Lajmet nga UBT

Laboratori i UBT-së vazhdon me testimet për COVID-19 sipas standardeve ndërkombëtare

Qendra më e madhe akademike e inovacionit për mjekësi në Kosovë, me laboratorët klinik të UBT-së, është në dispozicion të qytetarëve.

Published

on

UBT në kuadër të Poliklinikës, është duke vazhduar me testimet për COVID-19, në laboratorin e UBT-së, duke parë nevojën e qytetarëve për të hequr dyshimet se a janë të infektuar me virusin COVID-19.

Në kuadër të kësaj, UBT ka vënë në dispozicion ekspertët dhe profesionistët më të mirë shëndetësorë që ka vendi e që janë pjesë e UBT-së, duke iu ofruar standardet më të njohura ndërkombëtare për testime për COVID-19.

Qendra më e madhe akademike e inovacionit për mjekësi në Kosovë, me laboratorët klinik të UBT-së, është në dispozicion të qytetarëve të vendit për të përmbushur të gjitha kërkesat dhe nevojat e tyre në situatën e krijuar me pandeminë COVID-19.

Të gjithë ata që janë të interesuar për të realizuar testimin për COVID-19 mund të kontaktojnë në numrat e telefonit: +38346500777 dhe +38346500888, ose të shkruani në email: [email protected]

Laboratori gjendet në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, afër rrethit të QMI-së, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan.

Vendi

UBT dhe “Sun Moon University” në Korenë e Jugut diskutojnë mundësitë e bashkëpunimit akademik

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, takoi në Seul të Koresë së Jugut përfaqësuesit e Sun Moon University, z. Yun Kyungnam, Senior Manager në Zyrën për Çështje Ndërkombëtare, përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar, si dhe Prof. Emmanuel Adu.

Gjatë takimit, palët shkëmbyen informacione dhe diskutuan potencialin për bashkëpunim të mëtejshëm, duke u pajtuar për të vazhduar komunikimin dhe për të shqyrtuar mundësitë konkrete për shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik, realizimin e studimeve të përbashkëta dhe zhvillimin e iniciativave të tjera me interes të përbashkët.

Ky bashkëpunim synon të krijojë mundësi të reja për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe forcimin e lidhjeve akademike ndërmjet Kosovës dhe Koresë së Jugut.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Ekipi i Kosovës shënon suksese në garën globale të robotikës në Korenë e Jugut

Published

on

By

Ekipi përfaqësues i Kosovës “First Kosova”, i përfaqësuar nga UBT në garën ndërkombëtare të robotikës “FIRST Global Challenge 2026” në Korenë e Jugut, po vazhdon të arrijë rezultate të larta duke shënuar fitore të njëpasnjëshme në raundet e zhvilluara.

Në mesin e 191 vendeve pjesëmarrëse nga e gjithë bota, Kosova aktualisht renditet në mesin e 100 shteteve të para, bazuar në pikët e fituara dhe përballjet e suksesshme me ekipe nga vende me traditë të fuqishme në fushën e teknologjisë dhe inxhinierisë.

Gara e këtij viti zhvillohet me fokus në zhvillimin e zgjidhjeve teknologjike për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve të egra, ku përfaqësuesit kosovarë po sfidojnë njohuritë e tyre krah për krah me ekipet më të mira botërore.

Lidhur me ecurinë e garës dhe përfaqësimin e Kosovës në këtë skenë globale, mentorja e ekipit, Elita Hajrizi, theksoi rëndësinë e këtij përfaqësimi dhe përkushtimin e të rinjve që po tregojn në këto gara.

“Kosova po përfaqësohet denjësisht në një skenë të tillë ndërkombëtare. Pjesëmarrja dhe rezultatet e deritanishme dëshmojnë përkushtimin e të rinjve tanë ndaj inovacionit dhe potencialin e tyre të jashtëzakonshëm për të konkurruar në nivelet më të larta”, është shprehur Elita Hajrizi nga Korea.

Më tej, Hajrizi njoftoi per përgatitjen strategjike dhe analizën taktike që po zbaton ekipi gjatë garës.

“Kemi ndërtuar një strukturë të ngjeshur pune për të siguruar gatishmëri maksimale. Analizojmë në mënyrë të vazhdueshme strategjitë në bazë të aleancave që formojmë në garë. Deri më tani kemi arritur të fitojmë një sërë sfidash dhe synojmë ta ruajmë këtë ecuri pozitive deri në përmbyllje të garës”, ka thënë Hajrizi.

 

 

 

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Arianit Gashi, përfaqëson institucionin në ReInvent COST Action në Athinë

Published

on

By

Profesori i UBT-së, Arianit Gashi, po merr pjesë në aktivitetin ndërkombëtar ReInvent COST Action, i cili po mbahet më 8–9 tetor 2026 në Athinë të Greqisë, duke përfaqësuar UBT-në në një iniciativë që synon zhvillimin e qasjeve inovative për shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.

Ky aktivitet bashkon ekspertë, studiues dhe profesionistë nga vende të ndryshme, me qëllim të shkëmbimit të njohurive dhe përvojave në fushën e ekonomisë qarkore, inovacionit dhe zhvillimit të materialeve të qëndrueshme. Një nga temat kryesore të ReInvent COST Action është eksplorimi i mundësive për shndërrimin e mbetjeve bujqësore dhe pyjore në materiale me vlerë të shtuar.

Kjo qasje synon të promovojë shfrytëzimin më efikas të burimeve, të zvogëlojë ndikimin mjedisor të mbetjeve dhe të krijojë alternativa më të qëndrueshme për përdorimin e materialeve në sektorë të ndryshëm.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet përbën një mundësi për shkëmbim të përvojave me ekspertë ndërkombëtarë, diskutim të ideve të reja dhe njohje me zhvillimet më të fundit në fushën e materialeve inovative dhe teknologjive të gjelbra.

 

Continue Reading

Lajmet

Specializohu në të Drejtën Civile dhe Pronësore: Zhvillo karrierën tënde ligjore me Master në UBT dhe përfito 20% bursë

Published

on

By

Ndërtoni një karrierë të suksesshme dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në drejtësi përmes programit të studimeve Master në programin –E Drejta Civile dhe e Pronës në UBT. Nëse ende jeni në dyshim për hapin e radhës profesional apo po kërkoni një dritare të re për t’u dalluar në tregun e punës, ky program është zgjedhja më e mirë për t’u shndërruar në një ekspert bashkëkohor ligjor.

E Drejta civile dhe ajo e pronës përbëjnë vetë shtyllën kurrizore të sistemit tonë juridik dhe të gjithë ekonomisë së tregut, ndaj kërkesa për juristë të profilizuar në këtë fushë po rritet çdo ditë e më shumë, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Programi është hartuar posaçërisht për t’iu përgjigjur nevojave reale të juristëve të rinj, duke u ofruar njohuri të thella teorike dhe praktike në çështje që përcaktojnë cilësinë e jetës ekonomike dhe juridike në vend e më gjerë.

Për t’ju mbështetur fuqishëm në këtë udhëtim profesional, UBT u ofron të gjithë studentëve të regjistruar bursën e veçantë Engaged Scholarship prej 20% zbritje për gjatë gjithë periudhës së studimeve master. Kjo mbështetje financiare e garantuar është një mundësi e shkëlqyer për të lehtësuar investimin tuaj në arsimim dhe për t’ju mundësuar përqendrim të plotë në ngritjen tuaj akademike.

Përmes këtij programi, ju do të fitoni një pasqyrë të konsoliduar mbi fusha me rëndësi kritik si e drejta e pronës, detyrimet dhe kontratat, proceset gjyqësore tregtare, ligji i konkurrencës, prona intelektuale si dhe marrëveshjet ndërkombëtare për tregti të lirë.

Në kushtet kur legjislacioni i Kosovës po kalon në një proces të vazhdueshëm të përafrimit me të drejtën e Bashkimit Evropian, juristët e rinj përballen me nevojën për të zotëruar konceptet e së drejtës private ndërkombëtare dhe ligjet e reja të falimentimit e pronësisë.

Përveç anës teorike, UBT vendos një theks të veçantë te zhvillimi i aftësive hulumtuese, të menduarit kritik, analiza doktrinore dhe interpretimet e zgjeruara ligjore. Studentët trajnohen për zgjidhjen praktike të kontesteve reale dhe aplikimin e saktë të dispozitave ligjore. Një përparësi e jashtëzakonshme është edhe praktika e obligueshme gjatë semestrit të dytë, e cila shërben si ura më e mirë lidhëse me tregun e punës.

Kjo periudhë praktike ju mundëson të vendosni kontakte të drejtpërdrejtë me pjestarë të shquar të komunitetit ligjor, gjyqtarë, avokatë dhe përfaqësues të tjerë të sistemit të drejtësisë. Zgjidhni të investoni në dijen tuaj me një program akademik që integron në mënyrë perfekte standardet evropiane, përvojën praktike dhe kushtet më të favorshme financiare.

Continue Reading

Të kërkuara