Brenda 24 orëve janë raportuar pesë raste të dhunës në Familje, e ku të gjitha viktimat janë gra. Katër nga to raportohet për dhunë psikike e fizike nga bashkëshortet, ndërsa në Fushë Kosovë, nëna u sulmua nga e vajza e saj.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka sulmuar nënën e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Në Prishtinë janë raportuar dy raste.
“Është raportuar se viktima femër kosovare ka pësuar dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një armë me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.
Ndërsa në rastin tjetër, viktima thuhet se ka pësuar edhe lëndime.
“Është raportuar se viktima femër kosovare ka pësuar dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.
Një person në Podujevë u arrestua për dhunë psikike ndaj bashkëshorte, por pas intervistimit ai u lirua në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ai ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt’, bëhet e ditur në raportin policor.
Ndërsa në Lipjan një shtetas palestinez ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas Palestinez, pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes se tij viktimës femër shtetase Palestineze. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës./EO