Lajmet

Lancet: Nuk ka nevojë për doza përforcuese të vaksinës

Published

on

Vaksinat janë mjaftueshëm efektive që të parandalojnë sëmurje të rëndë nga COVID-19 dhe se aktualisht nuk ka nevojë që popullata e përgjithshme të marrë një dozë të tretë, thuhet në një studim të publikuar më 13 shtator në revistën mjekësore, The Lancet.

Disa shtete kanë filluar që të ofrojnë doza shtesë nga frika e variantit më ngjitës, Delta, që ka detyruar Organizatën Botërore të Shëndetësisë të bëjë thirrje për moratorium sa i përket dozave të treta, pas shqetësimeve për furnizimin me vaksina në vendet e varfra, ku miliona persona ende nuk kanë marrë dozën e parë të vaksinës, shkruan AFP.

Por, raporti i përpiluar nga shkencëtarët, ku ishin edhe shkencëtarë nga OBSh-ja, erdhi në përfundim që me kërcënimin e Deltës “dozat përforcuese në popullatë nuk janë të përshtatshme në këtë fazë të pandemisë”.

Autorët e studimit, që kanë shqyrtuar studimet vëzhguese dhe provat klinike, gjetën se vaksinat vazhdojnë të jenë shumë efektive ndaj simptomave të rënda të COVID-19, në të gjitha variantet kryesore të virusit, përfshirë edhe variantin Delta, edhe pse ato kishin sukses më të ulët në parandalimin e sëmundjes asimptomatike.

“Marrë në përgjithësi, studimet e tanishme nuk japin të dhëna të besueshme për rënien substanciale të mbrojtjes kundër sëmundjes së rëndë, që është qëllimi kryesor i vaksinimit”, tha autorja kryesore e studimit Ana-Maria Henao-Restrepo, shkencëtare nga OBSh-ja.

Ajo tha se dozat e vaksinës duhet të prioritizohen për njerëzit në mbarë botën që ende janë duke pritur që të vaksinohen.

“Nëse vaksinat dërgohen ku do të bënin më të mirën, ku do të shpejtonin fundin e pandemisë duke parandaluar shfaqjen e varianteve të reja”, shtoi ajo.

Shtetet si Franca veçse kanë nisur dhënien e dozave të treta për personat e moshuar dhe njerëzit me sistem imunitar të kompromentuar, ndërkaq Izraeli ka shkuar edhe më tej, duke u ofruar fëmijëve 12 vjeç e më të rritur dozën e tretë, pesë muaj pas vaksinimit të plotë.

Studimi i publikuar në Lancet vjen në përfundim që variantet ekzistuese nuk janë të zhvilluara aq shumë sa që t’i ikin përgjigjes imunitare që ofrohet nga vaksinat që aktualisht përdoren.

Autorët e studimit argumentuar se nëse mutacione të reja të virusit dalin dhe janë në gjendje t’i ikin kësaj përgjigjeje imunitare, do të ishte më mirë që të administroheshin doza përforcuese të modifikuara për të luftuar variantët e rinj sesa vaksinat ekzistuese.

Shefi i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus u ka bërë thirrje që të shmanget dhënia e vaksinave shtesë deri në fund të vitit.

OBSh-ja ka vënë si synim që të gjitha shtetet të vaksinojnë të paktën 10 për qind të popullatës deri në fund të këtij muaji dhe të paktën 40 për qind deri në fund të këtij viti.

Kjo organizatë po ashtu ka thënë se dëshiron që të paktën 70 për qind e popullatës botërore të jetë e vaksinuar deri në mesin e vitit të ardhshëm.

Por, Tedros është ankuar që përderisa pothuajse të gjitha shtetet e pasura kanë arritur synimin e vaksinimit të 10 për qind të popullatës dhe mbi 70 për qind e këtyre shteteve kanë arritur që të vaksinojnë 40 për qind të popullatës “asnjë shtet me të ardhura të ulëta nuk e ka arritur asnjërën prej këtyre dy përqindjeve” të vaksinimit./REL

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara