Lajmet

Lansohet projekti E-Twinning, mundësohet bashkëpunimi me sistemet arsimore në 40 shtete të Evropës

Published

on

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Johannes Madsen kanë bërë lansimin e projektit e-Twinning, që i mundëson sistemit arsimor në Kosovë, të bashkëpunojë me sistemet arsimore në 40 shtete të Evropës.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arberie Nagavci, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi, duke thënë se përmes këtij projekti, bëhet promovimi i mësimit të bazuar në projekte dhe qytetarinë digjitale duke mundësuar të zhvillohen aftësitë digjitale në gjeneratat e reja.

“Jemi bashkë për të lansuar zyrtarisht projektin E-Twinning, pasi që këtë vit jemi bashkuar komunitetit të E-twinning, platformë kjo online që mundëson bashkëpunimin e mësuesve, nxënësve dhe stafit të shkollave nga vende të ndryshme dhe Kosova për herë të parë po bëhet pjesë e platformës me më shumë së 40 shteteve të cilat tashmë kanë qasje por edhe mundësi të bashkëpunimit. kjo është bërë e mundur përmes bashkëpunimit të MASHTI-t si bashkfinancuese me Komisionin Evropian duke ofruar mundësi për bashkëpunim me shkollat e 40 shteteve”, tha Nagavci.

Ajo ka falënderuar të gjithë zyrtarët e BE-së, të cilat ndihmuan në punën e përbashkët që të ofrojnë mundësi për shkollat e Kosovës.

“Kosova është me fat që është pjesë e këtyre skemave por njëkohësiht edhe evropianët e rinj të Kosovës, djem vajzat tona e meritojnë te jenë në mesin e bashkëmoshatarëve të tyre evropianët e vendeve të ndryshme për të bashkëpunuar, ndarë dijet por edhe rezultatet, para pak muajve bashkë me zotin Madsen në këtë sallë i prezantuam arritjet e programit Erasmus+ në Kosovë me fokus përfshirjen sociale e cila është pjesë e pandashme e projekteve tona qeveritare dhe në atë kohë prezantuam që sivjet numri i përfituesve nga Kosova është më i arrituri ndonjëherë sikurse edhe përfitimet e shndërrua në aspektin financiar”, theksoi ajo.

Nga fillimi i këtij viti Kosova i është bashkuar projektit të E-twining përmes projektit të zyrës mbështetëse kombëtare për E-twinning në Kosovë.

E përfaqësuesi i zyrës së BE në Kosovë Johannes Madsen, shprehu kënaqësinë e tij për inaugurimin e një projekti te tillë në Kosovë, sikurse E-twinnig.

“E konsideroj këtë iniciativë si gurthemel shumë të rëndësishëm për rrugëtimin e afrimit të shkollave të BE-së dhe do i pasuroj përvojat edukative të mësimdhënësve. Programi është financuar nga erasmus plus në bashkëpunim më MASHTI-n. Ky program ofron platfromë digjitale për stafin për të bashkëpunuar me shkollat e vendeve evropiane duke i ndarë edhe përvojat e tyre në rrugëtim. E-twinnig përdorë pushtetin e teknologjisë për t’i ndërlidh”, tha ai.

Të pranishëm në këtë lansim ishin edhe Përfaqësues të departamenteve komunale të arsimit.

Vendi

Takimet me LDK e PDK, Kurti: Nuk priten zgjedhje të reja

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka konstatuar gatishmëri për zgjedhjen e presidentit, por se bashkëpunimi mes LVV dhe LDK nuk garanton automatikisht përfundimin e këtij procesi.

Sipas Kurtit, të dy partitë politike disponojnë 81 vota, dhe nga ky numër mund të bjerë vetëm një deputet, por jo më pak se 80. Ai ka vlerësuar takimet me Abdixhikun dhe me Bedri Hamza nga PDK-ja si konstruktive dhe me përmbajtje pozitive.

“Zellë për zgjedhje të reja nuk shoh as te LDK, as te PDK, dhe kjo më jep shpresë që nuk do të ketë zgjedhje të reja,” tha kryeministri.

Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka konsideruar takimin mbi dyorësh me Kurtin si konstruktiv dhe me përmbajtje të qartë. Ai ka shtuar se për zgjedhjen e presidentit nevojitet një marrëveshje klasike mes partive ose konsensus mbi një kandidat të vetëm, dhe se LDK nuk ka plan të hyjë në qeveri./Kosovapress/

 

Continue Reading

Vendi

Kurti takon Përfaqësuesin e UNDP-së, rikonfirmohet bashkëpunimi strategjik

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Përfaqësuesin e Përhershëm të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Nuno Queirós.

Perfaqwsuesi Queirós e uroi Kryeministrin Kurti për mandatin e tij të ri dhe kabinetin qeveritar.

Ndërkaq, Kryeministri Kurti falënderoi Queirós për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe UNDP-së, duke theksuar se UNDP mbetet një partner strategjik në forcimin e institucioneve dhe në zbatimin e reformave me rezultate konkrete për qytetarët.

Në takim u rikonfirmua gatishmëria për bashkëpunim në fusha me prioriet si lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, dokumentimi dhe adresimi i krimeve të luftës, mbrojtja e mjedisit dhe tranzicioni i gjelbër, si dhe reforma në arsim dhe ngritja e kapaciteteve institucionale.

Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e reformës në prokurimin publik, me fokus në rritjen e transparencës, digjitalizimin e proceseve dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës kundër keqpërdorimit të fondeve publike.

Ai bëri me dije se qeveria do të vazhdojë me miratimin e strategjisë anti-korrupsion dhe ligjit për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Të dy palët theksuan se bashkëpunimi i deritanishëm ka dhënë rezultate të prekshme dhe shprehën përkushtimin për ta thelluar më tej partneritetin në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

 

Continue Reading

Vendi

Dialogu Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e Konjufcës

Published

on

By

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti sot Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, ku diskutuan mbi zhvillimet e fundit në dialog dhe mënyrën e avancimit të tij.

Gjatë takimit, Konjufca informoi  Sørensen se nga tani procesi i dialogut do të udhëhiqet nga ai personalisht, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. U shkëmbyen pikëpamje mbi momentumin aktual të dialogut dhe parimet që mund të sigurojnë një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm.

Konjufca theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar që dialogun ta shohë si mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, si dy shtete sovrane në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.

Konjufca dhe Sørensen u pajtuan mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian për një dialog konstruktiv dhe të rezultateve konkrete.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu dhe ambasadori britanik diskutojnë zgjedhjen e Presidentit

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku biseduan mbi marrëdhëniet e mes dy vendeve, zhvillimet aktuale institucionale dhe proceset lidhur me Presidencën.

Gjatë takimit, Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, veçanërisht në faza kyçe të zhvillimit të saj, duke theksuar progresin e arritur në konstituimin e institucioneve dhe në kalimin e fazave të rëndësishme.

Ambasadori Hargreaves e përgëzoi Kryetaren Haxhiu për zgjedhjen në detyrë dhe vlerësoi përparimin e shpejtë të Kuvendit në miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetit për vitin 2026. Ai gjithashtu diskutoi me Kryetaren për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe shprehu pritshmëri për bashkëpunim të ngushtë mes parlamenteve të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në këtë takim u ritheksua nga të dy palët gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë edhe intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare që lidhen me institucionet e larta të shtetit.

Continue Reading

Të kërkuara