Lajmet

Kuvendi miraton Programin Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028

Published

on

Deputetët kanë miratuar me 59 vota Programin Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028. Partitë opozitare nuk kanë marrë pjesë në votim, ani pse ata kanë shprehur kritikat e tyre.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi deklaroi se ky program përbëhet nga kriteret politike, ekonomike dhe përafrimi i legjislacionit.

Programi ka 306 masa, prej të cilave 105 janë masa legjislative kurse 201 janë masa zbatuese. Nga 105 masa legjislative 38 prej tyre projektligje, tri janë marrëveshje ndërkombëtare kurse pjesa tjetër janë akte nënligjore. Buxheti për zbatimin e këtij programi në përgjithësi është vlerësuar të jetë 56 milionë e 43 mijë e 856 euro, nga të cilat 22,6 milionë euro janë nga buxheti publik. Ndërkaq, 33 milionë e 434 mijë e 966 vijnë nga partnerët zhvillimor dhe donatorët. Rrjedhimisht për implementimin e këtij programi ka zero vakuum buxhetor”, deklaroi Bislimi.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri tha se ky dokument po tentohet të kalojë pa u debatuar.

Kur flasim për elementin politik, duhet me ia rikujtua zëvendëskryeministrit të parë që Kosova sot është nën sanksione, që sot në ora 16:00 i dorëzohet, nuk e di a i është dorëzuar ende raporti i progresit që në kriterin politik përfaqëson kritika të drejtpërdrejta për menaxhimin e shtetit që ka qenë në vitin e kaluar. Raporti i progresit nënvizon probleme serioze që ndërlidhen me kapacitetin e kësaj qeverie për të shtyrë përpara agjendën e reformave të integrimit evropian. Ndërlidhet po ashtu me një mori ligjesh të cilat bien ndesh drejtpërdrejt me kriteret e Kopenhagës, ligje të cilat kanë prekur funksionimin e institucioneve të pavarura”, deklaroi Tahiri.

Ndërkaq, në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti Driton Hyseni tha se raportet e Bashkimit Evropian kanë evidentuar zhvillime pozitive në vend.

Meqë zotëri Tahiri përmendi që raporti dorëzohet sot, kishte qenë mirë ta presim trajtimin, ta trajtojmë me kujdes dhe mandej të shohim se cila është perspektiva që përmban raporti, cilat janë të gjeturat e tij e ne e dimë që në dy vitet e kaluara sidomos kemi para që raportet e Bashkimit Evropian kanë evidentuar zhvillime shumë pozitive në vendin tonë, për çka duhet t’i gëzohemi edhe pozita edhe opozita”, tha Hyseni.

Gjatë ditës Kuvendi ka miratuar Projektligjin për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Kosovë. Një nen i këtij projektligji u mundëson qytetarëve nga Lugina e Preshevës që të kenë pronësi mbi pronën e tyre në Kosovë.

Lajmet

UBT hap dyert për gjeneratën e re: Bursa 20% për studentët e shkëlqyeshëm në 10 programet më të kërkuara

Published

on

By

Institucioni lider në arsimin e lartë, UBT, ka shpallur zyrtarisht hapjen e fazës së regjistrimeve të hershme, duke u ofruar një mundësi unike maturantëve që synojnë të ndërtojnë karrierën e tyre në programet më inovative në vend.

Në kuadër të shënimit të një çerek shekulli suksesi, UBT ka vendosur të mbështesë gjeneratat e reja të suksesshmee reja përmes një skeme të veçantë bursash.

Të gjithë kandidatët me sukses të shkëlqyeshëm që aplikojnë gjatë kësaj periudhe, do të përfitojnë automatikisht 20% bursë në dhjetë programet më të kërkuara të studimit gjatë tri viteve të studimit në UBT.

Ky njoftim vjen si një ftesë për të gjithë ata që duan të sigurojnë vendin e tyre në programin që kanë ëndërruar, duke u bërë pjesë e një komuniteti akademik që po transformon tregun e punës.

Të gjithë të interesuarit mund ta bëjnë aplikimin e tyre brenda pak minutash përmes platformës online, duke ndjekur vegëzën zyrtare: Aplikoni Këtu.

Continue Reading

Lajmet

52 vjet burgim për pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë verdiktin dënues për pesë persona të përfshirë në rastin e dhunimit të 11-vjeçares. Trupi gjykues e dënoi të akuzuarin B.Rr. me 12 vite burgim, kurse katër të akuzuarit e tjerë, D.Rr., F.S., M.S. dhe M.R., morën nga 10 vite burgim secili. Koha e qëndrimit në paraburgim dhe në arrest shtëpiak do t’iu llogaritet të gjithëve si pjesë e dënimit final.

Përveç dënimit me burg, të dënuarit janë të detyruar të paguajnë nga 500 euro për shpenzimet e procesit gjyqësor dhe nga 50 euro shtesë për Fondin e Kompensimit të Viktimave.

Sa i përket dëmshpërblimit, pala e dëmtuar është udhëzuar që kërkesën pasurore-juridike ta kërkojë përmes një kontesti të rregullt civil. Ky vendim nuk është përfundimtar, pasi palët kanë të drejtën e ankimimit në Gjykatën e Apelit.

Ky proces gjyqësor rrodhi nga aktakuza e ngritur në fund të vitit 2022 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila fillimisht shënjestroi tetë persona për ngjarjen e qershorit të po atij viti. Në këtë grup, B.Rr. u ngarkua me veprën penale të dhunimit, ndërsa mbi të pandehurin D.Rr. rëndojnë akuzat për dhunim si dhe për trafikim me njerëz.

 

Continue Reading

Lajmet

Inspektorati vazhdon mbikëqyrjen intensive të çmimeve të naftës

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka njoftuar se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka nisur një aksion intensiv monitorimi në pikat e shitjes së derivateve.

Ky vendim, i cili u nënshkrua para pak dite nga ministrja Mimoza Kusari Lila, synon mbrojtjen e konsumatorit dhe parandalimin e çrregullimeve në treg përmes rregullimit të përkohshëm të çmimeve.

Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, çmimi mesatar i importit për ditën e hënë ka qenë 1.44 € për litër naftë dhe 1.17 € për litër benzinë.

Ndërkohë, në tregun vendor, nafta po shitet nga 1.44 € deri në 1.55 €, ndërsa benzina nga 1.26 € deri në 1.31 €. Për të kontrolluar këto diferenca, ministria ka vendosur që marzha maksimale e fitimit të jetë 2 centë për litër për shitjen me shumicë dhe 12 centë për litër për shitjen me pakicë.

Inspektorati, në bashkëpunim me ATK-në dhe Doganën, po analizon me kujdes çmimet e importit përkundrejt atyre që u ekspozohen qytetarëve.

Autoritetet kanë paralajmëruar masa rigoroze ndaj të gjithë operatorëve që nuk respektojnë marzhën e lejuar apo që dëmtojnë konkurrencën e ndershme, duke siguruar publikun se monitorimi do të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë.

Continue Reading

Lajmet

Osmani takon ambasadorin britanik: Diskutohet për partneritetin dhe diskursin publik

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit politike në vend.

Gjatë takimit, Presidentja vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme britanike për popullin e Kosovës dhe konfirmoi përkushtimin për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi që forcojnë objektivat e përbashkëta mes dy vendeve.

Një fokus i veçantë gjatë bisedës iu kushtua ruajtjes së mjedisit demokratik dhe rëndësisë së debatit publik të përgjegjshëm.

Osmani dhe Hargreaves theksuan se gjuha kërcënuese dhe bullizuese është tërësisht e papranueshme, duke bërë thirrje që praktika të tilla të mos kenë vend në diskursin publik në Kosovë.

 

Continue Reading

Të kërkuara