Lajmet

​Lajçak thotë se këtë javë do të fokusohet në përgatitjen e takimit të kryenegociatorëve në Bruksel

Published

on

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka deklaruar se këtë javë do të fokusohet në përgatitjen e takimit të radhës të kryenegociatorëve në Bruksel, të cilin ka theksuar se do të donte ta organizonte në javët në vijim.

Lajçak ka shkruar në Facebook se ka vizituar Mal të Zi, ku ka marrë pjesë në edicionin e këtij viti të Forumit To Be Secure, si dhe ka takuar lidershipin politik për të dëgjuar pikëpamjet e tyre për zhvillimet e fundit në vend.

“Theksova se Mali i Zi është i pozicionuar mirë për të qenë anëtari i ardhshëm i BE-së. Megjithatë, kjo nuk do të ndodhë vetvetiu dhe vendi duhet të fokusohet plotësisht në mbylljen e kapitujve dhe përmbushjen e kritereve të anëtarësimit./UBTnews/

Lajmet

Punëtorët teknikë të QKUK-së nga sot në grevë, kërkojnë rritjen e pagave

Published

on

By

Punëtorët teknikë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë hyrë në grevë nga dita e sotme.

Greva e tyre është ardhur si pasojë e mosrealizimit të kërkesave për ndryshimin e kategorisë dhe për rritjen e pagave.

Sipas punëtorëve teknikë, në grevë do të qëndrojë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Continue Reading

Lajmet

​Hetuesit e IPK-së arrestuan një zyrtar policor të dyshuar për kanosje

Published

on

By

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë arrestuar dje një zyrtar policor në Fushë Kosovë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosje”.

Inspektorati Policor kishte pranuar informacione nga Policia e Kosovës se ky zyrtar policor (zyrtar i njësisë për mbrojtje të afërt i cili ishte jashtë detyrës zyrtare) dyshohet se ka kanosur dy zyrtarë policorë që kanë qenë në detyrë. Dyshohet se kanosja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në komunikacionin rrugor në rrugën ‘Dardania’, në kryqëzim me rrugën ‘Hajrullah Zymi’, pranë shkollës ‘Mihail Grameno’ në Fushë Kosovë”, thuhet në njoftim.

Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar. Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në njoftim./UBTnews/

Continue Reading

Lajmet

Subjekteve politike u kërkohet t’i kenë 50% gra në lista zgjedhore

Published

on

By

Demokracia në Veprim i është drejtuar me një letër krerëve të subjekteve politike në vend duke iu kërkuar që lista e kandidatëve për deputetë të jetë e ndarë në mënyrë të barabartë për dy gjinitë.

DnV ka përmendur modelin Zebër- çdo i dyti kandidat të jetë i gjinisë tjetër.

“Përkundër që legjislacioni ynë aktual ka një prag të garantuar prej 30% për gjininë më pak të përfaqësuar në listat zgjedhore, kjo nuk do të duhej t’a kufizojë ambicien e subjekteve politike për të përfshirë sa më shumë gra, dhe për të tentuar krijimin e listave sipas modelit ZEBER. Ky model, me renditje të barabartë mes grave dhe burrave – ku çdo i dyti kandidat është i gjinisë tjetër – do të garantonte një përfaqësim më të drejtë gjinor dhe do të siguronte që gratë të kenë një mundësi më të madhe për t’u zgjedhur në Kuvendin e Kosovës.”

DnV thotë se përzgjedhja e këtij modeli do të kontribuojë në promovimin e një demokracie më gjithëpërfshirëse dhe përfaqësuese.

“Modeli “zebër”, që ka filluar të gjejë zbatim edhe në shtetet e rajonit dhe më gjerë duhet parë si masë afirmative dhe praktike për të siguruar përfshirjen e grave, pa kompromentuar vlerën e votës së barabartë. Ky hap përpara do të kontribuojë në promovimin e një demokracie më gjithëpërfshirëse dhe përfaqësuese, duke ndikuar pozitivisht në kulturën politike të vendit tonë dhe në vetë demokratizimin e brendshëm të partive.”

DnV shton se barazia gjinore nuk është thjesht një detyrim ligjor, por një përgjegjësi politike dhe morale.

“Barazia gjinore nuk është thjesht një detyrim ligjor, por një përgjegjësi politike dhe morale që ne të gjithë duhet të promovojmë për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse. Roli juaj është vendimtar në këtë periudhë, dhe angazhimi juaj do të jetë thelbësor në realizimin e këtij qëllimi. Ne besojmë se miratimi i listave zebra do të përmirësojë jo vetëm përfaqësimin e grave, por edhe besimin e qytetarëve në institucionet tona demokratike.”

Continue Reading

Lajmet

Kurti e Murati, sot me konferencë të përbashkët

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati do të mbajnë sot konferencë për media.

Konferenca nis nga ora 13:30 në Ndërtesën e Qeverisë.

Ndërkaq, nga ora 11:00, Kurti merr pjesë dhe në hapjen e Panairit të Janjevës, “Mirëserdhët në Janjevë”.

Continue Reading

Të kërkuara