Shëndet

Ky është sekreti që mund t’ju ndihmojë të humbni peshë

Published

on

Nëse po provoni mënyra të ndryshme të humbni peshë, shumica prej metodave do të dështojë.

Prandaj një sekret që është i dëshmuar nga ekspertët, është të mos hani shumë dhe t’i zgjedhni disa ushtrime rutinë që ngre normën metabolike, sikurse çiklizmi apo joga./UBTNews

Shëndet

Nga mëngjesi në darkë, udhëzuesi i saktë për konsumin e ujit

Published

on

8 gota ujë në ditë? Nuk është e nevojshme të numëroni gotat. Studimet tregojnë se njerëzit që pijnë ujë kur janë të etur janë mjaftueshëm të hidratuar. Lëngjet, supat dhe perimet gjithashtu kontribuojnë në marrjen e ujit.

Megjithatë, pini me masë, sepse konsumimi i tepërt mund të shkaktojë overdozë uji, një gjendje e rrezikshme për organizmin.

Veza dëmton zemrën? Jo. Konsumi i dy vezëve në ditë nuk rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës. Vezët përmbajnë omega-3 dhe aminoacide të rëndësishme për shëndetin kardiak. Ato janë pjesë e një diete të ekuilibruar dhe të shëndetshme.

Ajri i ftohtë shkakton sëmundje? Jo domosdoshmërisht. Qëndrimi në temperatura të ulëta nuk shkakton ftohje apo grip. Në fakt, njerëzit që kalojnë kohë jashtë shpesh janë më të shëndetshëm, pasi bakteret zakonisht lulëzojnë në ambiente të ngrohta dhe të mbyllura.

Multivitamina çdo ditë? Multivitaminat duhet të merren vetëm nëse rekomandohen nga mjeku. Ato nuk mund të zëvendësojnë vitaminat dhe mineralet që merrni nga ushqimet e shëndetshme si fruta, perime, drithëra, arrorë dhe vaj ulliri.

Mëngjesi ndihmon për humbje peshe? Mëngjesi mund të ndihmojë të kontrolloni urinë gjatë ditës, por nuk garanton humbje peshe. Efekti varet nga zgjedhja e ushqimeve dhe nga dieta gjatë gjithë ditës. Një mëngjes i shëndetshëm, i pasur me proteina dhe fibra, mund të ndihmojë kontrollin e oreksit.

Sheqeri bën fëmijët hiperaktivë? Nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë. Sheqeri është i dëmshëm në sasi të mëdha, por nuk shkakton hiperaktivitet tek fëmijët. Shpesh prindërit interpretojnë sjelljen normale të fëmijëve si hiperaktivitet pas konsumimit të ëmbëlsirave.

Kërcitja e gishtave shkakton artrit? Jo. Zhurma vjen nga gazrat që formohen në nyje dhe nuk shkakton artrit. Megjithatë, kërcitja e tepruar mund të çojë në ënjtje ose pak shqetësim në duar, por nuk ka lidhje me sëmundjet kronike të kyçeve. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Këshilla të thjeshta për parandalimin e ndryshimeve hormonale

Published

on

Ndryshimet hormonale nuk janë vetëm çështje e grave, ato ndikojnë gjithashtu edhe tek burrat. Hormonet kontrollojnë humorin, energjinë, tretjen dhe madje paraqitjen e jashtme.

Kujdesi ndaj shëndetit hormonal nis me largimin e stresit, aktivitet fizik dhe ushqyerje të shëndetshme.

Ushqyesit kryesorë për ekuilibrin hormonal:

Vitaminat B: Të domosdoshme për funksionin normal të hormoneve dhe pastrimin e organizmit nga toksinat. Suplementët më të lehtë për t’u përthithur janë më të efektshëm.

Acidet yndyrore Omega-3: Ndihmojnë kundër inflamacionit kronik dhe ruajnë ekuilibrin hormonal. Gjenden tek salmoni, sardelet, farat e linit dhe chia, ose në suplementë.

Probiotikët: Mbajnë florën intestinale të balancuar, përmirësojnë tretjen dhe pengojnë ndryshimet hormonale të shkaktuara nga stres dhe përdorimi i antibiotikëve. Ato prodhojnë vitamina dhe mbrojnë sistemin imunitar.

Dieta e pasur me këta ushqyes, me një stil jete të shëndetshëm, ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit hormonal dhe mirëqenien e përgjithshme. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

A është e sigurt të ruani ushqimet në letër alumini?

Published

on

Shumica prej nesh e përdorin letrën e aluminit për të mbështjellë mbetjet e ushqimit ose për të paketuar ushqime për t’u marrë me vete.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se ajo nuk është gjithmonë mënyra më e sigurt për të ruajtur ushqimin.

Ndryshe nga enët plastike ose qelqi që mund të mbyllen hermetikisht, letra e aluminit nuk e mbron ushqimin nga ajri.

