Lajmet

​Kuvendi miratoi Projektligjin për kontrollin e kufirit shtetëror

Sveçla tha se përmes këtij projektligji do të fuqizohen kompetencat e policisë në lidhje me kontrollin e kufirit dhe bashkëpunimin me organet të tjera shtetërore.

Published

on

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për kontrollin e kufirit shtetëror. Ky projektligj u konsiderua jetik për sektorin e sigurisë dhe mënyrën si menaxhohet dhe kontrollohet mbikëqyrja e kufirit shtetëror.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se përmes këtij projektligji do të fuqizohen kompetencat e policisë në lidhje me kontrollin e kufirit dhe bashkëpunimin me organet tjera shtetërore.

“Ky projektligj është një ndër ligjet më të rëndësishëm në sektorin e sigurisë, pasi ndikon drejtpërdrejtë në sigurinë dhe mirëqenien territoriale të vendit tonë. Projektligji ka rol jetik në mënyrën si menaxhohet kontrolli dhe mbikëqyrja e kufirit shtetëror, duke vendosur kompetencat e policisë në lidhje me kontrollin e kufirit dhe bashkëpunimin me organet shtetërore, të përfshirja në menaxhimin e kufirit. Qëllimi është tejet i qartë, të garantoj sigurinë tonë dhe të siguroj kontrollin efektiv të kufijve tanë shtetëror”, deklaroi ai.

Pro këtij projektligji votuan edhe deputetët opozitarë të AAK-së, me ketë rast shefi i grupit, Besnik Tahiri pati një porosi për mazhorancën.

“Mos thoni që po na bllokon opozita as për ligje. Këtë po dua me thënë publikisht se po keqpërdoret shumë në opinionin publik”, tha ai.

Duke ironizuar, kryeparlamentari Glauk Konjufca i tha atij që mos ta ndalin dorën dhe të votojnë edhe për projektligje të tjera.

“A mundeni mos me ndal dorën pra”, theksoi Konjufca.

Krahas kësaj, Kuvendi miratoi në lexim të parë edhe Projektligjin për letërnjoftim, ku do t’i mundësohet qytetarëve të Kosovës të aplikojnë për nxjerrjen e letërnjoftimin prej moshës 16-vjeçare. Po ashtu drita e gjelbër iu dha edhe Projektligjit për Këshillin e Sigurisë.

Lajmet

Vritet biznesmeni i njohur në Shqipëri

Published

on

Ka humbur jetën tragjikisht biznesmeni E.M, pas disa të shtënave me armë zjarri dje në Elbasan.

Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur Shqipërinë, ku sipas burimeve viktima humbi jetën pasi u ekzekutua nga persona të paidentifikuar pranë biznesit të tij në Elbasan.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, viktima kishte marrë dy plumba në kokë ndërsa ndodhej në makinë në biznesin e tij.

Atentati duket se ka qenë i mirë-organizuar, pasi atentatorët janë larguar pasi janë bindur që personi që ishte objektivi ka vdekur./S.K/KP/TCh/

Continue Reading

Lajmet

​CNN: Bisedimet SHBA-Ukrainë në Florida të vështira, por konstruktive

Published

on

Bisedimet në Florida midis zyrtarëve të lartë amerikanë dhe një delegacioni ukrainas që synojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë janë të vështira, por shumë konstruktive thotë CNN.

Po ashtu u tha se takimi ka përfshirë diskutimin e disa prej çështjeve më të ndjeshme për zgjidhjen e luftës.

Ndërkohë, zëvendësministri i parë i Jashtëm ukrainas, Sergiy Kyslytsya, ndau një vlerësim optimist të bisedimeve.

“Ka qenë një fillim i mirë i takimit në vazhdim. Shumë tërheqës dhe deri tani konstruktiv. Atmosferë e ngrohtë, e favorshme për një rezultat të mundshëm progresiv”, shkroi Kyslytsya në rrjetin social X.

Ndërsa një delegacion nga Kievi takohet me zyrtarë të administratës Trump në Florida, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kontaktuar sot me aleatë të tjerë, përfshirë sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte.

“Këto janë ditë të rëndësishme dhe shumë gjëra mund të ndryshojnë”, tha Zelensky në një postim në rrjetet sociale në lidhje me telefonatën e tij me Rutte.

“Ne po koordinohemi ngushtë dhe në përpjekjet tona – dhe në përpjekjet e të gjithë partnerëve tanë – janë masat tona të përbashkëta dhe qëndrimet e përbashkëta që do të jenë jashtëzakonisht efektive.”

Kujtojmë se Moska nisi një breshëri masive dronësh dhe raketash në Ukrainë gjatë natës së premtes deri të shtunën, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke lënë pjesë të mëdha të Kievit pa energji./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Atalanta e Gjimshitit zgjat agoninë e Fiorentinës

Published

on

Futbollistët e Atalantës mposhtën Fiorentinën me rezultat 2:0, në xhiron e 13-të të Serie A, ku ndeshja u dominua nga skuadra vendase, e cila tregoi edhe një herë dëshpërimin që Fiorentina ka ofruar këtë sezon.

Skuadra e Berat Gjimshitit kaloi në epërsi në minutën e 41-të me anë të Kossounou, me një asistim nga De Ketelaere.

Në pjesën e dytë pamë një tjetër gol, përsëri në portën e “Viola”, dhe shënuesi i golit të dytë për ekipin vendas ishte Lookman në minutën e 51-të.

Atalanta është e 11-ta në tabelë me 16 pikë, ndërsa Fiorentina e parafundit me vetëm gjashtë pikë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

Këtë të hënë parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

Gjithashtu, do të fryjë erë me shpejtësi nga 7 deri 20 km/h./S.K./KP/

Continue Reading

Të kërkuara