Lajmet

Ky është i vetmi shtet evropian që nuk po vuan nga kriza energjetike

Norvegjia është shndërruar në furnizuesen e parë me gaz të Bashkimit Evropian.

Published

on

Për shkak të luftës në Ukrainë dhe një rreziku real të ndërprerjes së furnizimeve energjitikenga Rusia, Norvegjia është shndërruar në furnizuesen e parë me gaz të Bashkimit Evropian, që prej muajsh po përpiqet të diversifikojë burimet e furnizimit, në mënyrë që të reduktojë gjithnjë e më shumë varësinë e tij nga Rusia.

Norvegjia, një vend anëtar i NATO-s, por jo i Bashkimit Evropian, ka arritur të rrisë me shpejtësi prodhimin dhe të plotësojë një nevojë në rritje për zëvendësimin e gazit rus. Dhe për momentin por arkëton fitime të mëdha. Norvegjia është eksportuesja e shtatë më e madhe e naftës në botë, dhe e katërta më e madhe e gazit.

Sipas të dhënave nga instituti statistikor norvegjez, në 8 muajt e parë të këtij viti eksportet e gazit arritën vlerën e 775 miliardë koronave norvegjeze, rreth 77 miliardë euro, ose 315 për qind më shumë se sa në të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Në muajin gusht, eksportet e gazit arritën maksimumin e tyre historik: 176 miliardë korona norvegjeze, ose 17 miliardë euro, gati 40 për qind më shumë se një muaj më parë, dhe 360 për qind më shumë se në gushtin e vitit 2021.

Në vitin 2021, Norvegjia eksportoi afro 113 miliardë metra kub gaz në Bashkimin Evropian dhe ishte furnizuesja e dytë pas Rusisë, e cila shiti 155 miliardë metra kub. Ndërkohë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ajo është bërë furnizuesja më e madhe e Bashkimit Evropian.

Që nga fillimi i vitit, Oslo ka eksportuar gaz për një vlerë prej 60 miliardë eurosh, pothuajse 80 për qind të të gjithë eksporteve të gazit, dhe 304 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Por Norvegjia shtoi jo vetëm vëllimin e shitjeve, por ka përfituar edhe nga çmimet teje të larta të lëndëve të para.

Në gusht, fitimet e saj ishin më shumë se 4 herë më të larta se në vitin 2021, krahasuar me vëllimet e shitjeve, që u rritën me vetëm 12.8 për qind. Qeveria norvegjeze parashikon se të ardhurat e nga nafta dhe gazi do të arrijnë në 100 miliardë euro këtë vit, një shifër kjo e jashtëzakonshme.

Po ashtu janë rritur edhe eksportet e naftës. Që nga fillimi i vitit, Norvegjia ka eksportuar 35 miliardë euro naftë, ose 61 për qind më shumë se vitin e kaluar. Duke pasur parasysh perspektivat e larta të fitimeve, Norvegjia pret që të ruajë nivelet aktuale të prodhimit të gazit deri në vitin 2030, njoftoi Ministri norvegjez i Energjisë, Terje Aasland, në fundin e muajit gusht raporton bota.al.

Reduktimi i mëtejshëm i gazit rus në Bashkimin Evropian javët e fundit, e ka bërë këtë vend thelbësor për furnizimin e kontinentit Aq sa Komisioneri Evropian për Energjinë, KadriSimson, deklaroi një konferencë për shtyp se së bashku me Norvegjinë po përpiqen të krijojë një linjë të qëndrueshme dhe në rritje të furnizimit, duke kërkuar në këmbim që vendet e BE-së ta blejnë lëndën e parë me një çmim më të ulët, në krahasim me atë të tregut.

Kjo dinamikë ka nxjerrë më në pah një paradoks që në fakt ekziston prej vitesh. Norvegjia po pasurohet falë eksporteve të lëndëve djegëse fosile, ndërkohë që është një nga vendet më të përparuara sa i përket burimeve të rinovueshme.

Por kriza energjetike në Bashkimin Evropian, e ka shtuar presionin që Norvegjia të rrisë më tej prodhimin e gazit dhe naftës, me kërkime të reja edhe në zona të ndjeshme, të kontestuara nga ambientalistët, si në Detin Barenc. Kjo dilemë ka pasoja në debatin e brendshëm politik, që u shfaq edhe në fushatën elektorale të vitit 2021.

Në realitet, përveç të Gjelbërve dhe të Majtës Socialiste, asnjë nga partitë kryesore nuk kërkoi që t’i jepet fund eksplorimeve për burime të reja, si për shkak të pasojave të mundshme tek punësimi, por edhe sepse të ardhurat nga gazi dhe nafta mund të financojnë zhvillimin e energjisë së pastër në vend. / “Il Post” – Bota.al

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara