Sport

Lampard flet për të ardhmen e tij pas humbjes nga Leicesteri

Published

on

Frank Lampard është i bindur se ai mund të trajtojë presionin që ka ardhur pas rezultateve negative që vazhduan me një humbje 2-0 ndaj Leicester Cityt të martën.

Golat nga Wilfred Ndidi dhe James Maddison e dërguan Leicesterin në krye të Premier Ligës, nëntë pikë larg nga Chelsea që tani ka fituar vetëm dy nga tetë ndeshjet e tyre të fundit në kampionat.

I pyetur për të ardhmen e tij në konferencë për media pas ndeshjes, Lampard tha:

“Unë nuk mund ta kontrolloj atë. Unë jam pyetur më parë, e kuptoj atë, janë pritjet e këtij klubi”, është shprehur fillimisht Lampard.

“Është një ekip në zhvillim. E mora këtë punë duke e ditur se do të kishim kohë të vështira. Ne thjesht duhet të luftojmë. Unë jam i mirë në trajtimin e presionit.”, tha në fund Lampard.

Sport

LaLiga, mundësi e artë për Barcelonën, ‘blaugranat’ të shkojnë synojnë +3 ndaj Real Madridit

Published

on

Barcelona do të përballet me Osasunën në ndeshjen e prapambetur të javës së 27-të të La Ligës, një mundësi e artë për katalanasit që të shkëputen nga Real Madrid me tre pikë të plota. Me të dyja ekipet në kuotën e 60 pikëve, ky përballje është jetike për luftën për titullin, ndërkohë që një humbje mund të lejojë Atletico Madridin të rikthehet në garë.

Ndërsa Barcelona është në kërkim të pikëve, Osasuna gjithashtu ka shumë për të humbur, pasi një fitore mund t’i ndihmojë të largohen nga zona e rënies. Megjithatë, Barcelona do të ketë dy mungesa të rëndësishme, me Raphinha dhe Ronald Araujo që nuk do të jenë në dispozicion për këtë ndeshje, dhe mundësitë për Cubarsí të luajë janë të pakta. Ky sfidë ka rëndësi të madhe për të dyja ekipet, jo vetëm për garën për titull, por edhe për mbijetesën në ligë./UBTNews/

Continue Reading

Sport

Gasperini mund të zëvendësojë Ranierin te Roma

Published

on

Gian Piero Gasperini, trajneri i Atalantës, është i mundshëm për të marrë drejtimin e Romës, sipas raportimeve të “Corriere dello Sport”. Roma ka identifikuar 67-vjeçarin italian si pasuesin ideal të Claudio Ranierit, i cili do të kalojë në një rol administrativ pas këtij sezoni.

Drejtori sportiv i Romës, Florent Ghisolfi, ka pasur një takim me Gasperinin dhe i ka ofruar një kontratë trevjeçare, megjithatë, asnjë marrëveshje nuk është finalizuar ende. Gasperini është i kënaqur me interesimin, por ka kërkuar kohë për të reflektuar dhe për t’u konsultuar me drejtuesit e Atalantës, pasi ai ka njoftuar se nuk do të rinovojë kontratën e tij pas vitit 2026.

Gasperini po planifikon gjithashtu të shqyrtojë mundësitë e tjera nga klube si Napoli dhe Milan, të cilët janë të pasigurt për trajnerët e tyre për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, ai ka shprehur interesin për të marrë drejtimin e një klubi ambicioz që ofron mundësinë të ketë lirinë dhe kohën e nevojshme për të lënë gjurmë. Kjo tregon se ai kërkon një projekt të qëndrueshëm dhe afatgjatë, që do të mundësojë zhvillimin e tij dhe të skuadrës që ai do të drejtojë./UBTNews/

Continue Reading

Sport

​Rikthehet Superliga, nis me derbin e madh gjilanas

Published

on

By

Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, Superliga e Kosovës në futboll rikthehet me ecurinë e saj të këtij edicioni me ndeshjet e xhiros së 26-të.

Ndeshja e parë e kësaj xhiroje do të zhvillohet sot dhe do të ballafaqohen Drita dhe Gjilani në derbin e madh të qytetit të Gjilanit.

Drita që tashmë me një dorë ka prekur titullin e kampionit pas ka krijuar distancë prej 11 pikëve nga ndjekësi i parë që është Ballkani, do të kërkojë tri pikë të reja për ta bërë kështu edhe më të lehtë rrugëtimin në javët e fundit të kampionatit, nga ana tjetër, Gjilani që e nisi shumë dobët sezonin, tashmë ka ri-gjetur formën dhe momentalisht ka 35 pikë në vendin e katërt dhe synon së paku pozitën e tretë që dërgon në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 14:00 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Continue Reading

Sport

​Liga Unike sjellë sonte finalen e madhe të basketbollit

Published

on

By

Gara mbarëkombëtare e basketbollit që zhvillohet ndërmjet klubeve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë, e njohur si Liga Unike do të zhvilloj sot një finale mjaft interesante.

Për titullin e më të mirit të kësaj gare sonte do të ballafaqohen dy skuadra kosovare, Vëllaznimi dhe Prishtina.

Skuadra gjakovare e eliminoi Yllin në gjysmëfinale, ndërsa Prishtina e mposhti skuadrën nga Shqipëria, Bëslidhjen.

Ballafaqimi final, Prishtina-Vëllaznimi do të zhvillohet sonte nga ora 20:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Continue Reading

Të kërkuara