Lajmet

Lansohet projekti “Kosova Digjitale”, mundësi për rritjen e punësimit

Published

on

Sot (e enjte) është lansuar Projekti i Forcimit të Qeverisjes Digjitale për Ofrimin e Shërbimeve “Kosova Digjitale”, i organizuar në partneritet me Bankën Botërore. Ky projekt shënon fillimin e një iniciative transformuese, të financuar nga Banka Botërore, që ka për synim modernizimin e qeverisjes dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike përmes inovacionit digjital. Me këtë rast u tha se projekti rrit mundësinë për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti projektin “Kosova Digjitale” e ka konsideruar si një nismë ambicioze që mëshiron ambicien e qeverisë për modernizimin e shërbimeve publike.

Kurti u shpreh se përmes këtij projekti synohet një administratë transparente dhe llogaridhënëse me në qendër qytetarin.

Kjo nismë me buxhet 18.5 milionë eurosh synon jo vetëm t’i jap shtytje avancimit të qeverisjes digjitale, por gjithashtu edhe të ridefinoj qasjen e administratës publike ndaj ofrimit të shërbimeve. Ndërlidhet drejpëtdrejtë me strategjinë tonë të E-qeverisjes 2023-2027. Në thelbin e projektit ‘Kosova Dijgitale’ qëndron një parim i thjesht fundamental administrata publike ekziston për tu shërbyer qytetarëve. Strategjia jonë synon që përmes digjitalizimit të ndërtojmë një administratë publike e cila është transparente dhe llogardhiënsëe në punës e saj dhe efikase dhe gjithpërfshirëse në ofrimin e shërbimeve si dhe katalizator për rritje të qëndrueshme ekonomike”, thotë Kurti.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla theksoi se projekti “Kosova Digjitale” është pikë kthese për rrugëtimin e Kosovës drejtë transformimit digjital.

Sveçla thotë se projekti nuk është thjesht përdorim i teknologjive të reja, por krijon një qeveri që është efikase dhe transparente.

Shënon një pikë kthese në rrugëtimit tonë drejtë transformimit digjital duke hapur rrugë për një të ardhme ku teknologjia fuqizon qytetarët, thjeshton proceset qeveritare dhe krijon baza për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe më të begatë. Nuk është thjesht përdorim i teknologjive të reja , por është përdorimi i teknologjisë për të krijuar një qeveri që është e thjesht, efikase dhe transparente. Kjo nënkupton vënien e qytetarit në qendër të procesit transformues duke siguruar që mjetet dhe shërbimet digjitale të jenë të dizajnuar për plotësuar nevojat e tij dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës. Rruga jonë drejt transformimit digjital gjithsesi k a qenë me plotë sfida”, u shpreh ministri Sveçla.

Massimiliano Paolucci, menaxher për Kosovë dhe Maqedoni Veriore nga Banka Botërore tha se projekti reflekton ambicien për reduktimin e pengesave gajtë marrjes së shërbimeve publike dhe rrit besimin mes qytetarëve dhe institucioneve.

Ky projekt reflekton ambicien e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe të Bankës Botërore për të forcuar qeverisjen, për të reduktuar pengesat gjatë marrjes së shërbimeve dhe për të rritur besimin mes qytetarëve dhe institucioneve. Projekti është i harmonizuar në tërësi me strategjinë e Bankës Botërore për Kosovën që e quajmë ‘Korniza e partneritetit’ vitin që shkoi dhe jemi duke e implementuar së bashku. Ky projekt mbështet eficiencë dhe cilësi më të madhe të shërbimeve publike dhe do të jetë motor i transformimit të qeverisjes, duke shfrytëzuar zgjidhjet digjitale etj. Projekti ofron më shumë se kaq, parasheh krijimin e vendeve të punës formale dhe krijimin e mundësive për zhvillim. Hedh themelet për rritjen e sektorit privat dhe krijimin e vendeve të punës atje”, ka thënë ai.

Projekti “Kosova Digjitale” financohet nga Banka Botërore dhe është mbështetur nga ambasada e Japonisë në Kosovë.

Lajmet

Robertson e Foster u shkruajnë partive të Kosovës: Vendoseni të ardhmen e popullit në radhë të parë

Published

on

Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Lord George Robertson dhe ish-inxhinieri i ushtrisë britanike që shërbeu në Kosovë, tash deputet, Paul Foster, u kanë bërë thirrje partive politike në Kosovë që të veprojnë me urgjencë dhe përgjegjësi për zgjidhjen e çështjes së presidentit dhe formimin e një qeverie funksionale.

Në një deklaratë drejtuar Kuvendit të Kosovës, të siguruar nga KOHA, Robertson dhe Foster, të cilët e kanë cilësuar veten miq të hershëm të Kosovës, kanë kërkuar nga të gjithë deputetët dhe liderët politikë që të angazhohen për tejkalimin e ngërçit institucional.

