Sport

Lamin Jamal: Preferoj sfida të vështira, jo të lehta

Published

on

Lamin Jamal, 17-vjeçari që ka tronditur botën e futbollit, ka folur për përvojat dhe sfidat që ka hasur gjatë karrierës së tij në rritje. Pjesë e ekipit të Spanjës që fitoi “Euro 2024” dhe një nga kandidatët për “Topin e Artë”, Jamal ka dhënë një intervistë për “L’Equipe”, ku ka reflektuar mbi ndryshimet drastike në jetën e tij dhe përvojat që e kanë formuar si lojtar.

Gjatë intervistës, Jamal ka përmendur sfidat që ka kaluar, duke filluar nga momentet e ndrojtura nën urdhrat e trajnerit Xavi te debutimi me Barcelonën dhe fitimi i titullit të kampionit të Evropës. Ai ka kujtuar se në fillim ishte shumë i turpshëm, duke lënë këpucët në dhomat e zhveshjes dhe duke shkuar në palestër për të bërë biçikletë, sepse ndjehej i turpëruar të ishte në prani të yjeve të ekipit.

Jamal ka theksuar se përvoja e tij në rrugët e lagjes kur ishte 11-12 vjeç, duke luajtur me lojtarë më të rritur, e ka ndihmuar të përballet me më të mëdhenjtë në nivel profesional. Ai ka shpërthyer frikën dhe ka mësuar të shfrytëzojë çdo mundësi për të luajtur me cilindo kundërshtar.

Kur bëhet fjalë për konkurencën dhe sfidat në fushë, Jamal ka nënvizuar se nuk i pëlqen të jetë shumë më i mirë se të tjerët, sepse preferon sfidat e vërteta. “Më pëlqen kur është më e vështirë. Preferoj më mirë të mos luaj, se sa të luaj gjithçka dhe ta bëj shumë të lehtë,” ka thënë ai.

Jamal, i njohur për tërheqjen dhe aftësitë e tij në fushë, vazhdon të jetë një nga lojtarët më premtues të futbollit dhe një figurë që ngjall shumë pritshmëri për të ardhmen./UBTNews/

Sport

Juventusi gati të bëjë ofertën e parë zyrtare për sulmuesin italian

Published

on

By

Juventusi po përgatitet të intensifikojë bisedimet me Liverpoolin për një transferim të mundshëm të Federico Chiesas, dhe pritet të bëhet një ofertë zyrtare në orët e ardhshme.

Sipas “Tuttosport”, skuadra e Torino-s është duke hartuar një propozim të qartë për klubin nga Premier Liga, ndërkohë që janë të vetëdijshëm se do t’u duhet të rrisin kushtet për të plotësuar kërkesat financiare të Liverpoolit.

Struktura e marrëveshjes pritet të mbetet në formën e huazimit, por Juventusi po punon që opsioni i blerjes të shndërrohet në detyrim, me kushte të qarta të përcaktuara paraprakisht.

Ideja e klubit italian është që transferimi i përhershëm të aktivizohet në bazë të numrit të paraqitjeve të Chiesas, si një mekanizëm sigurie për të vlerësuar gjendjen e tij fizike dhe përshtatjen taktike pas rikthimit në një ambient që e njeh mirë, por që ka ndryshuar ndjeshëm që nga largimi i tij.

Negociatat mbeten të ndërlikuara për dy arsye kryesore. Së pari, Liverpooli nuk është i prirur ta lëshojë sulmuesin në këtë fazë të sezonit. Trajneri Arne Slot thuhet se i konsideron opsionet sulmuese të kufizuara, ndërsa klubi ka bërë të qarta pritshmëritë e tij financiare.

Së dyti, Juventusi po pret rikthimin e yllit të Liverpoolit, Mohamed Salah, nga Kupa e Kombeve të Afrikës. Egjipti ka arritur në gjysmëfinale, çka do të thotë se Salah nuk pritet të kthehet të paktën deri javën e ardhshme, një faktor që mund të jetë vendimtar për të ardhmen e Chiesas.

Paralelisht me bisedimet mes klubeve, Juventusi duhet të arrijë edhe një marrëveshje me vetë lojtarin për kushtet personale. Chiesa është i interesuar për një rikthim në Torino, gjë që mund ta lehtësojë procesin, por akordi për pagën ende nuk është arritur dhe mbetet një tjetër hap kyç në finalizimin e mundshëm të transferimit.

.

Continue Reading

Sport

Cilat janë 50 klubet më të vlefshme të futbollit në botë?

Published

on

By

Futbolli është edhe më tej sporti më i popullarizuar në botë. Tërheq miliona adhurues nga e mbarë bota. Njëkohësisht, mbetet sporti më i pasur. E në këtë vazhdë, edhe ekipet sportive janë të këtij niveli. Vlejnë shumë para. Dhe paguajnë rroga të majme, për të arritur rezultate kulminante.

