Lajmet

Lansohet fushata “Festo me zemër, jo me armë”

Kërkohet të rritet ndërgjegjësimi kundër të shtënave.

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme lansoi sot fushatën për ngritjen e ndërgjegjësimit kundër të shtënave festive “Festo me zemër, jo me armë”.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e mirëpriti këtë fushatë dhe tha se një traditë e keqkuptuar dhe keqintepretuar është se “ne sot nuset i marrim me muzikë e nuk i grabisim e nuk duhen as të shtënë me armë kur i marim nuset”. Ajo tha se sundimi dhe zbatimi i ligjit është për të gjitha qytetarët njësoj. Sipas saj, pavarësisht në cilat raste, përdorimi i armës është vepër penale.

Zëvendësministri i Punëvë të Brendshme, Blerim Gashani u shpreh se sot po e lansojnë këtë fushatë dymujore, përmes së cilës synohet të rritet ndërgjegjësimi shoqëror, që të mos përdoren të shtënat e armëve në ahengjet dhe festat familjare. Ai tha se tashmë gjatë këtij muaji kanë implementuar fazën e parë të fushatës në fjalë dhe do të vazhdojnë me aktivitete të tjera. Sipas tij, Policia në baza vjetore sekuestron mbi 1 mijë e 500 armë pa leje.

Përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Hakan Ejdervik tha se fushata që po lansohet sot është vendimtare e që do të ndodhë përgjatë korrikut dhe gushtit. Sipas tij, përmes ndërgjegjësimit dhe veprimeve kolektive mund të parandalohen të shtënat festive.

Lajmet

Europa League sonte vjen me 18 lojë

Published

on

Xhiroja e dytë e Europa League do të luhet këtë të enjte, ku në programin zyrtar do të jenë 18 ndeshje interesante që do të zhvillohen.

Vëmendja kryesore do të jetë fokusuar në lojën AS Roma – Lille, që nis nga ora 18:45 minuta.

Ndeshjet tjera që do të luhen sonte janë si në tabelën vijuese:

/S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Klubet basketbollistike dhe shifrat që përfituan nga Ligji i Sponsorizimit

Published

on

Ligji i Sponsorizimit konsiderohet se ligji që i ka sjellë shumë benefite klubeve sportive të cilat përmes këtij ligji kanë rritur financat e tyre duke hapur kështu rrugë për investime edhe dhe përforcime të skuadrave.

Drejtori Ekzekutiv ne Agjencinë e Sportit brenda Ministrisë së Sportit, Fidan Shatri ka publikuar shot shifra e klubeve të Superligës së Kosovës në basketboll që kanë përfituar më së shumti gjatë vitit 2025 nga Ligji i Sponsorizimit.

Klubi i basketbollit Ylli ka kaluar milionëshin, më saktësisht skuadra nga Suhareka për përfituar 1,109,500.

Në vendin e dytë është KB Trepça që ka arkëtuar 817,000 euro, e ndjekur nga KB Sigal Prishtina me 410,000 euro dhe KB Bashkimi me 386,000 euro./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani takoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Samitin e EPC në Danimarkë.

Presidentja Osmani ka shkruar në faqën e saj zyrtare në Facebook: “Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, në Samitin e EPC në Danimarkë. Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të riafirmuar gatishmërinë tonë për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor.” shkroi Osmani.

Tutje ajo theksoi se NATO ka rolin vendimtar në garantimin e stabilitetit rajonal, si dhe përkushtimin e Kosovës për të qenë partnere e besueshme në përballjen me sfidat e përbashkëta./D.B

Continue Reading

Lajmet

​Shpalosen shifrat që përfituan klubet e futbollit nga Ligji i Sponsorizimit

Published

on

Ligji i Sponsorizimit konsiderohet si ligji që i ka sjellë shumë benefite klubeve sportive të cilat përmes këtij ligji kanë rritur financat e tyre duke hapur kështu rrugë për investime edhe dhe përforcime të skuadrave.

Drejtori Ekzekutiv ne Agjencinë e Sportit brenda Ministrisë së Sportit, Fidan Shatri ka publikuar shot shifra e klubeve të Superligës së Kosovës në futboll që kanë përfituar më së shumti gjatë vitit 2025 nga Ligji i Sponsorizimit.

E para është FC Drita, skuadër e cila deri në muajin shtator ka përfituar 218,000 euro.

Skuadra e tytë është FC Ferizaj që ka arkëtuar 158,500 euro.

Në vendin e tretë është FC Prishtina me 150,000, ndërsa e katërta FC Llapi me 105,000 euro./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara