Lajmet

​Kuvendi miraton marrëveshjen me Danimarkën për burgjet

Published

on

Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjen me Danimarkën për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Pro kësaj marrëveshje përveç deputetëve të mazhorancës votuan edhe deputetët e PDK-së dhe AAK-së, si dhe disa deputetë të LDK-së.

Krahas kësaj të zgjedhurit e popullit miratuan edhe “Marrëveshjen e bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren”.

Ndërkaq, u miratua edhe marrëveshja me OPEC, e cila ishte rrëzuar javën e kaluar. Kuvendi miratoi edhe Amendamentim i Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020.

Lajmet

​Kurti: Serbia po i vazhdon përpjekjet për destabilizimin e Kosovës

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaroi se Serbia po vazhdon përpjekjet për destabilizim të Kosovës. Sipas tij, institucionet e inteligjencës dhe sigurisë janë duke u “kundërvënë suksesshëm ndaj këtyre përpjekjeve”.

Ndërkohë që ne po angazhohemi për forcim të partneriteteve me shtetet aleate, demokratike e paqedashëse, fqinji ynë agresiv- Serbia, po i vazhdon përpjekjet për destabilizim të vendit tonë. Mirëpo, institucionet e inteligjencës dhe sigurisë së Republikës janë duke u kundërvënë suksesshëm ndaj këtyre përpjekjeve. Këtu përfshihen edhe arrestimet e personave përgjegjës, me dëshmi për aktivitete të tyre kundër Kosovës, sikurse rastet e Bojan Jevtiq, toger në Policinë e Kosovës, i arrestuar më 17 korrik 2025, mbi dyshime të bazuara për veprimtari spiunazhi në Republikën e Kosovës për interesa të agjencisë për siguri dhe informim (BIA), me synim rrezikimin e sigurisë në përgjithësi dhe operacione të Policisë së Kosovës në veçanti. Dhe Igor Popoviq, ndihmësdrejtor në të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i arrestuar më datë 18 korrik 2025 për nxitje të përçarjes dhe mos durimit ndëretnik”, deklaroi Kurti në mbledhjen e qeverisë në detyrë.

Për ndihmësdrejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, Kurti tha se kanë siguruar dëshmi për lidhjet e tij me BIA-n.

Institucionet tona kanë siguruar dëshmi për lidhjet e tij me Agjencinë për Siguri dhe Informim [BIA] dhe ushtrimin e aktiviteteve në dobi të saj. E ndër to përfshihen edhe incizimi ilegal të bisedave të datës 17 shtator 2020, të cilat janë zhvilluar në Bruksel në objektin e Bashkimit Evropian, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Pastaj përpjekjet për pengim dhe sabotim të drejtësisë dhe aktivitete të tjera të cilat cenojnë sigurinë kombëtare të vendit tonë. Rasti i fundit ku dëshmohet incizimi ilegal dhe i fshehtë i bisedave në Bruksel është rast jashtëzakonisht serioz që shpërfaq në një formë që nuk kemi hasur më herët qasjen sistematike, destruktive, minuese, sabotuese të Serbisë në raport me palët, ndërmjetësuesin dhe vet procesin e ndërmjetësuar nga Brukseli”, shtoi Kurti.

Continue Reading

Lajmet

​Ballkani në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës, reagon Agim Ademi

Published

on

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka përgëzuar FC Ballkanin për kualifikimin në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës, pas suksesit kundër FC Floriana-s nga Malta. Pas fitores 4:2 në ndeshjen e parë dhe barazimit 1:1 në takimin e kthimit në udhëtim, portokallezinjtë nga Suhareka vazhdojnë rrugëtimin e tyre në arenën ndërkombëtare.

“Urime FC Ballkani kualifikimi në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës! Portokallezinjtë nga Suhareka vazhdojnë me suksese në arenën evropiane,” ka shkruar Ademi në reagimin e tij.

Ai ka theksuar se skuadra ka dëshmuar stabilitet dhe ambicie në garat evropiane, duke e cilësuar fazën e grupeve jo më si një ëndërr, por si një objektiv real.

“Ky është një tjetër hap i madh drejt ëndrrës për një tjetër fazë grupesh, që tashmë nuk është më utopi, por një objektiv real për këtë skuadër me karakter, cilësi dhe përvojë,” ka shtuar Ademi.

Presidenti i FFK-së ka uruar lojtarët, stafin teknik, drejtuesit e klubit dhe tifozët e zjarrtë të Ballkanit, ndërsa ka shprehur besimin se suksesi do të vazhdojë edhe në përballjen e radhës ndaj Shamrock Rovers nga Irlanda.

“Ju priftë e mbara, Kosova është krenare me ju,” përfundon urimi i kreut të futbollit kosovar.

 

Continue Reading

Lajmet

Partitë nuk i ndryshojnë qëndrimet sa u përket konstituimit të Kuvendit

Published

on

By

Partitë politike parlamentare nuk kanë lëvizur nga qëndrimet rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Edhe gjashtë ditë pas përpjekjes se fundit për zgjedhjen e trupave të legjislativit, partitë kanë vazhduar avazin e njëjtë të fajësimit të njëra-tjetrës për ngërçin në Kuvend.

Gjykata Kushtetuese që nga 27 korriku ka vendosur masë të përkohshme deri më 8 gusht, ku ua ndalon deputetëve çfarëdo veprimi, pas dështimit të konstituimit të Kuvendit deri me 26 korrik, afat i vendosur nga aktgjykimi i parë i Kushtetueses.

Në tryezën që Friedrich Ebert Stiftung (FES) dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) organizuan të premten, u pa që partitë nuk kanë përafrim për zgjidhjen e krizës politike.

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, kërkoi nga partitë ish opozitare që zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të mos politizohet, pasi sipas tij kjo çështje në këtë fazë është teknike.

Mirëpo, këtë e mohoi deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila adresoi akuza të renda ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

“Çka po shohim është grusht-shtet, përpjekje për të përmbysur rendin Kushtetues. LVV-ja dëshiron diktat dhe jo dialog”, tha ajo.

Kritika karshi LVV-së për mungesë të kompromisit për konstituim të Kuvendit shfaqën edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj si dhe deputetja e Nismës, Arbëreshë Krasniqi.

Continue Reading

Lajmet

Kosova heq tarifën doganore për produktet amerikane

Published

on

By

Qeveria në detyrë e Kosovës ka hequr tarifën doganore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tani e tutje, të gjitha produktet me origjinë nga SHBA-ja do të kenë tarifë zero për qind kur të hyjnë në Kosovë, tha kryeministri në detyrë Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë të premten, më 1 gusht.

Tjetër vendim shumë të rëndësishëm që po marrim sot është largimi i tarifës doganore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu tani e tutje të gjitha produktet me origjinë nga SHBA-të do të kenë tarifë zero për qind kur të hyjnë në vendin tonë. Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj dhe besojmë fuqishëm që kjo të ndikojë në rritjen e këmbimit tregtar si dhe shtimin e investimeve. Ky është një hap i radhës që dëshmon për marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve tona dhe njëkohësisht tregon përkushtimin dhe vendosmërinë tonë për të pasur një marrëveshje për tregëti të lirë me ShBA-të”, tha Kurti.

Kujtojmë se Kosova kishte tarifë doganore ndaj produkteve amerikane prej 10%.

Pas tarifave të publikuara nga Donald Trump për rreth 200 vende në mbarë botën, Kosova u prek me 10% për produktet e eksportuara në SHBA.

Pas këtij vendimi Qeverisë në detyrë të Kosovës i janë bërë thirrje të vazhdueshme për heqjen e tarifave doganore për importet amerikane.

Continue Reading

Të kërkuara