

Shëndeti
Ky është produkti ushqimor i cili mbronë shëndetin e flokut!
Majoneza ka disa vlera shëndetësore për organizmin, gjithmonë nëse nuk e teproni me të.
Published
4 years agoon
By
UBT newsMajoneza është një nga salcat më të përdorura në botë.
Kohët e fundit, industria ushqimore po prodhon variante me pak yndyrë dhe me përbërës natyralë në përpjekje për ta vendosur majonezën në listën e ushqimeve të shëndetshme
Studimet thonë se ajo ka disa vlera shëndetësore për organizmin, gjithmonë nëse nuk e teproni me të.
Sipas tyre, majoneza është e pasur me vitaminë E dhe acide yndyrore omega-3 që e mbajnë zemrën të shëndetshme dhe parandalojnë goditjet e ndrhyshme.
Pa dyshim që majoneza ka shumë yndyrë, por kjo nuk do të thotë që duhet ta hiqni një herë e përgjithmonë nga menuja ushqimore.
Majoneza ka edhe vitaminat A, D, E dhe K të cilat treten në yndyrë.
Yndyrnat tek majoneza janë të pangopura dhe ndihmojnë në përthithjen e ushqyesve dhe uljen e kolesterolit në gjak.
Majoneza rekomandohet të përdoret edhe në maska flokësh, sidomos për flokë të thatë.
Si Të Përdorni Majonezën Për Zbutjen e Flokëve
Njerëzit që duan të zbusin flokun dhe ta mbajnë atë nën kontroll, duhet të përdorni majonezën si një maskë të shkëlqyer.
Ajo përmban një antioksidant të fuqishëm që i jep flokut forcë, shkëlqim dhe volum.
Siç e thamë edhe më lart, majoneza është mirëbërëse për flokë të thatë e të dëmtuar.
Për këtë maskë ju nevojiten gjysëm filxhan çaji me majonezë me yndyrë të plotë.
Rriheni majonezën deri sa të bëhet e butë si push.
Flokët duhet të jenë të lagur.
Lyejini ato me majonezë në të gjithë gjatësinë e tyre dhe përqendrohuni tek zonat e dëmtuara të flokëve.
Më pas mbështilleni kokën me një kapuç plastik për 30 minuta.
Flokun duhet ta shpëlani me ujë të ftohtë dhe më pas ta lani me shampo si zakonisht.
Trajtimi me majonezë është tejet i rekomanduar nga stilistët më në zë të flokëve dhe mund të bëëhet krejt lehtë në shtëpi./AgroWeb.org
You may like
Shëndeti
Studimi: Bakteret e zorrëve mund të lidhen me pagjumësi
Published
15 hours agoon
August 16, 2025By
UBT News
Një studim i publikuar në “General Psychiatry” sugjeron se disa baktere të pranishme në zorrë mund të kontribuojnë në shfaqjen e pagjumësisë.
Rreth 10% e të rriturve vuajnë nga kjo gjendje, ndërsa 20% të tjerë përjetojnë simptoma të herëpashershme si vështirësi për të fjetur, gjumë me cilësi të dobët, irritim dhe lodhje gjatë ditës.
Sipas Euroneës Health, hulumtimi i bazuar në të dhëna gjenetike nga afro 387,000 pacientë me pagjumësi dhe analizën e mikrobiomës së zorrëve të rreth 27,000 personave, zbuloi një lidhje dypalëshe: disa lloje bakteresh rrisin rrezikun e pagjumësisë, ndërsa vetë pagjumësia ndikon në rritjen e këtyre baktereve.
Katërmbëdhjetë grupe bakteresh e rritën rrezikun me 1–4%, ndërsa tetë grupe të tjera e ulën me 1–3%.
Personat me pagjumësi kishin nivele dukshëm më të ulëta të shtatë grupeve bakteresh dhe më të larta të 12 grupeve të tjera.
Mikrobioma e zorrëve – e përbërë nga baktere, kërpudha e viruse, luan rol në tretjen e ushqimit, rregullimin e imunitetit dhe neutralizimin e mikrobeve të dëmshme. Mekanizmi i saktë nuk është ende i qartë, por një teori sugjeron se pagjumësia ndikon në nivelet e serotoninës dhe dopaminës, neurotransmetues të lidhur me ciklin e gjumit, të cilët ndikojnë në funksionimin e zorrëve.
Faktorë tjerë mund të përfshijnë inflamacionin dhe rregullimin e imunitetit. Shumica e pjesëmarrësve ishin me origjinë europiane – studiuesit besojnë se gjetjet mund të hapin rrugën për trajtime të reja kundër pagjumësisë, përmes probiotikëve, prebiotikëve ose transplanteve fekale.
