Lajmet

Kuvendi zgjedh kryesuesin dhe anëtarët e bordit të ZRrE-së

Published

on

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur kryesuesin dhe anëtarët e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Kandidatë për kryesues të Bordit të ZRrE-së ishin: Ymer Fejzullahu dhe Vehbi Sojfiu.

Kurse kandidatë për anëtarë: Astrit Saraqini, Gani Buçaj, Arjeta Pajaziti- Qerimi dhe Lutfije Dervishi.

Pas procedurës së votimit në të cilën kanë marrë pjesë 67 deputet, 64 vota ka marrë Ymer Fejzullahu për kryesues. Ndërsa për anëtarë të Bordit janë zgjedhur Gani Buçaj me 60 vota dhe Lutfije Dervishi me 65 vota.

Ndryshe, ky votim po bëhet pa praninë e opozitës, të cilët e kanë lëshuar sallën pasi u bë ndryshimi i rendit të ditës.

Lajmet

Vdes një fëmijë në Ferizaj, dyshohet se u godit nga vetura në oborrin e shtëpisë

Published

on

By

Një fëmijë rreth katërvjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur nga një veturë në oborrin e shtëpisë në fshatin Dardani në Ferizaj.

Zëdhdënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se shoferi i makinës ka lidhje familjare me viktimën.

“Me datën 22.06.2025 rreth orës 18:45, nga stacioni policor në Viti jemi njoftuar se në ambulancën e fshatit Pozheran është dërguar një fëmijë rreth moshës 4-vjeç, i cili është konstatuar pa shenja jete nga mjeku kujdestar. Dyshohet se fëmija është goditur nga një veturë në fshatin Dardani, në oborrin e shtëpisë, ndërsa ngasësi – ka lidhje familjare me viktimën”, tha Veseli.

Ai shtoi se idyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore për të ekzaminuar vendin.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe ngasësi i veturës është ndaluar në mbajtje për 48 orë”, tha Veseli.

Continue Reading

Lajmet

Sot përpjekja numër 36 për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Kanë kaluar më shumë se dy muaj nga telenovela e zgjedhjes së kryetarit të ri të legjislaturës së nëntë dhe duket se një gjë e tillë do të vazhdojë pafund.

Tridhjetepesë vazhdime të deritanishme përfunduan me dështime për shkak të mungesës së votave të Lëvizjes Vetëvendosje, Guxo e Alternativa për Albulena Haxhiun kryetare e re e Kuvendit.

Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sot për herë të tridhjetegjashtë në vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit të ri duke filluar nga ora njëmbëdhjetë.

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka kthyer përgjigjen mbi mënyrën e fshehtë të votimit të kërkuar për interpretim nga grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa po kërkojnë komision për mbikëqyrjen e procesit të votimit të fshehtë për zgjedhjen e Haxhiut kryetare e re e Kuvendit, në përpjekje për të dalë nga ngërçi politik.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA kanë përsëritur në vazhdimësi se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun dhe janë shprehur kundër votimit të fshehtë.

Continue Reading

Lajmet

KESCO: Mungesë e theksuar e prodhimit të energjisë, në rastin më ekstrem e gjithë sasia importohet

Published

on

By

Kompania “KESCO” ka njoftuar se, duke filluar nga nesër dhe në ditët në vijim, pritet një mungesë e theksuar të prodhimit vendor të energjisë elektrike dhe kjo në rastin më ekstrem nënkupton që e gjithë sasia e energjisë elektrike për konsumatorët do të duhet të mbulohet përmes importit.

Pavarësisht sfidave të mëdha logjistike dhe kostos së lartë të energjisë në tregjet ndërkombëtare, KESCO është duke ndërmarrë të gjitha përpjekjet për të siguruar furnizimin e nevojshëm dhe për të garantuar qëndrueshmëri në sistem”, thuhet në komunikatën për media të KESCO-s.

Megjithatë, importimi i një sasie kaq të madhe paraqet vështirësi të konsiderueshme si nga aspekti teknik, ashtu edhe ai financiar. Për të minimizuar ndikimin e kësaj situate, KESCO u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që të aplikojnë masa të menjëhershme të kursimit të energjisë elektrike. Çdo kilovat-orë e kursyer ndihmon në ruajtjen e stabilitetit të furnizimit dhe në zvogëlimin e kostos së përgjithshme, që përndryshe do të rëndonte mbi të gjithë ne”, thuhte në këtë njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Kryeministri Kurti u takua me ambasadorin Malaj, u diskutua edhe për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Gjatë takimit, u diskutua mbi thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë, infrastrukturën, sigurinë dhe fusha të tjera në kuadër të të cilave tashmë po zbatohen marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Të dy palët shprehën përkushtimin për të avancuar marrëdhëniet dypalëshe, duke punuar ngushtë për projekte të përbashkëta që do të sjellin përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët e të dy vendeve.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e institucioneve të legjislaturës së nëntë.

Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Malaj për angazhimin e tij të vazhdueshëm për shtimin e lidhjeve dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë’, njoftoi Zyra e kryeministrit.

Continue Reading

Të kërkuara