Sport

La Liga fillon më 16 gusht, Reali, Barca dhe Atletico ndeshjet e para i luajnë në udhëtim

Published

on

Është hedhur shorti për sezonin e ri të elitës së futbollit spanjoll La Liga. Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid tanimë kanë mësuar kalendarin e tyre, derisa tri skuadrat e mëdha do të luajnë ndeshjet e para në udhëtim.

Los Blancos e nisin mbrojtjen e titullit në udhëtim te Mallorca e Vedat Muriqit, derisa Barcelonën e pret një udhëtim i vështirë në Mestalla ku përballet me Valencian.

Atletico Madrid gjithashtu do të ketë punë të vështirë në sfidën ndaj Villarrealit në xhiron e parë.

Lajmet

​“Dardanët” reagojnë ashpër kundër bashkëpunimit Shqipëri-Serbi për Euro-U21

Published

on

By

Grupi i tifozëve të Kosovës në futboll, “Dardanët” kanë reaguar ashpër pas zyrtarizimit të kandidaturës së përbashkët ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për organizimin e Kampionatit Evropian të futbollit për grupmoshat U21 në vitin 2024.

Në reagimin e tyre, ndër të tjera ta kanë thënë se “po shkelet me dy këmbë mbi gjakun dhe plagët e freskëta të shqiptarëve të kësaj treve dardane”.

“Dikush ka vendosur qe ta normalizoje bashkepunimin me te ashtuquajturet serbe dhe te ashtuquajturen serbi si kurrgje hiç duke shkelur me dy kembe mbi emocionet, gjakun dhe plaget e fresketa te shqiptareve te kesaj treve dardane. Pak dite pasi kujtuam si popull renien ne detyre te heroit Afrim Bunjaku dhe hyrjen terroriste, barbare e kriminale te çetnikeve te furnizuar me municion armesh nga vendi fqinj hegjemonist, na vjen lajmi zyrtar se nga Tirana paskan vendosur te bashkepunojne me serbine per bashkorganizim te Euro 2027 per grupmoshen U-21. Bashkepunojne me federaten e atyre qe nuk e shqipton asnje denim kur çdo jave klubet serbe shfaqin banderola shoviniste me flamurin e Kosoves te mbuluar me ngjyra te serbise apo kur tifozet e klubeve te beogradit behen nxites e motivues per rikthim te ushtrise serbe ne Kosove, gje qe me pas u perpoq te ndodhe me nje grup terrorist derisa mori pergjigjen e burrave dhe grave heroike te Republikes, te cilet u treguan se pragun e shtepise e mbrojme ne çdo pellembe te tij. Shqiptaret e Kosoves nuk kane nevoje per poshterim moral dhe emocional, por ndihme dhe perkrahje. Ngjarja edhe do te organizohet, por turpi do te jetoje perjete dhe nuk do te falet. Kosova nuk do ta fale. Jo ne emrin tone!”, reagimi i plotë i Dardanëve.

Continue Reading

Sport

Golat e Bajramit: ‘Fast Food’ futbolli në 55 sekonda!

Published

on

Pas përfundimit të raundit të parë të ndeshjeve të Europa League, “Sofascore”, platforma e njohur për statistikën e futbollistëve, ka njoftuar se Nedim Bajrami është përfshirë në formacionin më të mirë të këtij raundi.

Bajrami shënoi një gol spektakolar për Glasgow Rangers në fitoren 2-0 ndaj Malmo, duke realizuar brenda vetëm 55 sekondash lojë. Ai përfitoi nga një gabim i mbrojtjes vendëse, duke e dërguar topin në rrjetë pas një rikthimi nga shtylla.

Pjesëmarrja e tij në ndeshje ishte vendimtare, dhe me një vlerësim impresionues prej 8.9, ai u shpall njeriu i ndeshjes. Ky është një arritje e madhe për Bajramin, i cili vazhdon të tregojë potencialin e tij në arenën ndërkombëtare.

Për të mos harruar, Bajrami kishte lënë gjurmë edhe në Evropianin e fundit, ku shënoi golin më të shpejtë në historinë e kompeticionit, në sekondën e 23-të në përballjen ndaj Italisë.

Kjo performancë e tij e jashtëzakonshme në Europa League tregon se ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Rangers, dhe me siguri do të jetë një faktor kyç në ndeshjet e ardhshme./UBTNews/

Continue Reading

Sport

Roma dhe Athletic Bilbao në ‘paqe’, Ajax ‘përdhos’ ekipin e Muçit dhe Rashicës

Published

on

Ndeshja mes Romës dhe Athletic Bilbaos në kuadër të Ligës së Evropës përfundoi në barazim 1-1, duke u dhënë të dy skuadrave një pikë të rëndësishme. Mysafirët e filluan ndeshjen me më shumë energji, duke krijuar disa raste shënimi, por ishin të pafat në konkretizimin e tyre.

Me kalimin e minutave, Roma mori kontrollin e lojës dhe arriti të shënojë golin e epërsisë. Në minutën e 32-të, Angelino asistoi për Artem Dovbyk, i cili shënoi me një goditje të saktë për 1-0.

Pas pushimit, në minutën e 54-të, Matias Soule u përpoq të dyfishonte epërsinë, por u ndal nga një pritje fantastike e portierit të Bilbaos, Julen Agirrezabalan. Mysafirët, pas kësaj, u kthyen në lojë dhe e morën iniciativën, duke arritur të barazojnë rezultatin.

Në minutën e 85-të, Aitor Paredes shënoi golin e barazimit për Bilbao, duke siguruar një pikë nga stadiumi Olimpico në Romë.

Ndeshja e radhës për Romën do të jetë ndaj Elfsborgut, një kundërshtar më i lehtë, që ofron mundësinë për të rikuperuar pikët.

Ndërkohë, Ajax arriti një fitore të thellë ndaj Besiktas, duke shënuar plot katër gola. Në këtë përballje, Ene Muçi nuk u aktivizua, ndërsa Milot Rashica e nisi ndeshjen si titullar. Rezultati i kësaj ndeshjeje vjen si një goditje për ekipin e Rashicës dhe Muçit, të cilët do të kërkojnë të rikuperohen në ndeshjet e ardhshme.

Përmbledhje e ndeshjeve:
Roma 1-1 Athletic Bilbao
Ajax 4-0 Besiktas

Këto rezultate tregojnë intensitetin e Ligës së Evropës dhe sfidat që priten për ekipet shqiptare në të ardhmen./UBTNews/

 

Continue Reading

Sport

Disa pyetje, pa pëgjigje: E ardhmja e Kupës së Botës për klube në diskutim!

Published

on

Kupa e Botës për Klube, e planifikuar për verën e vitit 2025 në SHBA, po përballet me një kaos total organizativ. Edhe pse ngjarja është shumë e pritur, ka paqartësi të mëdha rreth datave, skuadrave pjesëmarrëse dhe të drejtave televizive, duke ngritur dyshime mbi ekzistencën e saj.

Kupa e Botës për Klube do të zhvillohet nga 15 qershor deri më 13 korrik 2025 dhe pritet të jetë një ngjarje e rëndësishme në kalendarin futbollistik. Megjithatë, deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim për datat e saktë të ndeshjeve dhe skuadrat që do të garojnë, duke krijuar një atmosferë pasigurie.

Një nga pengesat kryesore është tërheqja e “Apple” nga konkurrimi për të drejtat televizive. Kjo ka detyruar FIFA-n të shpallë një tender për vende të tjera, por raportet sugjerojnë se ky tender ka rezultuar i braktisur. Mungesa e mbulimit televiziv rrezikon të ndalojë fluksin e të ardhurave që pritet të mbështesin klubet pjesëmarrëse, gjë që është një shqetësim i madh.

Për momentin, nuk dihen ende stadiumet që do të presin ndeshjet, si dhe oraret e saktë të tyre. FIFA kishte shpresuar të fitonte deri në 4 miliardë dollarë nga ky kompeticion, por pa një siguri maksimale, investitorët dhe sponsorët po hezitojnë të angazhohen.

Përveç çështjeve organizative, muajt e fundit, lojtarët dhe trajnerët e skuadrave të mëdha kanë shprehur dyshime mbi mundësitë fizike për të konkurruar në një turne të tillë pas një sezoni të gjatë dhe rraskapitës. Kjo sjell një tjetër dimension të paqartësisë, duke e bërë situatën akoma më të komplikuar. Me kaosin aktual rreth organizimit të Kupës së Botës për Klube, e ardhmja e këtij kompeticioni mbetet e paqartë. FIFA përballet me një sfidë të madhe për të siguruar që ngjarja të ndodhi siç është planifikuar, dhe shumë pyetje mbeten pa përgjigje./UBTNews/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara