Kuriozitete

Lagështia në shtëpi? Provoni këtë metodë të thjeshtë me kripë?

Published

on

Kondensimi dhe myku janë dy nga problemet më të dëmshme që mund të prekin një shtëpi gjatë muajve të ftohtë.

Me ardhjen e dhjetorit dhe motit më të ftohtë e më të lagësht, bëhet edhe më e vështirë të luftosh lagështinë e mykun brenda shtëpisë.

Aktivitete të përditshme si gatimi, zierja e ujit, dushi ose tharja e rrobave krijojnë vazhdimisht ajër të ngrohtë dhe me lagështi.

Kur mbyllim dritaret dhe dyert, kjo lagështi ngec brenda dhe krijon kushte ideale që të formohet kondensimi dhe myku në mure, rreth dritareve, pas pajisjeve të kuzhinës ose në pllakat e banjës, sepse lagështia nuk ka nga të dalë.

Ndërsa ventilimi i mirë ose dehumidifikator i fuqishëm janë zgjidhjet më të mira, ekziston edhe një mënyrë ekonomike për të ulur lagështinë në shtëpi – kripa e cila vepron si një dehumidifikator natyral: thith lagështinë dhe ndalon që ajo të dëmtojë ambientin përreth.

Nëse keni blerë ndonjëherë një dehumidifikator të lirë që duket si një kuti plastike e mbushur me kripë, në thelb është pikërisht kjo.

Mund të merrni të njëjtin efekt, duke vendosur pak kripë në tas e lënë në dritare, në banjë ose kudo që ju shqetëson lagështia dhe myku.

Kripa do të thithë lagështinë dhe kur të jetë e ngopur, mjafton ta hidhni dhe ta zëvendësoni me kripë të thatë të re.

Çdo lloj kripe funksionon, madje edhe ajo më e lira nga supermarketi. /A.Z/UBT News/

Kuriozitete

Pajisjet shtëpiake që nuk duhen ndezur kurrë njëkohësisht

Published

on

Ndezja njëkohësisht e pajisjeve me konsum të lartë elektrik mund të duket praktike, por në realitet përbën një rrezik serioz për instalimet elektrike shtëpiake.

Çdo pajisje tërheq amperazh të caktuar dhe kur disa prej tyre punojnë paralelisht, rrjeti mund të mbingarkohet.

Siguresat shërbejnë si mbrojtje, por në instalime të vjetra ose kur përdoren kabllo zgjatëse, ekziston rreziku real i mbinxehjes, shkrirjes së prizave dhe madje zjarrit. Kabllot zgjatëse janë veçanërisht të rrezikshme, pasi nuk janë të dizajnuara për pajisje me fuqi të lartë.

Pajisje si frigoriferët, mikrovalët, tosterët, aparatet e kafesë, ngrohëset dhe kondicionerët nuk duhet të ndajnë të njëjtën prizë.

Kur këto rregulla injorohen, telat mund të mbinxehen dhe të shkaktojnë zjarre të fshehta brenda mureve.

Këshilla është të shkëputen pajisjet nga priza kur nuk përdoren dhe të shmanget përdorimi i kabllove zgjatëse për pajisje të fuqishme.

Kjo rrit sigurinë në shtëpi dhe ul edhe shpenzimet e energjisë elektrike. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Letra e fundit e Mary Stuart rikthehet në ekspozim pas dekadash

Published

on

Letra e fundit e Mary Stuart, Mbretëreshës së Skocisë, e shkruar pak orë para ekzekutimit më 8 shkurt 1587, do të ekspozohet vitin e ardhshëm në Muzeun e Perthit.

Dorëshkrimi, që ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Skocisë dhe rrallë shfaqet për arsye konservimi, do të jetë i ekspozuar për tre muaj – periudha më e gjatë e ekspozimit në dekada.

Letra katërfaqëshe, drejtuar Mbretit Henri III të Francës, përmban reflektimet e saj para vdekjes, pretendimin për kurorën angleze, përkushtimin ndaj fesë katolike dhe kërkesën për shpërblimin e shërbëtorëve të saj.

Ekspozita do të shoqërohet me aktivitete dhe materiale të tjera historike, përfshirë dorëshkrime nga AK Bell, si poema e Robert Burns dhe fragmente nga drama e Liz Lochhead.

Letra do të jetë e hapur për publikun nga 23 janari deri më 26 prill 2026. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Kuriozitete

Një grua në Spanjë pushohet pse shkonte herët në punë

Published

on

Një punonjëse 22-vjeçare në Spanjë u pushua nga puna për shkak se paraqitej 40 minuta para orarit zyrtar.

Ajo kishte punuar më herët për dy vjet dhe ishte paralajmëruar 19 herë për të respektuar orarin 07:30.

Kompania e akuzoi gjithashtu për shitjen pa autorizim të një baterie të përdorur.

Gjykata e Alicantes vendosi në favor të punëdhënësit, duke argumentuar se problemi ishte mosrespektimi i rregullave, një shkelje e rëndë sipas Kodit të Punës spanjoll.

Punonjësja mund të apelojë në Gjykatën e Lartë në Valencia. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Gati për festat? Ja mënyra më e mirë për të pastruar furrën pa stres

Published

on

Ekspertët kanë zbuluar një mënyrë të zgjuar për ta pastruar furrën më lehtë duke përdorur edhe detergjent enësh.

Pastrimi i furrës është një detyrë që njerëzit e shmangin, e blejnë produkte të posaçme pastrimi që shpesh janë të shtrenjta.

Por, me shumë mundësi, ju keni gjithçka që ju duhet në kuzhinë.

Sipas ekspertëve të “The Spruce”, mënyra më e mirë për të pastruar furrën është të përdorni një përzierje shtëpiake.

Ata rekomandojnë përzierjen e uthullës së bardhë me ujë për ta spërkatur e pastruar furrën. Por, nëse ka yndyrë të fortë, sidomos kur nuk e keni pastruar për një kohë të gjatë, si pas gatimit të gjelit të Krishtlindjeve – duhet të bëni një hap shtesë.

Për të hequr yndyrën, bëni një pastë me sodë buke dhe ujë. Kjo ndihmon të pastrohet furra kur është e ndotur. Për rezultate edhe më të mira, shtoni edhe një lugë gjelle detergjent enësh. Lëngu i enëve ka përbërës kundër yndyrës, prandaj e bën më të lehtë pastrimin.

Nuk është vetëm lëngu i enëve që ndihmon. Ekspertët thonë se edhe limoni me kripë mund të ndihmojnë në shpërbërjen e yndyrës së fortë.

Një tjetër truk është përdorimi i tabletave të lvatriçes për të fërkuar furën, ato funksionojnë mirë dhe nuk e gërvishtin furrën, për sa kohë janë pak të lagura kur i përdorni.

Ashtu si lëngu i enëve, edhe tabletat e lavatriçes kanë përbërës që heqin yndyrën. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara