Magazinë

Ky mendohet se është djali 20 vjeçar i Parashqevi Simaku, Luke Nohfe

Published

on

Ka qenë një ndër emrat më të komentuar ditëve të fundit.

Bëhet fjalë për ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku.

Ajo ka emigruar në SHBA për një jetë më të mirë dhe u martua me Robert Nohfe, një muzikant dhe nga dashuria mes tyre lindi një djalë.

Vite më pas, rrugët mes të dyve ndahen e madje këngëtarja e disa hiteve të mëdha mbetet e pastrehë rrugëve të Amerikës.

Artistja thotë se e ka pritur djalin e saj që ta shohë, por kjo gjë nuk ndodhi kurrë e të menjëhershme ishin reagimet e njerëzve për ta mësuar identitetin e të birit të Parashqevisë.

Disa portale në Shqipëri kanë zbuluar portretin e djalit të saj, Luke Nohfe, tashmë 20 vjeç, i cili duket sa një ngjashmëri të dukshme me të ëmën. /UBT News/

 

Lajmet

“Liria ka emër”, reagojnë shqiptarët me famë ndërkombëtare për UÇK-në

Published

on

By

Zhvillimet e fundit në Hagë kanë sjellë reagime të shumta edhe nga figura shqiptare me famë ndërkombëtare, të cilat ndër vite kanë shprehur lidhjen dhe përkrahjen e tyre për Kosovën.

Në mesin e emrave më të njohur janë Dua Lipa, Rita Ora dhe futbollisti Granit Xhaka, figura që kanë përfaqësuar Kosovën dhe shqiptarët në skenat më të mëdha ndërkombëtare.

Dua Lipa ka reaguar në rrjetet sociale duke shpërndarë mesazhe në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe duke rikujtuar sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Në një prej postimeve, të cilin e ka ndarë së bashku me babain e saj, Dukagjin Lipën, thuhet:

“Liria është fitu me gjak, me gjakun e dëshmorëve që dhanë jetën për liri. Askush nuk ka të drejtë ta njollosë luftën tonë për liri. Askush nuk ka të drejtë të njollosë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe idealin e mijëra të rinjve e të rejave që dhanë jetën për lirinë që e gëzojmë sot.

UÇK është dhe gjithmonë do të mbetet simbol i lirisë dhe pavarësisë sonë. Liria ka emër.”

Edhe Rita Ora ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke publikuar imazhe dhe mesazhe që lidhen me Kosovën dhe luftën për çlirim.

Ndërkohë, Granit Xhaka, një prej figurave më të njohura të sportit shqiptar në arenën ndërkombëtare, është po ashtu ndër emrat që vazhdimisht ka shfaqur lidhjen e tij me Kosovën dhe identitetin shqiptar.

Reagimet e figurave të njohura shqiptare kanë marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, duke rikthyer në qendër të vëmendjes historinë e luftës së Kosovës, sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e UÇK-së në çlirimin e vendit.

Mesazhi i përcjellë nga këto reagime është i fuqishëm: “Liria ka emër.”

D.L

Continue Reading

Lajmet

U arrestua për vjedhje, gruaja amerikane bëhet virale për shkak të ngjashmërisë me Jennifer Lopez

Published

on

Një grua nga Minnesota është bërë virale në internet pas publikimit të fotos së saj të arrestimit, për shkak të ngjashmërisë së madhe me këngëtaren e njohur Jennifer Lopez.

Cyrena Anne Quast, 35 vjeçe, u arrestua më 30 gusht në Monticello, pasi dyshohet se kishte vjedhur dy paketime me bateri për vegla elektrike, me vlerë rreth 580 dollarë, sipas një kallëzimi penal të siguruar nga The Watch MN.

Një punonjës i dyqanit thuhet se e kishte njohur Quast nga një vjedhje e dyshuar e ndodhur dy ditë më herët dhe kishte njoftuar policinë.

Sipas raportimeve, Quast pranoi se kishte vjedhur bateritë dhe u regjistrua me akuzën për vjedhje.

Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen në internet ishte fotografia e saj e arrestimit, e publikuar nga Zyra e Sherifit të Qarkut Wright, pasi shumë përdorues vunë në pah ngjashmërinë e saj me Jennifer Lopez.

“Për një moment mendova se ishte J.Lo, hahaha”, shkroi një përdorues.

Të tjerë reaguan me humor, duke e lidhur ngjashmërinë me këngën e Lopezit të vitit 2002, “Jenny from the Block”.

“Ka ndodhur një defekt në matricë”, shkroi një komentues, ndërsa një tjetër tha: “Në burg njihet si Jenny from D-Block!”

Fotografia e të arrestuarës ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, me përdoruesit që vazhdojnë të komentojnë ngjashmërinë e saj me yllin e muzikës dhe filmit.

Sipas Daily Mail, Quast u lirua një ditë pas arrestimit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

IBM dhe NASA publikojnë modelin e ri të AI për Hënën

Published

on

IBM dhe NASA kanë publikuar një model të ri të Inteligjencës Artificiale, të trajnuar me të dhëna nga dekada të tëra vëzhgimesh të Hënës, i cili do të jetë i qasshëm publikisht për studiuesit dhe zhvilluesit.

“NASA-IBM Lunar Foundation Model” është publikuar në platformën Hugging Face, së bashku me një bazë të unifikuar të të dhënave hënore, të përgatitur posaçërisht për përdorim në teknologjitë e machine learning.

Për dekada, misionet hapësinore kanë mbledhur sasi të mëdha të dhënash për Hënën, por ato janë ruajtur në formate dhe rezolucione të ndryshme, duke e vështirësuar analizimin e tyre në mënyrë të integruar.

Për të adresuar këtë problem, ekipet e IBM dhe NASA kanë kombinuar më shumë se 30 shtresa të dhënash nga nëntë instrumente të përdorura në katër misione të ndryshme. Në mesin e tyre janë Lunar Reconnaissance Orbiter dhe GRAIL të NASA-s, si dhe misioni japonez SELENE/Kaguya.

Një nga përdorimet më interesante të modelit është identifikimi i zonave ku mund të ketë depozita akulli në Hënë. Krateret që ndodhen vazhdimisht në hije konsiderohen ndër zonat më premtuese për praninë e akullit nën sipërfaqe, por analizimi i tyre është veçanërisht i vështirë.

Sipas IBM, modeli i ri ka ulur me 23 për qind gabimin në identifikimin e zonave me potencial të lartë për akull, krahasuar me modelin e përgjithshëm të vizionit kompjuterik SwinV2-B.

Modeli i ri pritet t’u ofrojë studiuesve dhe zhvilluesve një mjet të hapur për analizimin e të dhënave hënore dhe për zhvillimin e aplikimeve të reja në eksplorimin e Hënës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Javier Bardem nderohet me “Çmimin për Arritje Jetësore” në Festivalin e Filmit në Romë

Published

on

Aktori i njohur spanjoll, Javier Bardem, do të nderohet me “Çmimin për Arritje Jetësore” në Festivalin e Filmit në Romë, një nga ngjarjet e rëndësishme kinematografike në Itali. Çmimi do t’i dorëzohet nga regjisori i njohur italian, Paolo Sorrentino.

Festivali do të mbahet nga 13 deri më 25 tetor, ndërsa Bardem do të prezantojë edhe filmin “The Beloved”, me regji të Rodrigo Sorogoyen.

Filmi, i cili pati premierën botërore në Festivalin e Filmit në Kanë, rrëfen historinë e regjisorit Esteban Martinez, të interpretuar nga Bardem, i cili pas shumë vitesh ribashkohet me vajzën e tij, një aktore në ngritje.

Bardem së fundmi ishte pjesë edhe e Festivalit të Filmit në Venecia, ku prezantoi filmin “Bunker”, me regji të Florian Zeller.

Aktori spanjoll pritet të rikthehet në ekran në rolin e Stilgarit në filmin e shumëpritur “Dune: Part Three”, me regji të Denis Villeneuve.

Ndërkohë, Bardem ka përfunduar edhe xhirimet e filmit “Hello & Paris” të Amazon MGM Studios, ku interpreton përkrah aktores Kate Hudson./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara