Shëndeti

Lajthi në mjaltë – Kombinimi special kundër sëmundjeve

Vetitë e dy produkteve të rëndësishme arrijnë të fuqizojnë maksimalisht njëra tjetrën në të mirë të organizmit njerëzor.

Published

on

Një nga ëmbëlsirat më të shijshme natyrale sigurisht vjen në kombinimin e mjaltit me lajthitë. Këto të fundit bashkohen mrekullisht me vlerat e ëmbla të mjaltit.

Mjalti përthith dhe përvetëson shijen arrore të patjetërsueshme të lajthive.

Vetitë e këtyre dy produkteve të rëndësishme arrijnë të fuqizojnë maksimalisht njëra tjetrën në të mirë të organizmit njerëzor.

Nëse konsumoni një lugë me lajthi të bashkuara me mjaltë, AgroWeb.org ju siguron se i keni dhuruar vetes një formulë mirëbërëse për të rritur fuqinë, energjinë dhe luftuar kolesterolin e keq.

Studiuesit sugjerojnë që kombinimi i lajthive dhe mjaltit ka vlera shumë të veçanta. Ky kombinim i ofron njeriut mbrojtje të veçantë kundër sëmundjeve të zemrës dhe rënies së imunitetit.

AgroWeb.org raporton se studiuesit janë në një mendje kur provojnë me fakte mjekësore që mjalti ka po aq antioksidantë sa spinaqi, hithra, molla dhe portokalli.

Antioksidantët janë substancat që luftojnë radikalet e lira dhe janë të nevojshëm për një shëndet të mirë.

Mjalti dhe lajthitë së bashku konsiderohen si një kombinim fantastik, falë pasurisë së madhe të ushqyesve.

Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, ky bashkim fuqish plot vlera plotëson nevojat për fibër të tretshme dhe të patretshme, proteina, acidet Omega-3, Omega-6, vitaminë E, kalium, zink, kalcium, magnez e të tjerë.

Mjalti ka një efekt mbrojtës tek organizmi dhe fuqizon imunitetin. Ai përmban shumë antioksidantë, por niveli më i lartë i tyre gjendet tek mjalti me ngjyrë të errët, si për shembull mjalti i gështenjës.

Mënyra e përgatitjes së mjaltit me lajthi

Vendosni një tigan në vatrat e sobës në ngrohje të ulët dhe shtoni lajthitë.

Lërini të piqen në temperaturë mesatare për 5-10 minuta duke u siguruar që të mos digjen. Ky proces do të heqë disa nga lëkurat e jashtme të lajthive.

Hiqeni nga vatra e zjarrit tiganin dhe lërini lajthitë të ftohen.

AgroWeb. org ju këshillon që kur të ftohen mund t’i hidhni në një peshqir dhe t’i fërkoni për t’i hequr plotësisht cipat me ngjyrë kafe. Por edhe nëse ato mbeten nuk përbën asnjë problem.

Hidhini lajthitë në një kavanoz të pastër dhe të sterilizuar.

Vendosini lajthitë dhe mjaltin në shtresa të veçanta në kavanoz. Rreth 2 shtresa lajthi, më pas një shtresë mjaltë derisa të mbushet plotësisht ena juaj duke u siguruar që lajthitë të jenë të ngjeshura mirë në mjaltë.

Siguroni mirë mbylljen e kapakut, dhe ruajeni kavanozin në një vend të ftohtë të errët deri në 12 muaj.

Një lugë gjelle në mëngjes ose dy duke shtuar edhe darkën para gjumit, janë çka ju duhet për një organizëm në formë.

Këtë kombinim mund edhe ta përfshini edhe tek kosi apo drithërat tuaja dhe funksionon më së miri./AgroWeb.org

Shëndeti

Pse gatimi me gaz është i dëmshëm për shëndetin?

Published

on

Nuk jemi të vetëdijshëm për rreziqet për shkak të ndotësve të ajrit të fshehur brenda shtëpisë. Më 2019, një studim nënvizoi se jemi të ekspozuar ndaj 95% të ndotësve të ajrit që përfundojnë në mushkëri.

Gjatë viteve 80, Organizata Botërore e Shëndetësisë klasifikoi një sëmundje specifike që shkaktohej nga ndotja në ambientet e brendshme. Në ditët e sotme, gatimi me gaz i kalon kufijtë e ndotjes së ajrit dhe mund të përbëjë rrezik për shëndetin.

Rreziku që vjen nga gatimi me gaz – Gatimi me gaz në kuzhinë të përbashkët pa ventilim mekanik është shkaku i grumbullimit të dioksidit të azotit në shtëpi. Kjo lloj ndotje tejkalon kufirin e përcaktuar të cilësisë së ajrit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe standardeve evropiane të ndotjes së ajrit. Kërkuesit prej një periudhe shtatë ditore, përdorën teknika të zakonshme gatimi në kushte të zakonshme kuzhine, pa përdorimin e aspiratorëve nga jashtë.

Në të gjitha rastet ku s’është përdorur ajrimi mekanik, kufinjtë e vlerave të lejuara të ndotjes u tejkaluan. Nga studimi u raportua se madhësia e kuzhinës është faktor e ajrimi efikas redukton ndotjen. Aspiratorët janë të pamjaftueshëm ose nuk përdoren. Ekspertët shprehen se njerëzit priren të kalojnë shumicën e kohës në shtëpi. Dhe pak janë të vetëdijshëm për rreziqet që përmban soba me gaz.

Pajisjet e gazit duhet të mbajnë etiketa paralajmëruese për shëndetin njëlloj si paketat e cigareve.

Si ndikojnë ndotësit e ajrit në shëndet?

Ndotja e ajrit është njohur nga Agjencia Evropiane e Mjedisit si rreziku më i madh për shëndetin, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka përfshirë në listën e dhjetë kërcënimeve kryesore për shëndetin global. Ekspozimi ndaj niveleve të larta të ndotjes shkakton goditje në tru, sëmundje të zemrës, kancer të mushkërive dhe sëmundje kronike dhe akute të frymëmarrjes, përfshirë astmën.

Kur bëhet fjalë për ndotjen e ajrit, s’ka as një përcaktim të qartë midis ambienteve të brendshme dhe të jashtme. Shqetësimi për ndotjen e ambienteve të brendshme është rritur, pasi ka shumë familje që gatuajnë me gaz dhe ekspozohen ndaj toksinave në mëyrë të vazhdueshme.

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Evropë i njeh pajisjet me gaz si një nga faktorët kryesorë në ekspozimin e përgjithshëm të njerëzve ndaj dioksidit të azotit. Dioksidi i azotit është një nga ndotësit kryesorë të ajrit të dëmshëm për shëndetin dhe prodhohet nga flaka e gazit.

Por, a janë të rrezikshme sobat me gaz?

Soba duhet të mirëmbahet duke e pastruar dhe kontrolluar funksionimin e duhur.

Masat që mund të merrni për të rritur sigurinë – Aspiratorët duhet të jenë të ndezur kur gatuani e të jenë efektivë, pas por edhe gjatë gatimit, nëse mundeni mbani hapur dritaren për të lejuar shkëmbimin e ajrit. Nëse është shumë ftohtë, mund të mbani mbyllur derën e kuzhinës për të mos lejuar përhapjen e arjit edhe në dhomat tjera, në fund të gatimit të ajrosni dhomën për 5-10min. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides

Published

on

Ndërlidhja e ngushtë e çdo pjese të trupit është po aq misterioze sa edhe e mahnitshme, bëhet fjalë për një rrjet të tërë biokimik që e mban njeriun në këmbë dhe funksional.

Një prej pjesëve më thelbësore të organizmit është gjendra tiroide e cila ndonëse është e shkëputur nga truri dhe stomaku, ka ndikim në funksionalitetin e tyre.

Shëndeti i tiroides nis nga stomaku – Tiroidja është e lidhur ngushtë me sistemin imunitar dhe ndikon fort në shëndetin mendor.

Ajo me stomakun kanë marrëdhënie të ngushtë, le të marrim shembullin e anemisë që është shenjë fillestare e hipotiroidizmit

Një prej arsyeve pse anemia shoqërohet me probleme me tiroiden ka të bëjë fillimisht me nivelin e ulët të aciditetit në stomak.

Acidi i stomaku luan dy role kritike që ndikojnë në shëndetin e tiroides. Acidi ndihmon në tretjen dhe shpërbërjen e ushqimit si dhe shpërndarjen e ushqyesve nëpër qeliza.

