Teknologji

Lamborghini i ri mund të gatuajë, të fshijë shtëpinë dhe të argëtojë fëmijët

Published

on

Lamborghini ka prezantuar makinën e saj të re, e cila vjen me një risi që do ta donin të gjithë.

Me një çmimi prej 245 mijë dollarë Lamborghini Eve mund të pastrojë shtëpinë, t’iu sigurojë darkën dhe të argëtojë fëmijët.

Bisha me motor V10 e cila arrin 100 km për vetëm 3 sekonda, vjen kësaj radhë me sistemin Alexa të inkorporuar.

Ndihmësi i dobishëm dixhital i Amazon që zakonisht mund ta gjesh brenda një altoparlanti, kësaj here gjendet brenda në makinën tënde.

Nga kabina e kësaj super veture tashmë mund të kesh mundësinë të komandosh robotin pastrues në shtëpi, Dyson 360 për të pastruar kuzhinën. Mund të kontrolloni ndriçimin dhe të aktivizoni po ashtu dhe shumë opsione të tjerë nga porositja e ushqimit e deri tek librat online që fëmijët tuaj të argëtohen.

Continue Reading

Teknologji

Familja Trump prezanton telefonin T1 ngjyrë ari

Published

on

Familja Trump po lanson një rrjet celular, Trump Mobile, dhe një telefon të markës Trump, T1, i cili sipas tyre do të prodhohet në Amerikë.

Trump Mobile po lanson rrjetin “Plan 47” për 47.45 dollarë në muaj.

Do të funksionojë me telefonat ekzistues, por nëse preferoni, kompania do të shesë gjithashtu një telefon T1 prej 499 dollarësh me ngjyrë ari, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Në një njoftim për shtyp, Trump Mobile e quan atë “një telefon inteligjent elegant, ari, i projektuar për performancë dhe i projektuar dhe ndërtuar me krenari në SHBA”. Është i disponueshëm për porosi paraprake me depozitë prej 100 dollarësh e do të jetë i disponueshëm nga gushti 2025 ose shtatori 2025.

Detajet mbi vetë telefonin janë të pakta. Faqja e produktit përfshin atë që duket të jetë një imazh i përpunuar në Photoshop i një telefoni të lyer me ngjyrë ari me një logo “T1” dhe flamur amerikan në pjesën e pasme.

“Trump Mobile do të revolucionarizojë telefonat celularë, thirrjet mobile”, tha Eric Trump.

Ndërmarrja e re u njoftua nga Organizata Trump, entiteti kryesor mbajtës për shumicën e bizneseve të Donald Trump, që kontrollohen nga fëmijët e tij.

Continue Reading

Teknologji

Rifreskimi i Tesla Model X sjell përmirësime të vogla, por rrit çmimin

Published

on

Modeli SUV i Teslas, Model X, i cili ka qenë në treg që prej vitit 2015, po përgatitet për një rifreskim të lehtë për vitin 2026.

Pavarësisht moshës së tij dhe përmirësimeve modeste, përditësimi përfshin modele të reja rrotash, një opsion ngjyre të ri Frost Blue, drita adaptive dhe ndriçim ambiental “dinamik” në kabinë.

Në aspektin e hapësirës, është përmirësuar bagazhi dhe është shtuar hapësira në rreshtin e tretë për pasagjerët.

Megjithatë, rifreskimi nuk ka adresuar problemet e njohura me dyert e pasme Falcon Wing, të cilat kanë pasur reputacion për funksionim të vështirë.

Në të njëjtën kohë, çmimet e Model X janë rritur ndjeshëm, duke e bërë atë më të shtrenjtë se çdo Tesla tjetër në linjë, veçanërisht në versionin Plaid me performancë të lartë të prezantuar më 2021.

Kjo ka shkaktuar zhgënjim tek konsumatorët, duke pasur parasysh se ndryshimet janë të vogla. Model X i nivelit fillestar tani fillon nga 79,295 euro,  një rritje e madhe nga 68,694 euro që kushtoi së fundmi.

Continue Reading

Teknologji

Publikohet një video për telefonin XFold 5 të Vivo, para prezantimit në fund të qershorit në Kinë

Published

on

Vivo ka konfirmuar se do të zbulojë telefonin e saj të ri të palosshëm, X Fold5, në Kinë më 25 qershor, me një prezantim global që pritet më 10 korrik.

Përpara premierës zyrtare, kompania ka nisur një fushatë promovuese në rrjetin social kinez Weibo, duke postuar imazhe zyrtare të pajisjes dhe videon e parë praktike, e cila tashmë po qarkullon në internet.

Telefoni pritet të vijë me ekran 8T LTPO, me rifreskim 120Hz dhe ndriçim deri në 4,500 nits.

Deri tani përflitet për një model të vetëm, ndryshe nga viti i kaluar kur kishte edhe variant Pro.

Pajisja do të ofrojë gjithashtu certifikim Zeiss Master Color dhe mbrojtje për sytë.

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

Ky është Volkswageni i ri, do të kushtojë 25,000 euro në Evropë

Published

on

Dy vjet më parë, Volkswagen prezantoi modelin koncept ID.2all si pamjen e parë të një modeli të ri tërësisht elektrik që do të kushtojë 25,000 euro, dhe tani versioni përfundimtar i prodhimit është parë në rrugë për herë të parë.

Modeli i ri i nivelit fillestar i Volkswagen është parë pranë pistës së garave Nürburgring në Gjermani, duke zbuluar disa karakteristika të reja dizajni që mund të presim.

Do të bazohet në platformën MEB+, e cila do të jetë baza e linjës së ardhshme të automjeteve elektrike të Volkswagen, dhe do të ofrohet me një paketë baterie 38 kWh ose 56 kWh, e cila do të mundësojë një autonomi deri në 450 kilometra.

VW deklaron se do jetë në gjendje të karikohet nga 10% në 80% në vetëm 20 minuta, me kapacitet karikimi deri 125 kW.

Versioni i prodhimit i ID.2all është një nga dhjetë modelet e reja elektrike që Volkswagen do të lançojë deri në vitin 2026.

Vitin e ardhshëm do t’i bashkohet një SUV elektrik kompakt, dhe Volkswagen po punon gjithashtu në një tjetër makinë elektrike me çmim nën 20,000 euro.

Kjo do t’i japë prodhuesit gjerman gamën më të gjerë të automjeteve elektrike krahasuar me konkurrentët e tij, dhe kompania synon të arrijë një pjesë prej 80 përqind të makinave elektrike në Evropë./Indeksonline

Continue Reading

Të kërkuara