Sport

Lakers marshojnë me dyshen LeBron-Doncic, triumfojnë Boston e Chicago

Published

on

Los Angeles Lakers regjistruan fitoren e tyre të tetë radhazi në NBA, duke mundur New York Knicks me rezultatin 113-109 pas kohës shtesë. Luka Doncic dhe LeBron James udhëhoqën skuadrën kaliforniane, me 32 dhe 31 pikë respektivisht, duke neutralizuar paraqitjen e jashtëzakonshme të Jalen Brunson, i cili shënoi 39 pikë për Knicks. Me këtë fitore, Lakers mbeten në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit.

Boston Celtics shënoi një fitore bindëse 123-105 ndaj Philadelphia 76ers, duke konsoliduar pozitat e tyre në vendin e dytë të Lindjes. Jayson Tatum ishte lideri i skuadrës me 35 pikë, duke dominuar në parket.

Një tjetër fitore të rëndësishme jashtë fushe regjistroi Houston Rockets, që mundi New Orleans Pelicans 109-97. Në këtë ndeshje, tre lojtarë të Houston realizuan mbi 20 pikë, duke siguruar një sukses të merituar.

Chicago Bulls arriti një fitore dramatike ndaj Orlando Magic, me rezultatin 125-123. Heroi i takimit ishte Coby White, i cili shkëlqeu me 44 pikë, duke vendosur ndeshjen në sekondat e fundit.

Atlanta Hawks triumfoi ndaj Indiana Pacers me shifrat 124-118, falë një kontributi të madh nga banka e rezervave, që siguroi 50 pikë për ekipin.

Ndërkohë, Golden State Warriors fituan një ndeshje të ngushtë 121-119 ndaj Brooklyn Nets, me Stephen Curry që udhëhoqi ekipin me 40 pikë.

Rezultatet e plota:

Orlando – Chicago 123-125
Atlanta – Indiana 124-118

Boston – Philadelphia 123-105
Brooklyn – Golden State 119-121
New Orleans – Houston 97-109
Lakers – New York 113-109

Continue Reading

Lajmet

Kapitull i ri për Lakers: Shitje rekord prej 12.5 miliardë dollarësh

Published

on

By

Klubi i njohur i basketbollit, Los Angeles Lakers, pritet të shitet për shumën rekord prej 12.5 miliardë dollarësh, në një marrëveshje historike që do të ndryshojë pronësinë e një prej skuadrave më ikonike të NBA-së.

Blerësit e rinj pritet të jenë Josh Kushner, themelues i kompanisë së investimeve “Thrive Capital”, dhe Bob Iger, ish-drejtori ekzekutiv i “Disney”. Ata janë në proces të marrjes së aksioneve kontrolluese të klubit.

Më parë, Mark Walter, i cili mori shumicën e aksioneve të Lakers nga familja Buss, kishte investuar rreth 10 miliardë dollarë në klub. Marrëveshja e tij u miratua nga Bordi i Guvernatorëve të NBA-së në tetor të vitit 2025.

Kushner dhe Iger kanë shprehur kënaqësinë për mundësinë e drejtimit të Lakers, duke theksuar synimin për të ruajtur traditën e klubit dhe për ta rikthyer atë në majat e basketbollit amerikan. /A.M/

 

Continue Reading

Sport

E ardhmja e Maignan: Mes Milanit dhe Arabisë Saudite

Published

on

By

Klubi i futbollit Al Nassr ka shfaqur interesim konkret për portierin e Milanit, Mike Maignan, teksa gjiganti saudit është në kërkim të një portieri të ri për ta vendosur titullar në përbërjen e tij.

Ndërkohë, situata e gardianit francez pritet të qartësohet shumë shpejt. Maignan dhe drejtuesit e klubit italian do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, ku pritet të diskohet hapur e ardhmja e tij dhe qëndrimet e të dyja palëve.

Megjithatë, ende mbetet e paqartë nëse 30-vjeçari do të jetë i gatshëm të transferohet në Arabinë Saudite apo dëshiron të vazhdojë aventurën e tij në “San Siro”. /A.M/

Continue Reading

Lajmet

Luis Enrique drejt historisë: Fiton Superkupën e 3-të evropiane

Published

on

By

Paris Saint-Germain ka triumfuar ndaj Aston Villës me rezultatin 2-1 në finalen e Superkupës së Evropës, një sukses ky që po e dërgon trajnerin Luis Enrique drejt rekordeve të reja në futbollin botëror.

Në këtë përballje, Khvicha Kvaratskhelia hapi serinë e golave për parisienët, Brian Madjo barazoi përkohësisht shifrat për Aston Villën, ndërsa goditja e saktë nga Désiré Doué siguroi fitoren 2-1 dhe trofeun për kampionët në fuqi.

Për timonierin e PSG-së, ky është trofeu i 13-të në krye të gjigantit francez që prej marrjes së drejtimit në verën e vitit 2023. Gjatë kësaj periudhe, spanjolli ka fituar nga tri herë kampionatin dhe Superkupën e Francës, nga dy herë Kupën e Francës, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës, si dhe një herë Kupën Ndërkontinentale.

Me triumfin e fundit, Enrique arrin kuotën e gjashtë trofeve evropianë në karrierën e tij si trajner (tri Superkupa Evropiane dhe tri Liga të Kampionëve).

Sipas rrjetit të statistikave Opta, me gjashtë trofe evropianë, Luis Enrique u është afruar vetëm dy emrave që qëndrojnë mbi të në historinë e futbollit evropian: Pep Guardiolës me 7 trofe dhe Carlo Ancelottit me 10 sosh. /E.A/

Continue Reading

Sport

Ronaldo i shpreh ngushëllime Messit për humbjen e babait

Published

on

By

Cristiano Ronaldo i ka dërguar një mesazh të ndjerë ngushëllimi rivalit të tij të hershëm, Lionel Messi, pas vdekjes së babait të tij, Jorge Messi, në moshën 68-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.
Duke lënë mënjanë rivalitetin sportive në fushë, ylli portugez reagoi në postimin e Messit me fjalët:
“Përqafime për ty dhe të dashurit në këtë moment të vështirë, Leo. Qëndro i fortë”.

Continue Reading

Të kërkuara