Shëndeti
E dini kur është koha ideale për të pirë kafe?
Published
16 hours agoon
August 16, 2025By
UBT News
Kafeja është një nga pijet më të njohura në botë. Ajo përmban një stimulues shumë të njohur të quajtur kafeinë. Shumë njerëz pinë një filxhan kafeje sapo zgjohen, ndërsa të tjerë besojnë se është më mirë të presësh disa orë dhe më pas ta konsumosh.
Ky artikull shpjegon se kur është koha më e mirë për të pirë kafen që të përfitosh maksimumin prej saj e të minimizosh efektet anësore.
Shumë njerëz e pijnë kafenë pasi zgjohen, por disa ekspertë sugjerojnë që kjo mund të mos jetë koha më e mirë për ta konsumuar.
Kur zgjohemi, trupi prodhon në mënyrë natyrale një hormon të quajtur kortizol, i cili ndihmon në rritjen e vigjilencës e rregullon funksione të rëndësishme si metabolizmi dhe presioni i gjakut. Nivelet e kortizolit janë më të larta zakonisht 30–45 minuta pas zgjimit e ulen gradualisht gjatë ditës.
Disa mendojnë se pirja e kafesë gjatë kësaj periudhe mund të jetë më pak efektive, pasi trupi është natyrshëm në gjendje zgjimi, është sugjeruar se koha më e mirë për të pirë kafe është në mesditë ose vonë në mëngjes, kur niveli i kortizolit është më i ulët.
Për shumicën e njerëzve që zgjohen rreth orës 6:30 të mëngjesit, kjo kohë është ndërmjet orës 9:30 dhe 11:30. Edhe pse kjo mund të ketë një bazë, nuk ka studime që tregojnë se vonesa e pirjes së kafesë e bën atë më efektive sesa nëse pihet menjëherë pas zgjimit.
Një tjetër arsye pse është sugjeruar të shtyhet pirja e kafesë është se kafeina rrit nivelet e kortizolit. Pirja e kafesë kur kortizoli është në kulmin e tij mund të çojë në rritje edhe më të lartë. Nivelet e larta të kortizolit për periudha të gjata dëmtojnë sistemin imunitar dhe të shkaktojnë probleme shëndetësore.
Pra, nuk ka ndonjë rrezik të madh nëse preferoni ta pini kafen menjëherë pas zgjimit në vend që të prisni disa orë. Por nëse jeni të gatshëm ta ndryshoni zakonin tuaj të mëngjesit, mund të vini re se shtyrja e pirjes së kafesë për disa orë mund t’ju japë më shumë energji.
Shëndeti
Shëndeti mendor, praktikat që ndihmojnë në luftën kundër ankthit dhe stresit
Published
17 hours agoon
August 16, 2025By
UBT News
Shëndeti mendor është një komponent i rëndësishëm i mirëqenies sonë dhe duhet trajtuar me po aq kujdes sa dhe shëndeti fizik.
Në një botë ku presionet e jetës dhe stresi janë të pranishëm, është thelbësore të merremi me menaxhimin e emocioneve dhe të ruajmë një balancë mendore.
Një nga mënyrat më efektive për të luftuar ankthin dhe stresin është meditimi, që ndihmon në qetësimin e mendjes e rritjen e vetëdijes për momentin aktual.
Mbajtja e lidhjeve të forta me miqtë dhe familjen është një mbështetje e paçmuar, pasi ofron një rrjet të sigurt emocional që ndihmon në përballimin e vështirësive. Ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti fizik luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e humorit dhe uljen e niveleve të ankthit.
Ushqimet e pasura me vitamina dhe minerale kontribuojnë në funksionimin optimal të trurit, ndërsa ushtrimet ndihmojnë në çlirimin e endorfinave, që janë hormonet e lumturisë.
Përveç kësaj, një orar i rregullt gjumi është i domosdoshëm për rikuperimin e trupit, duke ndihmuar në ruajtjen e një shëndeti të qëndrueshëm mendor.
Është e rëndësishme të dëgjoni trupin dhe mendjen; nëse ndiheni të lodhur ose të mbingarkuar, kërkoni mbështetje nga profesionistët e shëndetit mendor dhe mos hezitoni të kërkoni ndihmë kur keni nevojë.
Këto hapa të thjeshtë mund të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e jetës dhe të mbajnë shëndetin mendor në balancë.
Aktualitet
UBT përgatit liderët e ardhshëm të fushës paramjekësore
Published
18 hours agoon
August 16, 2025By
Driton Iseni
UBT ka hapur regjistrimet për programin Master në Shkenca Paramjekësore, i cili synon të përgatisë profesionistë të domosdoshëm për sektorin shëndetësor, të aftë për të kontribuar në diagnostikim, trajtim dhe parandalim të sëmundjeve, duke vepruar në vijën e parë të kujdesit për jetën.
Ky program është ndërtuar mbi një kurrikulë multidisiplinare, të harmonizuar me modelet më të mira evropiane dhe amerikane, që ndërthur mësimin teorik me përgatitjen praktike. Studentët përfitojnë trajnim të avancuar në fushat e kujdesit emergjent, laboratorëve mjekësorë dhe diagnostikës klinike, duke përdorur pajisje bashkëkohore mjekësore dhe laboratorike.
Përgatitje gjithëpërfshirëse dhe praktike
Gjatë studimeve, studentët do të aftësohen në pesë kategori kyçe të fushës së paramedikëve:
- Parandalimi i vdekjes së njerëzve
- Rritja e cilësisë së jetës
- Ndihma në rikuperimin nga sëmundjet apo dëmtimet
- Menaxhimi i pranimeve dhe ri-pranimeve urgjente
- Kujdesi për rastet kronike të ndjeshme (astma, diabeti, epilepsia etj.)
Programi përfshin gjithashtu përdorimin e tele-shëndetit dhe kujdesit tele-komunikues, duke u mundësuar studentëve të ofrojnë kujdes efikas dhe inovativ, sidomos për zonat e largëta apo për pacientët me nevoja të veçanta.
Misioni dhe vizioni
Misioni i Masterit në Shkenca Paramjekësore është të kontribuojë në arsimin e lartë përmes:
- Kurrikulave bashkëkohore, të bazuara në praktikat më të mira ndërkombëtare
- Hulumtimit shkencor në bashkëpunim me partnerë vendas e ndërkombëtarë
Programi synon të ofrojë një mjedis mësimor mbështetës, ku studentët zhvillojnë aftësitë klinike, kërkimore dhe menaxheriale që kërkohen në tregun e punës.
Përfshirje aktive në kërkim dhe shërbim
Studentët dhe stafi i programit marrin pjesë në:
- Projekte kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare
- Simpoziume dhe forume shkencore
- Konsulencë dhe asistencë teknike për institucione shëndetësore publike e private
- Hartimin e politikave shëndetësore në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë
Aftësitë e të diplomuarve
Pas përfundimit të programit, të diplomuarit do të jenë të aftë:
- Të ofrojnë kujdes shëndetësor holistik në komunitetet urbane, rurale dhe industriale
- Të marrin vendime komplekse në situata emergjente dhe të udhëheqin ekipe paramjekësore
- Të zbatojnë standarde të larta ligjore, etike dhe profesionale në praktikë
- Të përdorin metoda kërkimore për të përmirësuar rezultatet shëndetësore
- Të integrojnë njohuritë ndërdisiplinore në menaxhimin e shërbimeve shëndetësore
Masteri në Shkenca Paramjekësore në UBT është më shumë sesa një diplomë – është një përgatitje për jetë, duke formuar profesionistë që jo vetëm reagojnë ndaj emergjencave, por punojnë për t’i parandaluar ato, duke i dhënë shoqërisë ekspertë të gatshëm për të mbrojtur dhe përmirësuar jetën.

ShBA-ja i dhuron Kosovës 50 automjete të blinduara për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse

Studimi: Bakteret e zorrëve mund të lidhen me pagjumësi

Studim: Chip i trurit deshifron mendimet me saktësi deri në 74%

E dini kur është koha ideale për të pirë kafe?

Në konferencën e parë te Milani, Jashari: Rrënjët shqiptare më japin forcë, Xhaka mbetet shembull i madh për mua

Shëndeti mendor, praktikat që ndihmojnë në luftën kundër ankthit dhe stresit

Johnny Depp në bisedime për rikthim në filmin “Piratët e Karaibeve”

UBT përgatit liderët e ardhshëm të fushës paramjekësore

Këshilla si të kërkoni rritje page
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit