Lajmet

Ky është profesori i vërtetë që fshihet pas La Casa De Papel

Seriali “La Casa de Papel” ishte shfaqja më e njohur në Netflix dhjetorin e vitit 2021.

Published

on

Asgjë që keni parë në serialin “La Casa de Papel”, për vjedhjen e gjigantëve në Bankën e Spanjës nuk ka qenë e sajuar, e shpikur, apo e pavërtetë.

Për këtë japin garanci producentët dhe vetë “profesori” që ka udhëzuar skenaristët në shkrimin e serialit. Ai quhet Luis Ramon Nunez, është 71 vjeç dhe është inxhinier në pension që jeton në Madrid.

“Producentët thonë se unë jam profesori i vërtetë”, tha ai në një intervistë për “Corriere della Sera”.

Me anë të studimeve dhe të gjithë përllogaritjeve të tij është realizuar një nga vjedhjet më të mëdha të ekranizuara të faqes. Producentët e kanë kontaktuar për t’i marrë një këshillë për Bankën e Spanjës dhe ai gjeti mundësinë për të bërë këtë, në kohë rekord.

Në vetëm 3 orë, inxhinieri studioi kohën dhe fuqinë që duhej për të punuar arin me disa përllogaritje të thjeshta. “Përdora ekuacione që përdorin shumë studentë”, ka treguar ai.

Kënaqësia e madhe për të është vet fakti që e gjithë bota është magjepsur pas idesë së tij. Seriali “La Casa de Papel” ishte shfaqja më e njohur në Netflix dhjetorin e vitit 2021./lapsi.al

Lajmet

​Peja debuton me humbje në Ligën ENBL

Published

on

GO+ Peja debutoi me humbje në Ligën ENBL, pasi që skuadra u mund nga Riga Zelli me rezultat 72:83.

Fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar, me të dy skuadrat, që nuk arrinin të shkëputeshin, derisa çereku i parë përfundon 20:17.

Mysafirët ishin më të mirë në periudhën e dytë, që e fituan 21:30, për të shkuar në pushim me rezultat 41:47.

Periudha e tretë ishte tërësisht e barabartë, duke u karakterizuar me jo shumë pikë të shënuara, 15:15, kurse shifrat pas 30 minutash ishin 56:62. Në dhjetë minutat e fundit, nuk ndodhi përmbysja e vendasve, duke pësuar 72:83.

Te vendasit, Tajh Nugace Green kishte 20 pikë e shtatë kërcime, derisa Skyler Tyron Flatten shtoi 14 pikë.

Kjo ishte ndeshja e parë për pejanët në këtë ligë, ndërsa fitorja e dytë për skuadrën letoneze në dy ndeshje./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Dy raste të dhunës në familje brenda një dite në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të dhunës në familje që kanë ndodhur gjatë ditës së hënë në Prishtinë.

Rasti i parë është regjistruar rreth orës 11:00, ku një mashkull kosovar është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një femre kosovare. Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në raport nga Policia e Kosovës.

Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur po atë ditë, rreth orës 19:00, ku një tjetër mashkull kosovar është arrestuar nën të njëjtat dyshime për dhunë në familje ndaj një viktime femër kosovare. Edhe në këtë rast, pas intervistimit, prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të mbahet në paraburgim.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nen dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se hetimet për të dy rastet janë në zhvillim, ndërsa viktimave u është ofruar ndihma e nevojshme./D.B/UBTNews

Continue Reading

Lajmet

​Ronaldo me një tjetër rekord botëror në historinë e futbollit

Published

on

Cristiano Ronaldo ka vendosur një tjetër rekord historik pasi shënoi dy gola në pjesën e parë të ndeshjes kundër Hungarisë, duke përmbysur rezultatin pas avantazhit fillestar të Szalai dhe duke i dhënë Portugalisë epërsinë 2-1.

Falë këtyre dy realizimeve, kapiteni i Portugalisë arrin në 41 gola në kualifikimet e Kupës së Botës, duke kaluar sulmuesin guatemalas Carlos Ruiz, i cili kishte 39.

Në podium qëndron edhe Lionel Messi, me 36 gola, që mban vendin e tretë në renditjen historike.

Nga futbollistët evropianë, përveç Ronaldos, në listën e 25 më të mirëve renditen: Robert Lewandowski (33 gola), Edin Džeko (29), Andriy Shevchenko (26), Harry Kane (23) dhe Memphis Depay (22)./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Prizren: Humb jetën një motoçiklist i raportuar si i zhdukur

Published

on

By

Në fshatin Tupec të Prizrenit, është gjetur pa shenja jete një person, i cili më herët ishte raportuar si i zhdukur.

Sipas raportit 24-orësh nga Policia e Kosovës, dyshohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motoçikletë. Nga hetimet paraprake në vendin e ngjarjes, besohet se ai ka humbur kontrollin mbi motoçikletën dhe ka pësuar lëndime fatale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e tij.

Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte i raportuar i zhdukur, është gjetur në fshatin Tupec ku sipas vendit të ngjarjes dyshohet se ai ishte aksidentuar me motoqiklete dhe si pasojë ka mbetur i vdekur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.” thuhet në njoftim./D.B/UBTNews

Continue Reading

Të kërkuara