Sport

Ky është prioriteti i Pulisic

Ai e dëshiron transferimin te Milani.

Published

on

Christian Pulisic si duket është afër largimit nga Chelsea, dhe ylli amerikan e ka bërë të qartë se cili është prioriteti i tij.

Pulisic e dëshiron transferimin te Milani, dhe këtë gjë ylli amerikan e ka prioritet dhe e ka bërë të qartë që nga java e kaluar.

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano bën të ditur se bisedimet mes Chelsea dhe Milanit janë duke vazhduar për të gjetur një marrëveshje për tarifën e transferimit.

Thuhet se Chelsea po kërkon 25 milionë euro për shërbimet e yllit amerikan.

Sport

Arritje historike për Fabion, e barazon rekordin e më së shumti ndeshjeve zyrtare

Published

on

Fabio Deivson Lopes Maciel e ka barazuar rekordin e ndeshjeve zyrtare si profesionist, të cilin deri tash e mbante legjenda angleze, Peter Shilton.

Sipas librit të rekordeve “Guinness”, Shilton i kishte zhvilluar 1390 ndeshje zyrtare, ndërsa Fabio, 44 vjeç, e arriti të njëjtën shifër dhe mund ta kalojë anglezin qysh në natën e së mërkurës në sfidën e Copa Sudamericana kundër America Cali.

“1.390 herë, idhull”, festoi Fluminense në rrjetet sociale pas fitores 2:1 kundër Fortalezas. “Dua t’i falëndroj të gjithë njerëzit që kanë qenë pjesë e jetës sime”, deklaroi portieri pasi e bëri këtë arritje.

Një primat që mund të vazhdojë të rritet: portieri së fundmi e ka vazhduar konratën me klubin e tij deri në dhjetor të vitit 2026.

Fabio kishte debutuar si profesionist më 1997, në të njëjtin vit kur Shilton i kishte vendosur këpucët në gozhdë, i pati 10 paraqitje me Kombëtaren, i fitoi tre kampionate braziliane dhe ka triumfuar në vitin 2023 në Copa Libertadores me Fluminensen duke e mposhtur Boca Juniorsin me rezultat 2:1.

Në këtë verë shkoi deri në gjysmëfinale të Botërorit të Klubeve duke u ndalur nga Chelsea (0-2).

Një rekord që e bën Fabion njërin prej portierëve më jetëgjatë dhe më triumfues në histori të futbollit botëror.

Continue Reading

Sport

Peja debuton në Ligën ENBL, Prishtina për herë të dytë, njihen me kundërshtarët e tyre

Published

on

Dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës, Peja dhe Sigal Prishtina do të marrin pjesë në Ligën ENBL. Ky është edicioni i pestë i kësaj lige, ku marrin pjesë 27 skuadra evropiane, derisa 16 më të mirat kalojnë në fazën e eliminimit direkt.

Peja debuton në këtë ligë, derisa për Prishtinën do të jetë hera e dytë që është pjesë e kësaj lige. Sot është hedhur shorti për edicionin e ri, ku skuadrat zhvillojnë tetë ndeshje, katër në shtëpi dhe katër si mysafirë.

Faza e Ligës e ENBL League fillon më 23 shtator 2025 dhe do të zgjas deri në prill 2026.

Kundërshtarët e KB Pejës në këtë garë janë:

Riga Zeli, Letoni

BC Iraklis, Greqi

Newcastle Eagles, Britani e Madhe

BC Spartak Sleven, Bullgari

BK Olomoucko, Çeki

Dziki Warszawa, Poloni

KK Dubrava, Kroaci

Kundërshtar i tetë do të vendoset nga ENBL ndërkohë

Kundërshtarët e KB Sigal Prishtinës janë:

BK Opava (Çeki)

Gimle Basket (Norvegji)

Brussels Basketball (Belgjikë)

Slovan Bratislava (Sllovaki)

Tindastoll Saudarkrokur (Islandë)

Keila Coolbet (Estoni)

Manchester Basketball (Britani e Madhe)

Dhe një skuadër kroate

Continue Reading

Sport

Igli Tare vazhdon pazaret e mira, e shet yllin e Milanit në Premierligë

Published

on

Igli Tare vazhdon ta dëshmojë veten se është një drejtor i zoti në detyrë.

Tare është marrë vesh me Leeds Unitedin për të shitur 24 milionë euro yllin e skuadrës, Noah Okafor.

Marrëveshja është arritur mëngjesin e sotëm dhe se lojtari zvicerian është nisur për në Angli.

Continue Reading

Sport

Lewandowski: Topi i Artë është komercial

Published

on

Robert Lewandowski ka kritikuar procesin e përzgjedhjes së Topit të Artë dhe ka përsëritur dyshimet e ngritura së fundmi nga Cristiano Ronaldo, duke sugjeruar se çmimi “The Best” i FIFA-s mund të jetë më i besueshëm se çmimi i France Football.

Duke folur për BBC-në, sulmuesi i Barcelonës tha se disa lojtarë të Barcelonës meritojnë njohje këtë vit bazuar në performancat e tyre.

“Ka pretendentë të fortë nga Barcelona që meritojnë vlerësim”, ka thënë fillimisht Lewandowski.

Lewandowski vuri në dyshim cili çmim individual kishte më shumë vlerë në futbollin modern.

“Nuk e di se cili është më i rëndësishëm: Më i miri nga FIFA që është më i drejtë apo Topi i Artë që është më komercial”.

Më pas ai reflektoi mbi mundësinë e tij të humbur në vitin 2020, kur ceremonia e Topit të Artë u anulua për shkak të pandemisë, pavarësisht se e udhëhoqi Bayern Munich drejt një triplete që më vonë u bë gjashtëfish.

“Askush nuk e kupton… është pjesë e futbollit dhe gjithashtu pjesë e politikës”, përfundoi sulmuesi polak.

Continue Reading

Të kërkuara