Lajmet

La djalin 12-vjeçar të bëhej ushtar i ISIS në Siri, arrestohet nëna suedeze

Është hera e parë që në Suedi ngrihen akuza për krime lufte për përdorimin e një fëmije ushtar.

Published

on

Suedia do të ndjekë penalisht një grua 49-vjeçare të dyshuar për krime lufte dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar, pasi dyshohet se e solli djalin e saj 12-vjeçar për të luftuar në Siri në vitin 2013.

Prokurorët pretendojnë se gruaja i mundësoi djalit të saj të rekrutohej dhe të përdorej si fëmijë ushtar nga mosha 12-vjeçare deri sa ai të mbushte 15 vjeç, tha në një deklaratë Autoriteti i Prokurorisë Suedeze.

Sipas tyre djali ishte “përdorur për t’u përfshirë drejtpërdrejt në armiqësitë e kryera nga grupet e armatosura, duke përfshirë organizatën terroriste IS”.

Është hera e parë që në Suedi ngrihen akuza për krime lufte për përdorimin e një fëmije ushtar.

Ekziston një “ndalim absolut” për përdorimin e fëmijëve nën moshën 15 vjeç për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në konfliktin e armatosur, duke përfshirë përdorimin e fëmijëve si korrierë, roje ose karrem, thonë prokurorët.

Prokurorja e dhomës Reena Devgun tha në një deklaratë se hetimi zbuloi se djali ishte “edukuar dhe trajnuar për të marrë pjesë në armiqësi”, i pajisur me armë ushtarake dhe i përdorur në luftime dhe misione të tjera luftarake.

Gruaja, e cila thuhet se është rritur në Suedi, ka mohuar akuzat se djali është përdorur si fëmijë ushtar nga 1 gushti 2013 deri më 27 maj 2016. Ajo ndodhet në paraburgim që nga 23 shtatori 2021.

Continue Reading

Lajmet

Punëtorët teknikë të QKUK-së nga sot në grevë, kërkojnë rritjen e pagave

Published

on

By

Punëtorët teknikë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë hyrë në grevë nga dita e sotme.

Greva e tyre është ardhur si pasojë e mosrealizimit të kërkesave për ndryshimin e kategorisë dhe për rritjen e pagave.

Sipas punëtorëve teknikë, në grevë do të qëndrojë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Continue Reading

Lajmet

​Hetuesit e IPK-së arrestuan një zyrtar policor të dyshuar për kanosje

Published

on

By

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë arrestuar dje një zyrtar policor në Fushë Kosovë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosje”.

Inspektorati Policor kishte pranuar informacione nga Policia e Kosovës se ky zyrtar policor (zyrtar i njësisë për mbrojtje të afërt i cili ishte jashtë detyrës zyrtare) dyshohet se ka kanosur dy zyrtarë policorë që kanë qenë në detyrë. Dyshohet se kanosja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në komunikacionin rrugor në rrugën ‘Dardania’, në kryqëzim me rrugën ‘Hajrullah Zymi’, pranë shkollës ‘Mihail Grameno’ në Fushë Kosovë”, thuhet në njoftim.

Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar. Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në njoftim./UBTnews/

Continue Reading

Lajmet

Subjekteve politike u kërkohet t’i kenë 50% gra në lista zgjedhore

Published

on

By

Demokracia në Veprim i është drejtuar me një letër krerëve të subjekteve politike në vend duke iu kërkuar që lista e kandidatëve për deputetë të jetë e ndarë në mënyrë të barabartë për dy gjinitë.

DnV ka përmendur modelin Zebër- çdo i dyti kandidat të jetë i gjinisë tjetër.

“Përkundër që legjislacioni ynë aktual ka një prag të garantuar prej 30% për gjininë më pak të përfaqësuar në listat zgjedhore, kjo nuk do të duhej t’a kufizojë ambicien e subjekteve politike për të përfshirë sa më shumë gra, dhe për të tentuar krijimin e listave sipas modelit ZEBER. Ky model, me renditje të barabartë mes grave dhe burrave – ku çdo i dyti kandidat është i gjinisë tjetër – do të garantonte një përfaqësim më të drejtë gjinor dhe do të siguronte që gratë të kenë një mundësi më të madhe për t’u zgjedhur në Kuvendin e Kosovës.”

DnV thotë se përzgjedhja e këtij modeli do të kontribuojë në promovimin e një demokracie më gjithëpërfshirëse dhe përfaqësuese.

“Modeli “zebër”, që ka filluar të gjejë zbatim edhe në shtetet e rajonit dhe më gjerë duhet parë si masë afirmative dhe praktike për të siguruar përfshirjen e grave, pa kompromentuar vlerën e votës së barabartë. Ky hap përpara do të kontribuojë në promovimin e një demokracie më gjithëpërfshirëse dhe përfaqësuese, duke ndikuar pozitivisht në kulturën politike të vendit tonë dhe në vetë demokratizimin e brendshëm të partive.”

DnV shton se barazia gjinore nuk është thjesht një detyrim ligjor, por një përgjegjësi politike dhe morale.

“Barazia gjinore nuk është thjesht një detyrim ligjor, por një përgjegjësi politike dhe morale që ne të gjithë duhet të promovojmë për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse. Roli juaj është vendimtar në këtë periudhë, dhe angazhimi juaj do të jetë thelbësor në realizimin e këtij qëllimi. Ne besojmë se miratimi i listave zebra do të përmirësojë jo vetëm përfaqësimin e grave, por edhe besimin e qytetarëve në institucionet tona demokratike.”

Continue Reading

Lajmet

Kurti e Murati, sot me konferencë të përbashkët

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati do të mbajnë sot konferencë për media.

Konferenca nis nga ora 13:30 në Ndërtesën e Qeverisë.

Ndërkaq, nga ora 11:00, Kurti merr pjesë dhe në hapjen e Panairit të Janjevës, “Mirëserdhët në Janjevë”.

Continue Reading

Të kërkuara