Këtu përfshihen edhe qelizat e tiroides, ato kanë nevojë për selenium, zink, vitaminë C dhe shumë më tepër. Acidi i stomakut shkatërron bakteret dhe viruset që hynë në trup nëpërmjet gojës. Ai pengon rrugëtimin e baktereve drejt gjakut dhe minimin e sistemit imunitar.

Kur niveli i acidit në stomak është tepër i ulët, nisin problemet me tretjen dhe jo vetëm. Kur ushqimet nuk treten siç duhet, qelizat nuk marrin ushqyesit e nevojshëm gjë që ndikon në funksionin e shumë pjesëve të trupit përfshirë tiroiden.

Si të përmirësoni nivelin e acidit në stomak?

Përmirësimi i niveleve të acidit në stomak është diçka e lehtë dhe zgjidhjet gjenden në kuzhinë, në mëngjes mund të tresni dy lugë gjelle me lëng të freskët limoni në një gotë me ujë të ngrohtë e ta pini esëll. Një alternativë tjetër është të tresni një lugë gjelle uthull orgnike molle. /UBT News/

 

Continue Reading

Shëndeti

Rrudhat në ballë i paralajmërojnë këto sëmundje të rënda

Published

on

Sëmundjet kardiovaskulare janë ndër më të frikshmet e më të përhapurat në botë. Rreziku i prekjes nga ataku, infarkti apo ishemia lidhet me zemrën dhe trurin, ndaj dhe kujdesi duhet të jetë i jashtëzakonshëm.

Përtej besimit se këto sëmundjet vijnë pa paralajmëruar, mjekët thonë se trupi lëshon vazhdimisht sinjale, sidomos kur vuani nga ndonjë problem me zemrën apo arteriet, thjesht duhet të dini t’i kuptoni ato në kohë.

Rrudhat në ballë janë tregues i fshehtë i problemeve më të mëdha se plakja e lëkurës.

Ja si t’i kuptoni dhe t’i përktheni ato për të ruajtur shëndetin e mirë të të gjithë organizmit.

Çfarë tregojnë rrudhat e ballit?

Mjekët thonë se ka dy lloje rrudhash, ato të moshës që janë normale deri në momentin kur fillojnë e bëhen të thella, sa më të thella të jenë rrudhat aq më i madh është rreziku i prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.

Mjekët morën nën studim 3.200 të rritur mes moshave 32, 42,52 dhe 62 vjeç, këtyre personave i’u mat thellësia e rrudhave të ballit, të cilat në masën 2-3 konsideroheshin si  të thella.

Ky grup u ndoq nga mjekët për 20 vite rresht me analiza periodike të shëndetit të zemrës dhe organizmit, në përfundim të këtij studimi u pa se, personat të cilët kishin pasur numër më të lartë të rrudhave e thellësisë së tyre, rreziku i dëmtimeve në zemër ishte 10 herë më i lartë.

Gjithashtu numri i vdekjeve ishte më i madh ndër këta persona.

Pse ndodh kjo?

Rrudhat e thella të ballin janë tregues të kolesterolit të lartë në gjak dhe hipertensionit, ai mund të çojë në sëmundje si arteroskleroza apo bllokim arteriesh, gjë që ndikon në shëndetin e zemrës. Këto rrudha kur janë të thella, shenja e parë e dëmtimit të edhe të enëve të gjakut.

Kjo pasi tregojnë që ato kanë nisur të bllokohen e plaken para kohe, ekspertët këshillojnë të kujdeseni për të mbajtur nivelin e duhur të kolesterolit në gjak. Limitoni yndyrnat e këqija nga dieta e përditshme, pushoni dhe flini të paktën 8 orë dhe largoni stresin. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Ja pse duhet të pini lëng të shegës çdo ditë

Published

on

Lëngu i shegës përmban shumë ushqyes dhe është përdorur për mijëra vjet si ilaç, dhe është duke u studiuar për shumë përfitime shëndetësore.

Ky lëng mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit, rritjen e imunitetit dhe pjellorinë.

Këtu janë disa nga përfitimet e lëngut të shegës:

Përmban shumë antioksidantë

Vitaminë C

Mund të parandalojë kancerin

Mbron nga sëmundja e Alzheimerit

Përmirëson tretjen

Anti-inflamator

Ndihmon në shëndetin e zemrës

Pirja e lëngut të shegës çdo ditë mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut sistolik.

Continue Reading

Të kërkuara