Lajmet
Kuvendi shkarkon Agron Bekën nga pozita e anëtarit të KPK-së
Published
1 year agoon
By
UBT newsDeputetët kanë miratuar në parim projektligjin për vlerësimin strategjik mjedisor. Ky projektligj është miratuar me 59 vota për, dy kundër dhe një abstenim.
Me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar edhe në parim projektligji për performancën energjetike të ndërtesave.
Kuvendi ka miratuar me 60 vota për edhe projektligjin për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi.
Ndërkaq, kuorum nuk pati për votimin në parim të projektligjit për tekstet shkollore.
Kuorum nuk pati as votimin e tre anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë së Agjencisë së Kosovës për Akredimit. Kandidatët për anëtarë të këtij këshilli janë Mirlinda Batalli, Avni Berisha dhe Jetmir Haxhibeqiri.
Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur kuorum as për votimin e amendamenteve të projektligjit për verërat.
Për seancën e ardhshme është shtyrë edhe shqyrtimi i projekt-deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmet
“Përjetim më të rëndë nuk ka”, familjarët kujtojnë të vrarët në Reçak
Published
6 minutes agoon
January 15, 2025By
UBTNews“Përjetim më të rëndë nuk ka”, thotë Minire Bilalli derisa kujton masakrën e Reçakut ku forcat serbe i vranë bashkëshortin, Lutfiun.
Në 26-vjetorin e masakrës, ajo qëndron pranë varrit të bashkëshortit i cili prehet në Kompleksin Memorial në Reçak – aty ku më 15 janar 1999 forcat serbe vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë.
“Përjetim më të rëndë nuk ka. Unë e kam kuptuar [isha] në Ferizaj, kam qenë dy ditë para se të ndodh masakra, kam shkuar t’i shoh fëmijët, se unë kam qëndruar me bashkëshortin këtu. Dy ditë më herët kam shkuar atje, atje e kam kuptuar. Si e kam kuptuar, menjëherë kam ardhur. E kam pasur bashkëshortin e rënë, vjehrrën e plaguar dhe dy kunetë të plaguar në luftë, ata kanë shpëtuar…çka të them, ndjenjë më e keqe, nuk mund ta përshkruaj me fjalë… I ka lënë fëmijët e vogël, dy vjet, të madhin 12, por jeton njeriu. Jam shumë krenare me të”, thotë ajo.
Edhe Avdyl Bajrami, po qëndron sot pranë Kompleksit Memorial derisa kujton vëllain e tij.
Sipas Bajramit, kjo masakër dhe ambasadori Wiliam Walker janë historia që sot Kosova është e lirë.
“Histori më e madhe qe na solli këtë liri nuk ka. Shyqyr ranë këta, ra ai shpirtmiri Walker dhe erdhëm deri këtu…Jemi mërzitur shumë, kemi hequr shumë, por çka të bëjmë, lufta këtë e ka…Pikëllim i madh ka qenë. E kemi kaluar tash, falemnderit Zotit, prap ne duhet të jetojmë”, thotë Bajrami.
I pari që i tha botës se aty u krye krim kundër njerëzimit, ishte shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker.
Walker, si çdo vit, edhe këtë përvjetor e vizitoi Reçakun.
Ngjarja e rëndë në këtë fshat nxiti reagimin e ndërkombëtarëve më shumë se dy dekada më parë, ku NATO vendosi të sulmoi caqet ushtarake policore serbe.
Të gjitha të dokumentuara, por Serbia ende e mohon masakrën e 15 janarit 1999 e cila shënoi kthesën e madhe për historinë e Kosovës.
Bota
Ekonomia e Gjermanisë tkurret për të dytin vit radhazi ndërsa afrohen zgjedhjet
Published
29 minutes agoon
January 15, 2025By
UBT NEWSEkonomia e Gjermanisë është tkurrur për të dytin vit radhazi, duke regjistruar një rënie prej 0.2% në vitin 2024, pas një tkurrjeje prej 0.3% në vitin 2023, sipas të dhënave të Entit Federal të Statistikave (Destatis). Rënia ekonomike është ndikuar nga një kombinim faktorësh, duke përfshirë konkurrencën e rritur për industrinë gjermane të eksportit, kostot e larta të energjisë, normat e larta të interesit dhe një perspektivë të pasigurt ekonomike.
Sektori i prodhimit ka pësuar rënie të ndjeshme, veçanërisht në industritë e automobilave dhe makinerive, si dhe në sektorët e energjisë intensive. Industria e ndërtimit gjithashtu ka shënuar një rënie të dukshme prej 3.8%, për shkak të kostove të larta të ndërtimit dhe normave të interesit. Nga ana tjetër, sektori i shërbimeve ka regjistruar një rritje pozitive prej 0.8%, veçanërisht në fushat e informacionit, komunikimit, arsimit dhe shëndetit publik.
Të dhënat ekonomike vijnë në një periudhë të tensionuar, me zgjedhje të parakohshme që pritet të mbahen në Gjermani. Sfidat ekonomike të vendit përfshijnë rrezikimin e rritjes së ngadalësuar dhe vështirësitë për të zbatuar reforma të nevojshme për të nxitur investimet dhe forcimin e konkurrencës. Ekonomia gjermane mund të përballet me një periudhë të zgjatur të dobësimit pa veprime të shpejta për të përmirësuar strukturat dhe për të përballuar rreziqet globale./UBTNews/
Lajmet
Ngrihet aktakuzë për vrasjen e Liridona Ademajt, prokurorja e rastit: Çifti kanë pasur marrëdhënie të çrregulluara martesore
Published
29 minutes agoon
January 15, 2025By
UBTNewsProkuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave për vrasjen e Liridona Ademajt.
Përfundimi i hetimeve dhe ngritja e aktakuzës vjen një vit pas vrasjes së 30-vjeçares.
Lajmi u bë i ditur gjatë një konference të mërkurën por nuk u dhanë shumë detaje rreth aktakuzës.
Aty u tha se kanë siguruar dëshmi dhe prova të mjaftueshme për ngritjen e aktakuzës, duke përfshirë edhe ato nga organet kompetente të Suedisë.
Liridona Ademaj u vra në nëntor të vitit 2023 dhe një prej të akuzuarve për vrasjen është edhe bashkëshorti i saj Naim Murseli.
Prokurorja e rastit, Javorka Perlinçeviq tha se nuk mund të jepen detaje rreth aktakuzës, porse potencoi se sipas dëshmive, e ndjera Liridona Ademaj dhe ish-bashkëshorti i saj Naim Murseli gjatë kohës sa kanë qëndruar në Suedi kanë pasur ‘marrëdhënie të çrregulluara martesore’ dhe familjare dhe kanë ardhur deri të problemet pasurore’.
Ajo tha se Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava janë të përfshirë në mënyrë direkte në vrasjen e Liridona Ademajt duke shtuar se është edhe i pandehuri i katërt.
Për këtë të fundit Perlinçeviq tha se nuk ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt dhe se nuk mund të tregojnë detaje rreth identitetit dhe implikimit të tij.
“Nuk mund t’i tregojmë të gjitha motivet sepse aktakuza në momentin që kemi hyrë në sallë është dërguar në gjykatë. Për detajet e aktakuzës nuk mund të flasim sepse nuk jemi kompetent. Por, mund të themi që përderisa kanë jetuar në Suedi Liridona dhe Naimi kanë pasur marrëdhënie të çrregulluara martesore dhe familjare. Gjatë të cilave ka ardhur edhe deri tek problemet pasurore. Për arsyet e tjera të cilat i ka pasur Naimi që të planifikojë dhe ta bëjë këtë vrasje mund ta kuptoni në gjykatë kur fillon seanca kryesore…Keni dëgjuar emrin e njërit të pandehurit i cili të gjitha i ka planifikuar e ai është Naim Murseli. Për informatat e marra nga Suedia keni dëgjuar edhe emrin e Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava janë kryerësit e drejtpërdrejt. Ekziston edhe një i pandehur në këtë lëndë, i cili nuk është i përfshirë në mënyrë direkte me kryerësit dhe ai rastësisht është gjetur aty. Edhe ai është i përfshirë në këtë aktakuzë. Sa i përket të pandehurit të katërt mendoj se nuk është etike që të tregohet emri i tij sot”, tha Perlinçeviq.
Perlinçeviq tha se gjatë ngritjes së aktakuzës nuk ka një provë kryesore, por prova të mjaftueshme materiale.
“Gjatë ngritjes së aktakuzës nuk kemi një provë kryesore, por kemi prova materiale me vlerësimin e të cilave vijmë deri tek dyshimi i bazuar se a është kryer vepra penale nga ndonjë person apo jo, e këtu kemi mjaftë prova materiale”, tregoi Perlinçeviq.
Ndërkaq i pyetur nga gazetarët, Perlinçeviq mohoi se Granit Plava ka qenë i përfshirë edhe në ndonjë vepër tjetër penale të vrasjes.
Përveç këtyre, Perlinçeviq tha se nuk ka pasur marrëveshje për pranimin e fajësisë nga të akuzuarit.
“Marrëveshje për pranimin e fajësisë në këtë lëndë nuk kemi. Nuk do të thotë që nuk ka pasur edhe kërkesa. Megjithatë, në këtë rast kaq të rëndë mendoj se nuk duhet të përfundoj lënda me marrëveshjen për pranimin e fajësisë, por dëshirojmë që të gjitha faktet dhe rrethanat të nxjerrën para gjykatës dhe publikisht”, tha Perlinçeviq.
Kryeprokurori Zejnullah Gashi tha se pas ngritjes së aktakuzës presin nga gjykata një dënim kapital.
Ai konsideroi se kanë arritur të grumbullojnë të gjitha provat dhe se tashmë presin epilogun e rastit në gjykatë.
“Ky rast ka qenë shumë i ndjeshëm prandaj edhe ka qenë një kufizim i tillë. Siç e dini ky rast fillimisht ka qenë i inskenuar si grabitje mirëpo falë angazhimit maksimal të hetuesve, prokurores dhe me bashkëpunim të gjithëve, brenda një afati të shkurtër kohor kemi arritur t’i zbulojmë kryerësit e veprës penale. Janë zhvilluar hetime në shumë dimensione për arsye se kemi siguruar edhe ekspertiza edhe nga jashtë edhe nga brenda vendit tonë…Presim nga gjykata një dënim kapital sa i përket kryerësve të kësaj vepre penale të cilët ne mendojë dhe konsiderojmë që kemi arritur në mënyrë profesionale të grumbullojmë të gjitha provat dhe të presim epilogun në gjykatë”, tha Gashi.
Rreth rastit të vrasjes së Liridona Ademajt ka folur edhe hetuesi i hetuesisë rajonale të Prishtinës, Nazim Dalipi.
“Fillimisht kemi parë se diçka siç është prezantuar si grabitje ka pasur dyshime dhe ne si hetues i jemi përgjigjur rastit dhe kemi filluar mbledhjen e dëshmive. Ka rezultuar dy tri ditë më vonë që ka qenë i implikuar edhe Naimi dhe dy të tjerë. Janë mbledhur provat, dëshmitë, në lokacione të ndryshme, edhe në Prishtinë edhe në Gjakovë dhe ka rezultuar si e dyshimtë. Në koordinim me prokurorinë të gjitha dëshmitë dhe provat janë mbledhur në afate të caktuara dhe besoj që tash e tutje vendos gjykata”, tregoi Dalipi.
Në konferencë u tha se arsyeja e vonesës për ngritjen e aktakuzës është sigurimi i dëshmive nga organet kompetente të Suedisë.
Para gazetarëve ka dalë edhe vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj i cili tha se ende nuk e kanë lexuar aktakuzën, por shtoi se “po shpresojmë që drejtësia sa më shpejtë të bie në vendin e vet”, tha ai.
Lajmet
Osmani dhe Kurti bëjnë homazhe në Reçak
Published
34 minutes agoon
January 15, 2025By
UBTNewsPresidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.
Në 26-vjetorin e masakrës në këtë fshat të Shtimes, po vendosen lule pranë varreve të 45 civilë shqiptarë.
Gra, burra, fëmijë e të moshuar u vranë nga forcat policore dhe ushtarake serbe.
I pari që i tha botës që në këtë fshat të Shtimes po kryhet krim kundër njerëzimit, ishte shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker.
Të gjitha të dokumentuara, por Serbia ende e mohon masakrën e 15 janarit 1999 e cila shënoi kthesën e madhe për historinë e Kosovës
“Duart larg nga Siria”, Erdogan thirrje gjithë vendeve: Turqia do shtypë terroristët
Këshilltarët e Trump heqin dorë nga premtimi për të mbyllur luftën “në ditën e parë”
“Përjetim më të rëndë nuk ka”, familjarët kujtojnë të vrarët në Reçak
Ekonomia e Gjermanisë tkurret për të dytin vit radhazi ndërsa afrohen zgjedhjet
Ngrihet aktakuzë për vrasjen e Liridona Ademajt, prokurorja e rastit: Çifti kanë pasur marrëdhënie të çrregulluara martesore
Përfundon drama: Araujo në planet e Barcelonës për vitet e ardhshme
Osmani dhe Kurti bëjnë homazhe në Reçak
Banka Botërore premton 20 miliardë dollarë për Pakistanin
“Është një ditë e rëndë për neve”, flet vëllai i Liridona Ademaj pas ngritjes së aktakuzës
Të kërkuara
-
Bota3 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota3 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota2 months ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Lajmet2 months ago
Rektori Hajrizi: Çdo sukses i joni është një sukses për Kosovën!