Lajmet

Kuvendi seancë rreth ngritjes së çmimeve enorme

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për dy seanca plenare.

Published

on

Seanca nga ora 10:00 do të fillojë me deklarime jashtë rendit të ditës, pyetje parlamentare, për të vijuar me zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare, si dhe debatin mbi ngritjen e çmimeve enorme.

Pas debatit, Kuvendi pritet të hyjë në pjesën e shqyrtimit të projektligjeve:

Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti i Reformës së Sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”, për të vijuar me shqyrtimin e dytë të Projektligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Kosovë, Projektligjit për Gjykatën Komerciale, si dhe Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Deminim Humanitar.

Seanca pritet të vazhdojë me shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Kosovë, për t’u përmbyllur me shqyrtimin e raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2020.

Në orën 15:00 do të vazhdojë seanca me pikat e papërfunduara të datave 24, 28 dhe 29 dhjetor 2021:

  1. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Memorandumit të mirëkuptimit në mes Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Prishtinë, Kosovë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës për Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright,
  2. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për Statusin e Pjesëtareve të Forcave të Sigurisë së Republikës së Kosovës dhe Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në territorin e shteteve përkatëse,
  3. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Programit – Nxitja dhe levimi i mundësive për sigurinë e ujit,
  4. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Bashkimit Evropian nga njëra anë dhe Kosovës nga ana tjetër, për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit Horizon Europe – Korniza e Programit për kërkimin dhe inovacionin,
  5. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian Evropa kreative (2021-2027),
  6. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
  7. Zgjedhja e dy drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, “NP KOSTT”,
  8. Zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.
  9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme,
  10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për tregti me jashtë
  11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore,
  12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrimin e bujqësisë,
  13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-041 për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit,
  14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për peshkatari dhe akuakulturë,
  15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për farërat,
  16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bujqësi organike,
  17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e bimëve,
  18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për verërat,
  19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Gjuetinë,
  20. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për materialin fidanor,
  21. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pasurimin e miellit,
  22. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për rregullimin e tokës,
  23. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bletari,
  24. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për plehrat artificiale,
  25. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për përkujdesjen ndaj kafshëve,
  26. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veterinarinë,
  27. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspeksionin bujqësor,
  28. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit i produkteve për mbrojtjen e bimëve,
  29. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ujitjen e tokave bujqësore,
  30. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kooperativat e bujqve,
  31. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
  32. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tokën ndërtimore.

Continue Reading

Lajmet

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Të kërkuara