Sport

Ky pritet të jetë ndryshimi i madh për Kampionatin Evropian “Euro 2020”

Published

on

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s raportohet se ka vendosur që të rrisë numrin e lojtarëve që mund të ftohen nga skuadrat për Kampionatin Evropian Euro 2020 në 26 lojtarë.

Ky lajm i rëndësishëm vjen nga “The Times”, që parashikon që Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka krijuar mundësinë e regjistrimit të 26 lojtarëve për Kampionatin Evropian.

Gazeta pretendon se deklarata zyrtare do të publikohet së shpejti dhe se komiteti i ekipeve kombëtare ka lejuar këtë rritje për shkak të pandemisë Covid-19.

Mbetet të shihet nëse ky lajm do të zyrtarizohet ashtu siç pretendon “The Times”.

Sport

Ivan Rakitiq pensionohet nga futbolli

Published

on

Mesfushori kroat, Ivan Rakitiq, ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij. Lajmi u bë i ditur nga vet ai, përmes një shkrimi në Instagram.

Gjatë karrierës së tij, ai luajti për skuadrat si Baseli, Schalke, Sevilla, Barcelona, Al-Shabab dhe së fundi te Hajduk Split.

Suksesin më të madh në karrierë e kishte në Spanjë ku fitoi 2 herë Europa League me Sevillën si dhe po ashtu ishte pjesë e asaj skuadre të Barcelonës që fitoi “Tripletën” , në vitin 2015 ku edhe shënoi në finale ndaj Juventusit.

Ai po ashtu kishte sukses edhe me Kroacinë, ku shkoj në finale të Botërorit në vitin 2018.

Continue Reading

Sport

​Drita e nis sot rrugëtimin në Ligën e Kampionëve

Published

on

By

Sonte në mbrëmje, Drita e Gjilanit do të përballet me kampionët e Luksemburgut, FC Differdange, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve 2025/26.

Kampionët e Kosovës, të drejtuar nga trajneri Zekirija Ramadani, vijnë në këtë sfidë pas një sezoni dominues në Superligë dhe disa ndeshjeve miqësore përgatitore. Drita kërkon të vazhdojë formën pozitive në shtëpi, ku ka humbur vetëm tre ndeshje që nga vera e kaluar.

Në anën tjetër, Differdange, fitues i kampionatit dhe Kupës së Luksemburgut, është përgatitur me tri miqësore dhe ka treguar formë të mirë jashtë fushe gjatë vitit 2025. Megjithatë, kujtimet e eliminimit në raundin e parë sezonin e kaluar nga Klaksvik mund të jenë ende të freskëta.

Sfida pritet të jetë e fortë, me Dritën që synon të hedhë hapin e parë drejt një kualifikimi historik në raundin tjetër./KosovaPress/

Continue Reading

Sport

Jamal Musiala pëson lëndim të rëndë në ndeshjen Bayern – PSG

Published

on

By

Gjatë ndeshjes së Bayernit ndaj Paris Saint-Germain, ylli i Bayern Munich, Jamal Musiala, pësoi një lëndim serioz në nyjen e këmbës. Në një duel në fund të pjesës së parë, portieri i PSG-së, Gianluigi Donnarumma, shkaktoi përdredhjen e gjurit të Musialas, duke e detyruar atë të largohet nga fusha me ndihmën e stafit mjekësor.

Lëndimi duket shqetësues dhe ka alarmuar jo vetëm skuadrën dhe tifozët, por edhe vetë Donnarumman, i cili u shfaq i tronditur nga incidenti.

Bayerni reagoi menjëherë në rrjetin social “X”, duke shprehur mbështetjen për lojtarin: “Jamal Musiala duhet të tërhiqet jashtë fushës pas një lëndimi të rëndë. Jemi me ty, Jamal!”

Situata e Musialas mbetet nën vëzhgim, ndërsa klubi dhe tifozët presin lajme më të detajuara për gjendjen e tij.

Continue Reading

Sport

Vdekja e Diogo Jota-s: Liverpool merr vendimin, përjetëson fanellën me numrin 20

Published

on

By

Ikja para kohe dhe në mënyrë tragjike e futbollistit Diogo Jota ka tronditur botën e futbollit dhe jo vetëm, ndërsa ka shkaktuar reagime të shumta, ku personazhe të të gjitha fushave, skuadra, lojtarë, por dhe tifozë i shprehën ngushëllimet familjarëve. Në Anfield, flamuri i Liverpool u ul në gjysmë shtizë, ndërsa tifozët e kuq bënë homazhe në nderim të yllit portugez të futbollit.

Pasi kënduan vargjet e Jota, si dhe himnin YNWA tifozët i kanë bërë një kërkesë drejtuesve të klubit për heqjen nga qarkullimi të fanellës me numrin 20.

Numri 20 duhet të mbetet përjetësisht i tij. Ai nuk ishte vetëm lojtar i madh, por një shpirt i pastër dhe njeri i jashtëzakonshëm”, deklaronin tifozët e ndryshëm.

Pak orë më pas ishte skuadra ajo e cila mori vendimin për përjetësimin e kësaj fanelle, duke e hequr përfundimisht nga qarkullimi, në nderim të lojtarit që humbi jetën.

Diogo Jota dhe vëllai i tij Andre humbën jetën në orët e para të mëngjesit të së enjtes si pasojë e një aksidenti automobilistik në Zamora të Spanjës. Ata ishin duke u kthyer nga Spanja drejt Anglisë, pasi sipas asaj që raportohet në mediat spanjolle, Jota e kishte të ndaluar të udhëtonte me avion për shkak të një ndërhyrje në mushkëri, duke preferuar linjën tokësore. Makina me të cilin dyshja udhëtonin shpërtheu në flakë pas një përplasje të fuqishme, duke mos i dhënë asnjë mundësi shpëtimi.

Continue Reading

Të kërkuara