Por, le të shohim cilat janë ekipet më të pasura të futbollit në botë:

1. Real Madrid – 1.35 bilion euro

2. Arsenal FC – 1.31 bilion euro

3. Manchester City – 1.21 bilion euro

4. Paris Saint-Germain – 1.19 bilion euro

5. Chelsea FC – 1.18 bilion euro

6. FC Barcelona – 1.12B bilion euro

7. Liverpool FC – 1.04 bilion euro

8. Bayern Munich – 980.65 milionë euro

9. Tottenham Hotspur – 838.50 milionë euro

10. Manchester United – 719.15 milionë euro

11. Newcastle United – 712.95 milionë euro

12. Inter Milan – 670.30 milionë euro

13. Nottingham Forest – 627.60 milionë euro

14. Atlético Madrid – 598 milionë euro

15. Juventus FC – 551.70 milionë euro

16. Crystal Palace – 536.60 milionë euro

17. Aston Villa – 527.50 milionë euro

18. Brighton & H.Albion – 526.50 milionë euro

19. Borussia Dortmund – 507.90 milionë euro

20. AC Milan – 493.50 milionë euro

21. AFC Bournemouth – 474.45 milionë euro

22. SSC Napoli – 466.80 milionë euro

23. Sporting CP – 463.00 milionë euro

24. Brentford FC – 455.90 milionë euro

25. Bayer Leverkusen – 431.25 milionë euro

26. Atalanta BC – 420.10 milionë euro

27. FC Porto – 413.40 milionë euro

28. RB Leipzig – 409.55 milionë euro

29. Everton FC – 402.05 milionë euro

30. AS Roma – 402.00 milionë euro

31. Olymp. Marseille – 397.80 milionë euro

32. Eintracht Frankfurt – 369.40 milionë euro

33. West Ham United – 368.25 milionë euro

34. Sunderland AFC – 364.13 milionë euro

35. Fulham FC – 355.95 milionë euro

36. VfB Stuttgart – 354.90 milionë euro

37. Wolver. Wanderers – 353.85 milionë euro

38. SL Benfica – 352.50 milionë euro

39. AS Monaco – 339.55 milionë euro

40. Como 1907 – 325.30 milionë euro

41. RC Strasbourg – 317.45 milionë euro

42. Leeds United – 313.03 milionë euro

43. Athletic Bilbao – 303.00 milionë euro

44. Bologna FC 1909 – 291.50 milionë euro

45. Galatasaray – 289.85 milionë euro

46. PSV Eindhoven – 275.00 milionë euro

47. Fenerbahçe – 274.50 milionë euro

48. Villarreal CF – 263.80 milionë euro

49. Burnley FC – 252.15 milionë euro

50. Real Sociedad – 250.70 milionë euro

Continue Reading

Sport

Osmani dekoron sot personalitetin botëror të sportit Hasan Arat

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të dekorojë personalitetin e botëror të sportit Hasan Arat, në vlerësim të kontributit të tij të çmuar në sportin ndërkombëtar, si dhe të rolit dhe përkushtimit të tij të veçantë në procesin e kandidimit të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Ceremonia e dekorimit mbahet në zyrën e Presidentes Osmani me fillim në ora 12:00.

Të pranishëm në ceremoni do të jenë edhe drejtuesit e KOK-ut, me në krye presidentin Ismet Krasniqi.

Arat është biznismen dhe adminsitrator sportiv nga Turqia, por me prejardhje shqiptare. Në karrierën e tij sportive ka qenë basketbollist, ndërsa si udhëheqës është anëtar i Komitetit Olimpik të Evropës, ish-nënpresident i Komitetit Olimpik të Turqisë,  kryetar i komisionit koordinues për Lojërat Evropiane Krakoë 2023, udhëheqës i kandidaturës së Stambollit për organizimin e LO 2020, ish-anëtar i komisioneve të ndryshme në IOC e ANOC, anëtar i Komitetit Ekzekutiv në Federatën Botërore të Atletikës, etj. Së fundi (2023-2024), për më shumë se një vit ishte president i klubit të madh turk të futbollit, Beshiktash.

Continue Reading

Sport

Super derbi në basketboll

Published

on

By

Pas Kupës, emocionet vazhdojnë në ProCredit Superligë me shumë sfida dhe një super derbi.

Takimi kryesor i kësaj jave zhvillohet në Mitrovicë me sfidën ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës, dy skuadrat rivale, me traditë dhe me shumë trofe në basketbollin e Kosovës.

Pas 13 ndeshjeve, ‘Xehetarët’ janë liderë me dhjetë fitore e tri humbje, ndërsa bardhekaltrit kanë shtatë fitore e gjashtë humbje. Atmosfera pritet të jetë e jashtëzakonshme në ‘Minatori’, si gjithmonë në duelet derbi mes këtyre dy skuadrave.

Ndeshje interesant pritet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Rahoveci 029, ku fitorja është shumë e rëndësishme për të dy skuadrat. Therandasit kanë katër fitore e nëntë humbje, kurse ‘Vreshtarët’ pesë fitore e tetë humbje.

Bashkimi-Bora është një tjetër sfidë interesante e kësaj që shënon edhe mbylljen e stinorit vjeshtor apo pjesës së parë të kampionatit. Prizrenasit kanë nëntë fitore e katër humbje, kurse prishtinasit pesë fitore e tetë humbje.

Java e 14-t mbyllet me sfidën ndërmjet Vëllaznimit dhe GO+ Pejës. Kuqezinjtë numërojnë katër fitore e nëntë humbje, kurse verdhezinjtë tetë fitore e pesë humbje, andaj shihet si një përballje shumë e rëndësishme për të dy skuadrat.

ProCredit Superliga-Java 14

E shtunë

17:00 Golden Eagle Ylli-Rahoveci 029

19:30 Bashkimi-Bora

E diel

17:00 Trepça-Sigal Prishtina

19:30 Vëllaznimi-GO+Peja

Continue Reading

Të kërkuara