“Si miq të hershëm të Kosovës, ne u bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Kuvendit dhe udhëheqësve në të gjithë spektrin politik që të veprojnë me urgjencë dhe përgjegjësi për të zgjidhur çështjen e Presidencës dhe për të formuar një qeveri plotësisht funksionale pa vonesë të mëtejshme”, thuhet në deklaratë.

Ata kanë paralajmëruar se bllokimi i vazhdueshëm institucional mund të dëmtojë besimin e qytetarëve dhe të largojë vëmendjen nga çështjet kryesore për vendin, si siguria, zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit dhe perspektiva evropiane.

“Kosova ka demonstruar vazhdimisht guximin, qëndrueshmërinë dhe shpirtin demokratik të popullit të saj. Këto arritje tani duhet të shoqërohen me një lidership politik të barabartë me momentin. Bllokimi i vazhdueshëm institucional rrezikon dobësimin e besimit të publikut dhe largimin e vëmendjes nga prioritetet që kanë më shumë rëndësi për qytetarët: siguria, mundësitë ekonomike, sundimi i ligjit dhe e ardhmja evropiane e Kosovës”, kanë thënë ata.

Robertson dhe Foster kanë theksuar gjithashtu se situata aktuale zhvillohet në një kohë të pasigurisë së shtuar globale dhe rajonale, duke vënë në pah sfidat e sigurisë me të cilat përballet Evropa dhe shqetësimet për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Dy zyrtarët britanikë kanë bërë të qartë se nuk synojnë t’u tregojnë përfaqësuesve të Kosovës se kush duhet ta udhëheqë vendin, duke theksuar se kjo çështje u takon institucioneve kushtetuese dhe përfaqësuesve të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Megjithatë, ata u kanë bërë thirrje të gjitha palëve që të angazhohen në mënyrë konstruktive, të bëjnë kompromiset e nevojshme dhe të zgjedhin presidentin në përputhje me Kushtetutën, si dhe të formojnë sa më shpejt një qeveri të qëndrueshme.

Duke cituar thënien e ish-presidentit amerikan John F. Kennedy (“Le të mos kërkojmë përgjigjen republikane ose përgjigjen demokratike, por përgjigjen e duhur”), Robertson dhe Foster kanë përcjellë mesazhin se në rrethanat aktuale politike në Kosovë duhet të mbizotërojë ajo që është në interes të vendit.

“Në rrethanat aktuale të Kosovës, përgjigjja e duhur është ajo që e vendos vendin, popullin e tij dhe të ardhmen e tij në radhë të parë”, thuhet në deklaratë.

Në fund, ata kanë thënë se qytetarët e Kosovës meritojnë institucione funksionale, të afta për të qeverisur, mbrojtur interesin kombëtar dhe avancuar Kosovën drejt Evropës dhe komunitetit më të gjerë demokratik.

“Ne shpresojmë sinqerisht që një zgjidhje të mund të arrihet shpejt dhe në frymën e bashkëpunimit”, kanë përfunduar Robertson dhe Foster.

Kosova ende nuk i ka formuar institucionet pas zgjedhjeve që u mbajtën më 7 qershor. Nesër do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive, ku në rend dite është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarët. Sipas radhës, më pas formohet Qeveria e zgjidhet presidenti. Megjithëse votat për qeveri, partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, i ka, ngërçi vazhdon të mbetet te emri i presidentit./EO/

Continue Reading

Lajmet

Përfundon rregullimi i rrugës “Gjergj Balsha” në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka përfunduar projekti për rregullimin e rrugës “Gjergj Balsha” në kryeqytet.

Sipas Ramës, përfundimi i punimeve në këtë rrugë synon përmirësimin e infrastrukturës dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët dhe qytetarët që e përdorin këtë aks rrugor.

“Mirëmëngjes nga rruga Gjergj Balsha”, ka shkruar Rama.

Investimet në infrastrukturën rrugore në Prishtinë po vazhdojnë me synimin për krijimin e kushteve më të mira për qytetarët./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sot vazhdon seanca konstituive e Kuvendit

Published

on

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë sot, më 9 shtator, ndërkaq në rend dite janë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve.

Seanca do t’i vazhdojë punimet nga ora 11:00.

Seanca konstituive e Legjislaturës XI nisi më 6 gusht 2026, por nuk u përmbyll.

Deputetët ka dhënë betimin, ndërsa procesi mbeti pa përfunduar pasi Lëvizja Vetëvendosje, si partia që ka fituar zgjedhjet nuk prezantoi kandidatin për kryeparlamentar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Moti sot: Temperaturat deri në 32°C, ditë kryesisht me diell

Published

on

Sot në Kosovë pritet mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Në Prishtinë, temperaturat do të lëvizin nga 15°C në mëngjes deri në rreth 32°C gjatë ditës, ndërsa mundësia për reshje mbetet e ulët.

Ditët në vijim pritet të mbeten të ngrohta, ndërsa gjatë fundjavës parashikohet ndryshim i motit, me vranësira dhe mundësi për reshje e bubullima./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara