Lajmet

Lansohet “Dritarja për investime të diasporës”, Kurti: 100 milionë euro për investimet e mërgatës

Published

on

Kryeministri Albin Kurti në ceremoninë e lansimit të “Dritares për investime të diasporës” ka thënë se ky është një hap për krijimin e kushteve për zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës.

Kurti ka thënë se po krijohet mundësia që mërgata të bëhet investitor aktiv dhe se për ta po e hapin një dritare e cila do ti ketë 100 milionë euro.

Po ashtu ai ka thënë se Kosova është vend shumë i mirë për të punuar dhe investuar duke shtuar që shumë nga mërgata po kthehen në Kosovë për të jetuar.

“Ky është një hap që edhe më tej dëshmon përkushtimin tonë. Në shkurt të vitit 2021 pata premtuar një qeverisje ndryshe, të pa korruptuar dhe të drejtë. Për realizimin e këtyre synimeve mërgatën tonë e kemi pasur kyçe. Ky ishte një produkt financiar nga shteti me anë të secilës mërgatës tonë iu mundësohej të investojnë. Për një kohë shumë të shkurtër u investuar më shumë se 100 milionë euro. Ky ishte vetëm hapi i parë tani me “Dritaren e Investimeve” është hapi i dytë për të japur mundësi për garantimin e investimeve të diasporës kur mërgatës tonë iu mundëson që të hapen edhe në Kosovë. Investimet fillojnë nga 3 milionë euro, ndërsa tek dritarja parashihet të jenë investimet deri në 100 milionë euro që mundësojnë investimet e diasporës”.

“Mërgata jonë do të sjellë aftësinë dhe njohurinë nga vendet qe jetojnë aktualisht. Kemi shumë raste kur bashkatdhetarë po kthehen për të punuar dhe investuar në Kosovë. Sepse vendi jonë ofron kushte të mira për te punuar dhe investuar. Një numër shumë i madh i banesave janë të zbrasta për shkak se shumica janë blerje nga mërgata jonë. Do të thotë ka investime në patundshmërisë dhe kjo do të thotë që është dëshmi qe mërgata nuk keq dorë nga ëndrra për tu kthyer në Kosovë”, tha Kurti.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se Qeveria do të garantojë kapital shtesë deri në 8 milionë euro, ndërsa FKGK ka ofruar 2 milionë.

“Sot jam i nderuar që të jem para jush, është me të vërtetë kënaqësi për me marrë një hap të lanësimit të një dritare të re është për të pasur investime këtu. Në shtetet ku jetojnë aktualisht kanë pasur histori kreditor por nuk kanë lëshuar kredi për të investuar në kredi. Mirëpo kur kanë ardhur këtu nuk kanë mundur të marrin kredi për shkak të historikut kreditor. Ideja është që të krijohet një instrument që të mundësojë garancinë e kredive, kjo gjë është e domosdoshme dhe një numër i madh i diasporës ka hasur në këto probleme dhe ka një numër të madh për të investuar për të rritur investimet. Kjo ka kulmuar në këtë që po shihni sot po pritet një draft për tu nënshkruar. Kemi dhënë zotimin që deri në 8 milionë kapital shtesë të investojmë. Dhe kjo shumë garanton deri në 100 milion euro të investojnë mërgata në vendin e tyre. Bashkudhëtarët tanë të kenë mundësi më shumë për të investuar tek vendi i tyre. Anëtarët e mërgatës që kanë investuar para tre viteve po ti kthehet në muajin gusht ri investimi me qëllim që të ri startojmë me një investim të ri”, tha Murati.

Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka theksuar se ky program do të ndikojë në rritjen ekonomike të Kosovës.

“Ne e kuptojmë mundësinë e rrallë që bizneset nga diaspora mund ta paraqesin. E dimë që kur të vijnë mërgata për të investuar tregojnë idetë më të mira dhe më bashkëkohore. E dimë se si duket suksesi dhe hapja e kësaj platforme krijon vende punës përmes shkathtësive të reja dhe për të ngritur profilin e Kosovës. Më lejoni të iu inkurajoje për të zhvilluar këtë investim, për t’i nxitur tërhequr dhe treguar shkathtësie e tyre dhe për të investuar në Kosovë. Për të nxitur rritjen ekonomike të Kosovës dhe për të mundësuar një të ardhme të begatshme të Kosovës. Dua të shohim një ekonomi e cila iu mundëson një begati të gjithë qytetarëve të Kosovës. Kjo është mundësi dhe sfidë jemi këtu për të mbështetur shtetin e Kosovës për të përqafuar dhe për të kaluar këtë sfidë”, tha ai.

Drejtori Menaxhues i Fondit kosovar për Garanci Kreditore, Besnik Berisha, ka thënë se krijimi kësaj dritare është më e pakta që mund të bëhet për mërgatën dhe investimet e tyre, ku sipas tij, impakti i kësaj kapitali do të jetë 10-fish.

“Kjo ngjarje jo vetëm që shënon një kapitull të rëndësishëm të realizimit tonë, mërgata jetojnë dhe punojnë në vende tjera dhe nuk e harrojnë përkatësinë e tyre. Ndërsa jemi mbledhur këtu nuk mund të mos diskutojmë qe diaspora ka pasur kontributin e tyre në Kosovë në vitet e 90-ta. Krijimi kësaj dritare është më e pakta që mund të bëjmë për mërgatën dhe investimet e tyre. Për këtë arsye këtë dritare dallon nga të tjerat. Impakti i kësaj kapitali do të jetë 10 fish”, tha Berisha.

Qeveria e Kosovës dhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), në partneritet me USAID-in përmes Aktivitetit të saj për Promovimin e Investimeve dhe Qasjen ne Financa, kanë rënë dakord të krijojnë një program të ri për garantimin e kredive (Dritarja për Investime te Diasporës) për të tërhequr investime nga diaspora.

Lajmet

Kapiteni i FSK-së përfundon kursin e Forcave Speciale të Ushtrisë amerikane

Published

on

Kapiteni i Forcës së Sigurisë së Kosovës, E.V., ka përfunduar me sukses Kursin Kualifikues të Forcave Speciale të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të njohur si “U.S. Army Special Forces Qualification Course”.

Kursi u zhvillua në “U.S. Army John F. Kennedy Special Warfare Center and School” në SHBA dhe zgjati më shumë se tetë muaj, nga janari deri në shtator 2026.

Gjatë këtij programi, kapiteni përfundoi trajnimin për kualifikimin “Green Berets”, i cili përfshin përgatitje të avancuar në taktikat e njësive të vogla, planifikimin dhe udhëheqjen e operacioneve speciale, si dhe kualifikimin “18A Special Forces Detachment Officer”. Programi përfshiu edhe ushtrimin përfundimtar “Robin Sage”.

Në përfundim të kursit, E.V. u vlerësua me titullin “Distinguished Honor Graduate”, si dëshmi e performancës së lartë profesionale, lidershipit dhe përkushtimit gjatë gjithë procesit të kualifikimit.

“Kjo arritje përfaqëson një sukses të rëndësishëm profesional dhe njëkohësisht dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të FSK-së për ngritjen e kapaciteteve në fushën e operacioneve speciale, zhvillimin e kuadrove profesionale dhe avancimin e ndërveprueshmërisë me Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerët strategjikë”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja vazhdojnë investimet në zhvillimin profesional të pjesëtarëve përmes edukimit dhe trajnimeve në institucionet ushtarake të vendeve partnere./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kapet mbi 41 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit, vlera rreth 2 milionë euro

Published

on

Policia e Shtetit ka goditur një tjetër rast të tentativës për futjen e lëndëve narkotike në Shqipëri përmes Portit të Durrësit, ku janë sekuestruar mbi 41 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Operacioni policor, i koduar “Anchor 3”, u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin dhe strukturat doganore të Portit të Durrësit.

Gjatë kontrollit të detajuar të një kontejneri që kishte ardhur nga Brazili dhe që, sipas dokumentacionit, transportonte mish pule, policia zbuloi në kapakët e jashtëm të kontejnerit 37 paketime me lëndë të dyshuar narkotike.

Sasia totale e sekuestruar ishte 41 kilogramë e 350 gramë kokainë, ndërsa vlera e saj në treg, sipas autoriteteve, përllogaritet në rreth 2 milionë euro.

Sipas Policisë së Shtetit, ky është rasti i tretë i goditur brenda një muaji në Portin e Durrësit lidhur me tentativat për trafikimin e lëndëve narkotike.

Ndërkohë, strukturat hetimore vijojnë punën për dokumentimin e plotë të rastit, përcaktimin e origjinës dhe destinacionit të drogës, si dhe identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Shame and Money”, filmi fitues në edicionin e 18-të të PriFest

Published

on

Çmimi për filmin më të mirë, “Vjosa Berisha Award” në edicionin e 18-të të PriFest I është ndarë filmit “Shame and Money” me regji të Visar Morinës.

Filmi, që trajton historinë e një çifti në të 40-at, i cili detyrohet të largohet nga shtëpia dhe ferma e tij në Kosovë pas një konflikti familjar, do të shfaqet më 23 shtator, në orën 18:30, në Kinema Millennium, në kuadër të Tirana Film Festival. “Shame and Money” sjell në qendër përpjekjen e çiftit për të nisur një jetë të re në Prishtinë, duke u përballur me presionin dhe realitetin e një shoqërie gjithnjë e më kapitaliste./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Në përmbyllje të Javës së Gruas, bëhet thirrje për më shumë gra në pozita udhëheqëse

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë sot në përmbylljen e “Javës së Gruas”, një program që përgjatë muajve të fundit bëri bashkë përfaqësues nga institucionet, komunat, partitë politike, shoqëria civile dhe mediat.

Gjatë fjalës së saj Haxhiu,  vlerësoi lart kontributin e grave në të gjitha sferat e jetës, nga biznesi, kultura e sporti, e deri te shkenca dhe politika duke theksuar se puna dhe rezultatet e tyre tashmë flasin vetë.

Megjithatë, ajo ngriti shqetësimin për pabarazinë që ende ekziston në shoqëri, ku shumë grave u duhet të punojnë dyfish për të marrë të njëjtin vlerësim si burrat.

“Këtë pabarazi nuk duhet ta pranojmë si normale. Gratë duhet të vlerësohen për punën dhe aftësinë e tyre dhe të kenë të njëjtat mundësi për të marrë përgjegjësi e për të udhëhequr. Dua të shoh më shumë gra në krye të listave, në udhëheqjen e komunave, institucioneve e kompanive dhe kudo ku merren vendime”, u shpreh ajo.

Në përmbyllje, u përmend se përparimi i grave është drejtpërdrejt i lidhur me përparimin e të gjithë shoqërisë, pasi suksesi i një gruaje hap rrugën për ecjen përpara të të tjerave. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara