Lajmet

Kylie Minogue do të zhvendoset në Australi

Minogue po rikthehet në vendin e lindjes.

Published

on

Këngëtarja Kylie Minogue konfirmoi se do të rikthehet në Australi pas 30 vjetësh. Këngëtarja ka jetuar në Britani të Madhe deri më tani.

Minogue thotë se do ta vizitojë shpesh Britaninë e Madhe pasi të zhvendoset në vendin e lindjes.

Këngëtarja deklaroi se miqtë e saj e kanë pyetur se “çka do të thotë kjo?”.

“Unë ju thashë: S’po shkoj. Kam jetuar këtu për 30 vjet. Do të vijë sërish”, deklaroi ajo, duke shtuar se nuk do të ndryshojnë shumë gjëra, meqë ajo do ta vizitojë Britaninë shpesh.

Minogue, e cila u bë e famshme para serialit Neighbours”, kishte një karrierë të suksesshme në pop me hitet e saj “Love At First Sight”, “Can’t Get You Out of My Head”, “Slow”, “I Should Be So Lucky”, dhe “Spinning Around”./UBTNews

Lajmet

Shtatë persona të arrestuar për dhunë në familje në disa qytete të Kosovës

Published

on

By

Disa raste të dhunës në familje dhe kanosjes janë regjistruar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, duke çuar në arrestimin e shtatë personave në rajone të ndryshme të vendit.

Në Prishtinë janë regjistruar dy raste. Në njërin rast, një burrë është arrestuar pasi ka kanosur me thikë një grua, ndërsa gjatë kontrollit policia i ka gjetur një thikë dhe 0.36 gramë marihuanë, duke e dërguar në mbajtje. Po ashtu në kryeqytet është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një burrë tjetër për një rast të mëparshëm të dhunës në familje.

Në Pejë, policia ka arrestuar një burrë të dyshuar për ushtrim të dhunës dhe kanosje ndaj një gruaje. I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. Rast i ngjashëm është regjistruar edhe në Klinë, ku një burrë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Në Lipjan janë arrestuar dy burra pas një përleshjeje fizike mes vete pas një mosmarrëveshjeje, të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Fushë-Kosovë është iniciuar rast ndaj një burri me shtetësi të Shqipërisë, i cili ndodhet në kërkim policor nën dyshimet për dhunë në familje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen dy persona për ngacmim seksual në Fushë-Kosovë

Published

on

By

Dy burra janë arrestuar në Fushë-Kosovë me dyshimin se kanë ngacmuar seksualisht dy gra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të shtetit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kosova dhe Italia nisin punën për marrëveshje për bashkëprodhimin e filmave

Published

on

Kosova dhe Italia kanë ndërmarrë një hap të ri drejt thellimit të bashkëpunimit në fushën e kinematografisë, me synimin për të krijuar mundësi të reja për realizimin e projekteve të përbashkëta filmike.

Gjatë qëndrimit në Romë, me rastin e pjesëmarrjes në Festivalin EuroBalkan Film, drejtoresha e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqiri, së bashku me ambasadoren e Kosovës në Itali, Nita Shala, janë takuar me drejtorin e përgjithshëm për Kinemanë dhe Audiovizualin në Ministrinë e Kulturës së Italisë, Giorgio Carlo Brugnoni.

Sipas njoftimit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive, ku u diskutua për thellimin e marrëdhënieve kulturore dhe kinematografike ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit u dakordua që të nisin përgatitjet për hartimin e një marrëveshjeje bilaterale për bashkëprodhimin e filmave mes Kosovës dhe Italisë.

Kjo marrëveshje synon të krijojë mundësi të reja për bashkëpunim ndërmjet industrive filmike, zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimin profesional e artistik.

Qendra Kinematografike e Kosovës e ka vlerësuar takimin si një hap të rëndësishëm drejt krijimit të partneriteteve të reja ndërkombëtare dhe zgjerimit të prezencës së filmit kosovar në arenën evropiane.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

The Weeknd publikon këngën e re “Hong Kong”, frymëzohet nga muzika kantoneze

Published

on

Këngëtari kanadez The Weeknd ka publikuar këngën e tij më të re, të titulluar “Hong Kong”, si dedikim për qytetin që e priti gjatë ndalesës së tij në turneun botëror.

Kënga bazohet në melodinë dhe vokalin në gjuhën kantoneze të hitit “Monsoon”, të publikuar në vitin 1993 nga këngëtarja Faye Wong, një prej emrave më të njohur të muzikës Cantopop.

“Hong Kong” u interpretua për herë të parë më 24 tetor, në koncertin e parë të serisë së performancave të The Weeknd në këtë qytet, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe përdoruesve të rrjeteve sociale.

Përmes këtij projekti, artisti shpreh vlerësimin e tij për muzikën Cantopop dhe krijimtarinë filmike të regjisorit Wong Kar-wai, një prej figurave më të njohura të kinematografisë aziatike.

Edhe kopertina e këngës ka një domethënie të veçantë. Ajo përmban një fotografi arkivore të Hong Kongut nga koleksioni personal i drejtorit të fotografisë Christopher Doyle, i njohur për bashkëpunimin me Wong Kar-wain në filmin “Chungking Express”, ku interpretojnë Faye Wong dhe Tony Leung.

Prezantimi i parë i këngës në skenë shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale. Një fragment i publikuar në Instagram grumbulloi më shumë se 18 milionë shikime, ndërsa vëmendja ndaj projektit riktheu në qendër edhe këngën origjinale të Faye Wong, e cila nisi të ngjitej sërish në klasifikimet e platformave muzikore.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara