Kuriozitete

Ky diamant rozë u shit për 60 milionë dollarë

U prit që diamanti të shitej për rreth 21 milionë dollarë.

Publikuar

Diamanti mahnitës rozë është shitur për gati 60 milionë dollarë, më shumë se dyfishi i çmimit të pritur.

Diamanti u shit për 453.2 milionë dollarë në Hong Kong ose rreth 58 milionë dollarë, të premten, sipas shtëpisë së ankandit Sotheby’s. U prit që diamanti të shitej për rreth 21 milionë dollarë.

Diamanti rozë prej 11,15 karatësh, i referuar si “Ylli rozë i Williamson”, është një nga diamantët më të pastër që ka dalë ndonjëherë në ankand, sipas Sotheby’s.

Diamanti me ngjyrë pastel u emërua për nder të dy diamantëve të tjerë rozë, CTF Pink Star, i cili u shit për 71.2 milionë dollarë në vitin 2017, dhe diamanti “Williamson”, një diamant rozë që iu dhurua Mbretëreshës Elizabeth II.

Guri është unik si për nga madhësia ashtu edhe për nga ngjyra e tij. Diamantët rozë janë disa nga variantet më të rralla, sipas Sotheby’s, dhe ky shkëmb është i veçantë për shkak të pastërtisë dhe qartësisë së tij./UBTNews/

Kuriozitete

Shitet në ankand penda më e shtrenjtë në botë

Publikuar

nga

Një pendë e vetme e zogut Huia të Zelandës së Re, i zhdukur tashmë, ka shënuar rekord të ri botëror, pasi u shit për 46 mijë e 521 dollarë në një ankand.

Kjo pendë, e cila fillimisht parashihej të shitej deri në 3 mijë dollarë, theu rekordin e mëhershëm që ishte për një pendë të së njëjtës specie me 450%, njoftoi shtëpia e ankandeve Webb.

Ky lloj zogu është i shenjtë për popullin Maori. Puplat e këtyre zogjve shpesh mbaheshin si koka nga krerët dhe familjet e tyre dhe gjithashtu dhuroheshin ose tregtoheshin.

Huia ishte një zog i familjes së zogjve në Zelandën e Re dhe ishte i njohur për aftësitë e tij të kërcimit dhe pendën e bukur, e cila dallohet për majën e bardhë përgjatë skajit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Rikonstruktohet fytyra e gruas 75 mijëvjeçare të Neandertalit

Publikuar

nga

Arkeologët kanë arritur të bashkojnë kafkën e një skeleti 75 mijëvjeçar të Neandertalit.

Studiues nga Universiteti i Kembrixhit dhe Liverpulit zbuluan kafkën në shpellën Shanidar, 500 milje në veri të Bagdadit në Irak.

Në kuadër të një dokumentari të ri të Netflixit, Sekretet e Neandertalëve, ata arritën të vendosin sërish kafkën dhe të rikrijojnë fytyrën e gruas të cilës dikur i përkiste.

Kafka u gjet për herë të parë në vitin 2018, ku ishte rrafshuar në rreth dy centimetra të trashë. Ai ishte grimcuar, ndoshta nga rënia e gurëve, menjëherë pas vdekjes dhe ishte ngjeshur më tej nga dhjetëra mijëra vjet sediment.

Arkeologët e quajtën skeletin Shanidar Z./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Si ndodhi klonimi i qengjit Dolly?

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit.

Publikuar

nga

Shkencëtarët skocezë më 22 shkurt të vitit 1997, njoftuan klonimin e suksesshëm të një qengji, Dolly, me kontributin e tre deleve nëna, një me vezë , tjetra me ADN-në, dhe e treta kishte mbajtur në fetus embrionin e klonuar.

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit. Dolly jetoi në Institutin Roslin në Edinburg, Skoci, madje lindi edhe gjashtë qengja.

Dolly u prek nga artriti dhe më 14 shkurt 2003 u vu në gjumë për vdekje për shkak të sëmundjes progresive të mushkërive. Klonimi i gjitarëve (grupim qeniesh ku bën pjesë edhe njeriu) është provuar tejet joefikas. Dolly ishte e vetmja mes 277 përpjekjeve që mbijetoi dhe arriti deri në atë moshë 6 vjeç, edhe pse në vitin 2014 shkencëtarët kinezë raportuan sukses në klonimin e derrave.

Shkencëtarët që klonuan Dollyn, shpallën në vitin 2007 se teknika e përdorur në rastin e Dollyt nuk mund të jetë e efektshme për klonimin e njeriut.

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Pesë fakte interesante rreth Diellit

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Publikuar

nga

Dielli është afro 25 mijë vite dritë larg nga qendra e galaktikës tonë “Udha e Qumështit”.

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Dielli prodhon një sasi enorme të energjisë për të nxehur sistemin tonë diellor. Çdo sekondë rreth 700 milionë ton të Hidrogjenit shndërrohen në Helium, me procesin kimik të Fusionit Nuklear.

Dielli përbëhet nga 72% hidrogjen dhe 26% helium, dhe disa elemente të tjera në gjurmë. Kjo masë e dendur përbën rreth 99% të tërë masës në sistemin tonë diellor.

Nëse dielli do të shuhej, brenda një jave temperatura e tokës do të bëhej -18  ̊C. Për një vjet do të bëhej -73  ̊C, ndërsa brenda disa milionë viteve do të stabilizohej në -240  ̊C./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara