Lajmet

Kuvendi miraton vendimin për shpalljen e gjendjes emergjente të energjisë

Pas dështimit të djeshëm, mazhorancës i dhanë përkrahje përmes abstenimit edhe disa deputetë nga PDK-ja dhe AAK-ja.

Published

on

Kuvendi i Kosovës ka miratuar vendimin e Qeverisë për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë. Me 57 vota për dhe 17 abstenime, legjislativi ia dha dritën e gjelbër vendimit qeveritar.

Pas dështimit të djeshëm, mazhorancës i dhanë përkrahje përmes abstenimit edhe disa deputetë nga PDK-ja dhe AAK-ja.

Lajmet

Votimi për pranimin e Kroacisë në OECD u shty, SHBA mohon bllokimin

Published

on

Votimi për pranimin e Kroacisë në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) u shty. Sekretari i Shtetit, Zdenko Lucić, mohoi informacionin që SHBA po bllokonte hyrjen e Kroacisë, duke theksuar se votimi u vonua për arsye të kërkesave të partnerëve amerikanë për një kohë tjetër.

Kroacia ka përmbushur 19 nga 25 komitetet e anëtarësimit të OECD, dhe 17 prej tyre kanë dhënë mendimin e tyre zyrtar. Pavarësisht shtyrjes, Lucić e cilësoi këtë si një procedurë standarde dhe pa probleme të veçanta. OECD është një organizatë që bashkon 38 shtete të zhvilluara, dhe anëtarësimi në të është një prioritet i politikës së jashtme të Kroacisë për përfitime ekonomike dhe reputacionale./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Sot pritet të fillojë numërimi i votave me kusht

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po synon që sot të përfundojë numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit përmes postës dhe të fillojë atë me kusht.

Këtë e tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, dje, në deklarimin për media nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, aty ku po vazhdonte ky numërim.

Pas përmbylljes së këtij procesi, tha se aty do të nisë një tjetër numërim. E radha, sipas tij, është për votat me kusht nga 56 vendvotime sa ishin më 9 shkurt në gjithë Kosovën.

 “Ne besojmë që brenda një kohe të shpejtë, deri ditën e martë do të arrijmë të përmbyllim numërimin e të gjitha fletëvotimeve që i takojnë votimit me postë, dhe pas kësaj do të mund të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht, si dhe pastaj numërimit të votave të personave me nevoja të veçanta”, ka thënë Elezi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, dje, ka dalë me të dhënat më të reja nga numërimi i fletëvotimeve të ardhura përmes postës, proces që po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

“Deri të hënën, më 3 mars, në orën 16:00, në këtë qendër janë numëruar 143 nga 187 kuti të votimit që i takojnë votuesve nga komuna të ndryshme. Aktualisht, në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti të votimit nga komunat Vushtrri, Junik, Ferizaj, Prizren, Shtime dhe Suharekë”, thotë KQZ-ja.

Sipas tyre, procesi i numërimit është transparent dhe po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar.

Continue Reading

Lajmet

Ministria e Kulturës obligon federatat që 30 përqind të buxhetit ta dedikojnë për vajza dhe gra

Published

on

By

Pas përmbylljes së procesit të kategorizimit, janë nënshkruar memorandumet e para të këtij viti ndërmjet Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe federatave sportive, për zhvillimin e aktiviteteve të tyre vjetore përgjatë vitit 2025.

Memorandumet deri më tani janë nënshkruar me Federatën e Hendbollit, Karatesë, Pingpongut, Notit dhe atë të Triathlonit, të cilat i kanë kryer me sukses obligimet e tyre për harmonizimin e akteve normative në përputhje me Ligjin e ri të Sportit, dhe me ç’rast u hapet rruga e përfitimit financiar përmes këtyre memorandumeve.

Zëvendësministrja Daulina Osmani me këtë rast i ka njoftuar federatat prezente që sivjet është paraparë që çdo federatë ta ketë për obligim që së paku 30% të shumës totale të përfitimit t’ia dedikojnë aktiviteteve sportive për vajza dhe gra, me qëllim të zhvillimit dhe fuqizimit të mëtejmë të sportit femëror në vend, përcjellë KosovaPress.

Buxheti vjetor i federatave është përcaktuar përmes shumëzimit të pikës nga vlerësimi në kategorizim dhe vlerës së pikës të përcaktuar nga MKRS.

Continue Reading

Lajmet

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet

Published

on

By

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave përmes postës.

Sipas përditësimit të rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më 3 mars në ora 23:37 janë numëruar 90.37 për qind e votave.

Aktualisht nga këto rezultate Lëvizja Vetëvendosje ka marr 51.70 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës 30.15 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës 9.52 për qind, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-NISMA kanë marr 3.09 për qind.

Numërimi i votave përmes postës pritet të përfundoj sot sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të vazhduar pastaj numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me aftësi të kufizuara.

Në përfaqësi diplomatike kanë votuar 15,352 votues, ndërkaq në votimin përmes postës KQZ-ja ka pranuar rreth 69 mijë pako me fletëvotime.

Continue Reading

Të kërkuara