Kjo shkakton prishje më të shpejtë e rritje të baktereve të dëmshme. Lagështia nga ushqimi mund të ndikojë në shijen dhe strukturën e tij.

Ushqimet acidike ose të kripura mund të reagojnë me aluminin, duke ndryshuar aromën dhe shijen e tyre dhe duke krijuar rreziqe të mundshme shëndetësore.

Nuk rekomandohet të mbështillni ushqimin e nxehtë direkt në letër alumini; është më mirë të prisni që të ftohet në temperaturën e dhomës dhe ta ruani vetëm për një ose dy ditë.

Për ruajtje më të sigurt dhe më të gjatë, përdorni enë qelqi ose plastike me kapak. Këto zgjidhje mbrojnë ushqimin më mirë dhe e ruajnë freskinë e tij për më shumë kohë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Studim i ri: Kanceri mund të shkaktojë 75% më shumë vdekje brenda tri dekadave

Published

on

Numri i vdekjeve nga kanceri* në mbarë botën pritet të rritet me gati 75% gjatë 25 viteve të ardhshme, pavarësisht përparimeve në trajtime dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të kufizuar faktorët e rrezikut, sipas një studimi të ri, të publikuar në revistën mjekësore “Lancet”.

Kanceri, një lloj sëmundjeje që përcaktohet nga ndarja e pakontrolluar e qelizave në një ose më shumë vende të trupit.

Kjo rritje jonormale ndikon në shëndetin e një personi në mënyra të ndryshme. Mund të ndërhyjë fizikisht në funksionet e organeve, të zëvendësojë qelizat funksionale, ose të shkaktojë çrregullime të ndryshme. Në raste të rënda, kjo ndikim mund të jetë fatal.

Kanceri është shkaku i dytë kryesor i vdekjeve në mbarë botën, me vlerësim që 1 në 6 vdekje u shkaktua nga një formë e kësaj sëmundjeje më 2018. Kjo rritje nënkupton se 18.6 milionë njerëz pritet të vdesin nga kanceri në vitin 2050.

Rastet e reja të kancerit parashikohet të rriten mbi 60% gjatë kësaj periudhe, duke arritur në 30.5 milionë, sipas raportit.

“Rritja dhe plakja e popullsisë pritet të jenë faktorët kryesorë që do të nxisin këto rritje”, tha studimi, duke shtuar: “Më shumë se 40% e vdekjeve nga kanceri lidhen me 44 faktorë rreziku “të modifikueshëm”, si pirja e duhanit, dieta e pashëndetshme e sheqeri i lartë në gjak”.

Shtetet me të ardhura më të ulëta pritet të goditen më rëndë nga rritja e pritshme e rasteve të reja dhe vdekjeve nga kanceri.

Faktorët e modifikueshëm të rrezikut luajtën rol në 46% të vdekjeve nga kanceri te burrat në vitin 2023, kryesisht për shkak të duhanit, dietës, alkoolit, rreziqeve profesionale dhe ndotjes së ajrit.

Te gratë, për të cilat 36% e vdekjeve nga kanceri lidhen me faktorë të modifikueshëm; faktorët kryesorë ishin duhani, seks i pambrojtur, dieta, mbipesha dhe sheqeri i lartë në gjak.

“Ka mundësi të jashtëzakonshme për vendet që të përqendrohen te këta faktorë rreziku, duke parandaluar potencialisht raste kanceri dhe duke shpëtuar jetë,” tha Dr. Theo Vos, një nga autorët e studimit dhe studiues në “Institute for Health Metrics and Evaluation” në SHBA.

Raporti përfshiu 47 lloje kanceri në 204 vende dhe territore të ndryshme, duke ndjekur rastet dhe vdekjet nga periudha 1990-2023 dhe më pas, duke parashikuar këto shifra deri në vitin 2050.

Më 2023, pati 18.5 milionë raste të reja kanceri dhe 10.4 milionë vdekje në mbarë botën, të dyja rritje të mëdha që nga 1990-a. Megjithatë, shkalla e vdekjeve ka rënë kryesisht për shkak të uljeve në vendet më të pasura.

Pritet që barra e rritjes së numrit të vdekjeve si pasojë e kancerit të godasë më rëndë vendet me të ardhura më të ulëta në vitet e ardhshme. Ato do të përbëjnë më shumë se gjysmën e rasteve të reja të kancerit dhe 2/3 e vdekjeve nga tani deri në vitin 2050, sipas raportit.

Meghnath Dhimal nga “Nepal Health Research Council”, i cili gjithashtu punoi në studim, e quajti këtë fenomen “një katastrofë të afërt”.

Kërkuesit kërkuan përmirësim të qasjes në diagnoza më të shpejta dhe më të sakta të kancerit, trajtim cilësor dhe kujdes mbështetës, veçanërisht në vendet me të ardhura më të ulëta. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara