Lifestyle

Lamtumirë njolla! Kjo maskë do të largojë përgjithmonë njollat nga fytyra juaj

Published

on

Sa më shumë ikin vitet, aq më shumë e humbasim shkëlqimin e lëkurës dhe kjo e fundit tenton të shfaqë njolla, sidomos tek faqet dhe mbi buzën e sipërme. Edhe ekspozimi i gabuar në diell mund të shkaktojë njolla të errëta dhe kjo është arsyeja pse duhet aplikuar një mbrojtje diellore e përshtatshme.

Ja një medikament natyral që duhet përsëritur të paktën dy herë në javë për një trajtim efikas:

Lëngu i një limoni
3 lugë mjaltë biologjik
1 lugë gjelle vaj ullri
xhinxher pluhur

Në një tas hidhni lëngun e limonit, mjaltin dhe vajin e ullirit. Më pas merrni një sitë dhe vendosni xhinxherin e grirë duke e shtypur me gishta ose një lugë në mënyrë që t’i nxirrni gjithë lëngun. Nëse nuk keni xhinxher të freskët mund të përdorni xhinxher pluhur. Xhinxheri stimulon qarkullimin e gjakut dhe optimizon efektin e lëngut të limonit. Gjtihashtu ky përbërës ka veti të zbardhë lëkurën. Bashkojeni lëngun e xhinxherit tek përbërja dhe përziejeni shpejt maskën. Aplikojeni në fytyrë të thatë ose në zonat me njolla të errëta. Lëreni për 30-40 minuta./neps

Lifestyle

Vjeshtë për tulipanët, pranverë për bukurinë!

Published

on

Tulipanët mbillen në vjeshtë, sepse zhardhokët e tyre kanë nevojë për një periudhë të ftohtë për t’u zhvilluar dhe për të lulëzuar më vonë.

Nëse gjithçka bëhet si duhet, në pranverë kopshti juaj do të shpërthejë me ngjyra dhe jetë.

Këtë nëntor është momenti ideal për disa punë të vogla në kopsht, dhe pse jo, edhe për të mbjellë lule shtesë. Pastrimi i gjetheve jo vetëm që e bën kopshtin më të rregullt, por është edhe një ushtrim i mirë fizik.

Nëse keni vazo, kujdesuni t’i ngrini pak mbi tokë për të shmangur grumbullimin e ujit. Nëse ju pëlqejnë tulipanët, është koha të shkoni në qendrën e bimëve dhe të blini zhardhokët. Tulipanët duhet të mbillen në vjeshtë – nëse nuk i keni mbjellë në tetor, ende nuk është vonë.

Zhardhokët duhet të kalojnë një periudhë të ftohtë, të lagësht dhe të errët gjatë vjeshtës dhe dimrit, që të rrënjosen dhe të formojnë sythat.

Temperatura ideale për këtë është rreth 15°C, prandaj koha është tani.

Një kopsht i mbushur me tulipanë është një përjetim estetik për të gjitha shqisat – ngjyra, hijeshi dhe një prekje “holandeze” hapësirës suaj.

Si të mbillni tulipanët:

Zgjidhni një vend me diell, ku toka nuk grumbullohet dhe është e mirëpërdredhur.

Hapni vrima rreth 15 cm të thella.

Shtoni pak rërë ose zhavorr të imët në vrima.

Vendosni zhardhokët në vrima, mbulojini me tokë dhe ujiteni mirë.

Këshillë shtesë: Mbillni zhardhokët në grupe prej pesë ose shtatë për një pamje më natyrale. Mos hiqni gjethet menjëherë pas lulëzimit, sepse ato ushqejnë zhardhokët për sezonin e ardhshëm.

Në pranverë, do t’ju presë një spektakël i vërtetë ngjyrash dhe bukurie. /A.Z/UBT News/

 

 

 

 

 

 

Continue Reading

Mënyra e Jetës

Si ndikon rritja në një familje të rreptë tek personaliteti në moshë madhore?

Published

on

Mënyra si rritemi ka ndikim në formimin e personalitetit, stilin e komunikimit dhe mënyrën si i qasemi autoritetit.

Fëmijët e rritur në mjedise të rrepta mësohen të respektojnë rregullat dhe disiplinën, por shpesh bartin me vete modele emocionale që vazhdojnë edhe në jetën e të rriturve.

Edhe pse një edukim i tillë buron nga qëllime të mira, si sigurimi i rendit dhe përgjegjësisë pasojat e tij reflektohen më vonë në mënyrën se si një person shprehet, vendos kufij dhe përjeton afërsinë emocionale.

Sipas këshilltarëve familjarë dhe terapistëve të marrëdhënieve, disa tipare dallohen tek ata që janë rritur në ambiente tepër të rregullta dhe autoritare.

1. Kufizim emocional

Personat që janë rritur në një familje të rreptë ndihen të detyruar të jenë “nën kontroll”. Ata e kanë të vështirë të shprehin ndjenjat, sepse në fëmijëri u është mësuar se emocionet janë shenjë dobësie. Në pamje të parë duken të qetë e të qëndrueshëm, por fshihet frika nga gabimet apo nga mospranimi nga të tjerët.

2. Frika nga dështimi

Ekspertët e shëndetit mendor theksojnë se fëmijët që ndëshkohen apo kritikohen shpesh për gabime, më vonë zhvillojnë frikë nga dështimi. Si të rritur, ata vendosin standarde të larta për veten dhe e kanë të vështirë të pranojnë dobësitë e tyre. Kjo frikë mund t’i pengojë të marrin iniciativa të reja, nga droja se mund të përjetojnë sërish ndjesinë e turpit ose zhgënjimit.

3. Vështirësi në shprehjen e emocioneve

Në një mjedis të rreptë, fëmijët mësohen të shtypin emocionet për të shmangur ndëshkimin ose konfliktin. Kjo ndikon në moshë madhore, duke e bërë të vështirë shprehjen e ndjenjave në mënyrë të sinqertë. Shumë individë ndihen emocionalisht të izoluar e përballen me sfida në krijimin e marrëdhënieve të ngushta.

4. Vetëbesim i ulët

Rregullat e tepërta dhe kërkesa e vazhdueshme për përsosmëri dëmtojnë vetëvlerësimin e një fëmije. Kur ai ndien se kurrë nuk është “mjaftueshëm i mirë”, kjo ndjenjë e ndjek në moshë madhore. Këta individë dyshojnë në aftësitë e tyre e ta kenë të vështirë të pranojnë lavdërime apo dashuri pa kushte.

5. Vështirësi në besim

Nëse një fëmijë mësohet se gabimet nuk falen, rritet me ndjenjën se të tjerët do ta gjykojnë ashpër. Në moshë madhore, kjo shndërrohet në vështirësi për të besuar njerëzit përreth. Në vend që të relaksohen në marrëdhënie, mbajnë distancë e analizojnë çdo veprim të të tjerëve.

6. Nevoja për miratim

Psikologët theksojnë se individët që janë rritur në mjedis disiplinor kërkojnë vazhdimisht miratim e vlerësim nga të tjerët, qofshin figura autoriteti, partnerë apo miq. Ata janë mësuar me idenë se dashuria duhet “fituar” dhe jo dhënë pa kushte, gjë që mund të sjellë lodhje emocionale dhe ndjenjë tensioni të përhershëm. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Si ndikojnë emocionet në kujtesën tonë?

Published

on

Sipas studimeve të fundit, njeriu mund të përjetojë deri në 28 emocione të ndryshme, nga gëzimi te turpi apo irritimi.

Asnjë emocion nuk është “i mirë” ose “i keq”; secili ka rol të rëndësishëm në jetën tonë dhe në mënyrën se si kujtojmë ngjarjet.

Emocionet ndikojnë në kujtesë. Ato mund të forcojnë ose dobësojnë mënyrën se si ruajmë dhe rikthejmë informacionin. P.sh ndjenja të forta si gëzimi, frika apo zemërimi rrisin fokusin tonë ndaj detajeve të rëndësishme, duke i bërë më të lehta për t’u mbajtur mend.

Ngjarjet emocionale shpesh mbahen mend më qartë se ato neutrale, pasi aktivizojnë pjesë të trurit si amigdala dhe hipokampusi, të cilat janë përgjegjëse për ruajtjen e kujtimeve.

Atresi mund të ketë efekt të dyfishtë. Nivelet e larta të kortizolit, hormoni i stresit, mund të ndihmojnë në ruajtjen e kujtimeve afatshkurtra, por stresi kronik lodh neuronet e kujtesës dhe e vështirëson ruajtjen e informacionit afatgjatë. Për shembull, ankthi para një provimi përmirëson përqendrimin në minutat e fundit, por stresi i vazhdueshëm gjatë ditës mund të pengojë rikthimin e informacionit.

Psikologët sugjerojnë strategji për menaxhimin e emocioneve: reduktimi i stresit, praktika e mindfulness-it, shkrimi në ditar, aktiviteti fizik dhe gjumi i mjaftueshëm. Ushtrime të vogla për rikujtim të kujtimeve pozitive, si ato të falënderimit ose të humorit, janë të dobishme.

Kur kujtesa ndikohet nga shqetësime emocionale, ndihma profesionale nga terapistë apo psikiatër mund të jetë vendimtare. Trajtimi i ankthit, depresionit ose traumës jo vetëm përmirëson gjendjen emocionale, por ndihmon në rikthimin e kujtimeve dhe stabilizimin e trurit.

Në fund, emocionet janë thelbësore për kujtesën. Menaxhimi i tyre në mënyrë të qëllimshme jo vetëm që ndihmon në ruajtjen e kujtimeve, por kontribuon edhe në mirëqenien tonë të përgjithshme. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Mënyra e Jetës

Të folurit tek fëmijët: Çfarë duhet të dini për zhvillimin e gjuhës së tyre?

Published

on

Procesi i komunikimit është një nga zhvillimet më të rëndësishme në jetën e fëmijës dhe fillon që në momentin e lindjes.

Edhe pse mund të mos duket e besueshme, foshnja juaj komunikon me ju që nga dita e parë, shkruan Verywell Family.

Të qarat janë mënyra e parë përmes së cilës bebi shpreh nevojat dhe emocionet e tij. Me kalimin e kohës, prindërit mësojnë të kuptojnë se çfarë dëshiron të tregojë fëmija me lloje të ndryshme të qarash.

Përveç të qarave, foshnjat përdorin edhe mënyra të tjera për të komunikuar gjatë muajve të parë të jetës — të gjitha këto janë shenja të qarta se zhvillimi i gjuhës është në proces.

Sipas udhëzimeve të CDC-së:

Në dy muajt e parë, foshnja fillon të kthejë kokën drejt jush kur i flisni dhe të prodhojë tinguj të parë.

Rreth katër muajsh, ajo mund të bashkojë dy tinguj dhe të imitojë intonacionin tuaj.

Deri në gjashtë muaj, fillon t’ju përgjigjet me tinguj të veçantë dhe zakonisht përsos tingujt “m” dhe “b”.

Këto janë hapat e parë të zhvillimit të komunikimit – një proces i natyrshëm që fillon shumë më herët sesa mund të mendoni. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara