujdestarët ligjorë mund të nisin blerjen e teksteve shkollore.

MASh u ka bërë thirrje prindërve që gjatë blerjes të kontrollojnë nëse tekstet po shiten me çmimet e përcaktuara në katalogun zyrtar.

Ndërkohë, Inspektorati i Arsimit ka nisur monitorimin e pikave të shitjes për të verifikuar respektimin e çmimeve, ndërsa pas fillimit të vitit shkollor do të kryhen kontrolle edhe në shkolla për të parë nëse nxënësit janë pajisur me tekstet shkollore.

Prindërit që hasin mospërputhje mes çmimeve të katalogut dhe atyre në pikat e shitjes mund ta raportojnë rastin në numrat zyrtarë të MASh-it: +383 (0) 38 200 65 144 dhe +383 (0) 38 200 65 005.

Ministria ka bërë të ditur se sistemi në eKosova mbetet i hapur edhe për fëmijët që ende nuk janë regjistruar në klasën e parë dhe do të regjistrohen në afatin e dytë, si dhe për prindërit e nxënësve të niveleve të tjera që ende nuk kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore./A.K/

Continue Reading

lajme

Profesori i UBT-së dhe mësimdhënësit e UBT International Smart Schools pjesë e SHIELD Cybersecurity Training në Riga

Published

on

By

Profesori i UBT-së, Jon Doone, së bashku me mësimdhënësit e UBT International Smart Schools, Ganimete Marmullaku, Ibrahim Nici dhe Vjollca Baxhaku, morën pjesë në trajnimin ndërkombëtar SHIELD Cybersecurity Training, të zhvilluar në Riga.

Pjesëmarrja e përfaqësuesve të UBT-së dhe UBT International Smart Schools në këtë ngjarje ndërkombëtare dëshmon përkushtimin e institucionit për avancimin e vazhdueshëm të njohurive dhe praktikave profesionale në fushën e sigurisë kibernetike, veçanërisht në mjediset arsimore.

Trajnimi ofroi njohuri bashkëkohore dhe praktika konkrete për forcimin e sigurisë kibernetike, mbrojtjen e të dhënave dhe rritjen e ndërgjegjësimit për rreziqet digjitale në institucionet arsimore. Përmes sesioneve trajnuese dhe shkëmbimit të përvojave ndërkombëtare, pjesëmarrësit patën mundësi të njihen me qasje dhe praktika të reja për adresimin e sfidave që lidhen me sigurinë digjitale në shkolla.

Continue Reading

Lajmet

Bëhu pjesë e tranzicionit energjetik: Studio Inxhinierinë e Energjisë në UBT

Published

on

By

Programi Bachelor në Inxhinieri të EnergjisëUBT është një studim unik që të përgatit për një nga profesionet më të kërkuara dhe më mirë të paguara në treg. Ky program është krijuar posaçërisht për t’iu përgjigjur nevojës urgjente për eksperte të rinj.

Po ashtu, me Strategjinë e Energjisë së Kosovës 2022-2031 dhe direktivat e BE-së, investimet private e publike po fokusohen masivisht në këtë sektor, çka e bën këtë diplomë një garanci për një karrierë të sigurt.

Për t’ju përgjigjur kërkesave specifike të industrisë, programi ofron orientime të specializuara në fushat më inovative. Studentët trajnohen në mënyrë të thelluar në teknologjitë e energjisë së rinovueshme, si ajo solare, e erës, gjeotermale dhe biomasa. Një drejtim tjetër kyç është specializimi në ruajtjen e energjisë me bateri dhe menaxhimin e rrjeteve inteligjente (Smart Grid). Programi mbulon gjithashtu konvertimin e energjisë, termodinamikën, makinat elektrike, si dhe teknologjitë tradicionale që përfshijnë mirëmbajtjen dhe rivitalizimin e blloqeve të termocentraleve Kosova B.

Përmes një qasjeje praktike dhe interaktive, gjatë studimeve do të zhvillosh aftësi në projektimin, analizën dhe optimizimin e sistemeve energjetike. Do të mësosh të përdorësh metoda simulimi, të vlerësosh ndikimet mjedisore dhe të zbatosh zgjidhje efikase energjetike. Gjatë periudhës së stazhit, studentët ekzekutojnë projekte të pavarura kërkimore dhe trajnohen për udhëheqjen e projekteve teknike, duke u përgatitur plotësisht për të hyrë me sukses në tregun e punës.

Nëse dëshiron të kesh një profesion me ndikim real dhe të jesh pjesë e tranzicionit energjetik në Kosovë e më gjerë, zgjidh Inxhinierinë e EnergjisëUBT dhe shndërro pasionin tënd për teknologjinë në një karrierë premtuese!

 

Continue Reading

Të kërkuara