Lajmet

Kuvendi mban tri seanca plenare gjatë kësaj jave

Kjo u vendos sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

Published

on

Kuvendi i Kosovës do të mbajë tri seanca plenare gjatë kësaj jave. Deputetët fillimisht do të mblidhen të mërkurën me 7 qershor për të shqyrtuar një mori pikash të papërfunduara nga seancat e kaluara, kurse të enjten do të mbajnë fillimisht një seancë të veçantë plenare ku do të shqyrtohet Projektligji për reformën zgjedhore, ndërsa pas kësaj do të mbahet seanca e rregullt me pika të tjera në rend të ditës. Kjo u vendos sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se ka një konsensus mbipartiak për miratimin e reformës zgjedhore, derisa bëri të ditur se të enjten pritet të shqyrtohen edhe katër marrëveshje ndërkombëtare, raporton KosovaPress.

“Jemi dakorduar të gjitha grupet parlamentare me një konsensus mbipartiak për reformën zgjedhore që të enjten të trajtohet si pikë e veçantë. Pas asaj hapet një seancë e re, e cila si zakonisht ka pikat e rregullta dhe ka katër marrëveshje ndërkombëtare”, tha ajo para mediave.

Miratimin e reformës zgjedhore e konsideroi të nevojshëm edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

“(Reformën Zgjedhore) Kemi arritur me përmbyll dhe me bërë një punë jashtëzakonisht të mirë, të gjitha grupet parlamentare që kemi qenë pjesë e këtij komisioni. Më në fund do t’i dërgohet për trajtim seancës të enjten në orën 10:00, si pikë e veçantë. Ju e dini se janë disa ndryshime esenciale dhe thelbësore të sistemit tonë zgjedhor. Duke filluar nga vota preferenciale, propozimet që janë bërë, nga lehtësimi i votimit të diasporës, pastrimit të ligjit me një pjesë të dispozitave që nga koha e UNMIK-ut, çështjen e numërimit të votave dhe shumë çështje të tjera”, theksoi Tahiri.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se do të propozojnë rritje të koeficientit të pagave nga 105 në 129 euro, përmes amendamentimit të Ligjit të buxhetit.

“Për neve si AAK është e rëndësishme interpelanca ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, që ndërlidhet me koeficientin për zyrtarët publikë, rritjen e koeficientit me një amendamentim të Ligjit për Buxhet nga 105 në 129 sa ne kemi rekomanduar dhe të njëjtën kohë dislokimin e mjeteve për projektet kapitale”, theksoi ai.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme të Kryesisë u bë e ditur se do të dalë në pension sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi.

I njëjti në një adresim para mediave, u shpreh falënderues ndaj të gjithë bashkëpunëtorëve të tij në 17 vjet që ka mbajtur këtë post.

Lajmet

Edmond Hajrizi: Kur dija, biznesi dhe etika ndërthuren në vendimmarrje

Published

on

Një dialog mbi rolin e drejtuesit në shndërrimin e dijes në modele funksionale që integrojnë arsimin, shëndetësinë, sportin dhe inovacionin

(more…)

Continue Reading

Lajmet

20 drejtorët ekzekutivë më të paguar

Published

on

By

Kompanitë e mëdha gjenerojnë fitime marramendëse. Të tilla janë edhe fitimet e drejtuesve të tyre, pronarëve dhe drejtorëve ekzekutivë.

Më poshtë janë emrat dhe fitimet e 20 drejtorëve ekzekutivë më të paguar në botë:

  1. Elon Musk – 23.5 bilionë dollarë – Tesla
  2. Tom Cook – 770 milionë – Apple
  3. Jensen Schleifer – 561 milionë – NVIDIA
  4. Leopard Scheifer – 453 milionë – Regeneron
  5. Marc Benioff – 439 milionë – Salesfore
  6. Satya Nadella – 309 milionë – Microsoft
  7. Robert Kotick – 297 milionë – Activision Blizzard
  8. Hock Tan – 288 milionë – Broadcom
  9. Sundar Pichai – 280 milionë – Alphabet
  10. Rend Hasting – 253 milionë – Netflix
  11. Andy Jassy – 245 milionë – Amazon
  12. Jamie Dimon – 230 milionë – JPMorgan Chase
  13. Doug McMillon – 220 milionë – Walmart
  14. Warren Buffett – 215 milionë – Berkshire Hathaway
  15. Brian Moynihan – 210 milionë – Bank of America
  16. Darren Woods – 205 milionë – ExxonMobil
  17. Patrick Gelsinger – 200 milionë – Intel
  18. Mary Barra – 198 milionë – GM
  19. David Zaslav – 190 milionë – Waren Bros. Discovery
  20. Larry Culp – 185 milionë – GE

Continue Reading

Lajmet

Top 30 shtetet me më së paku korrupsion

Published

on

By

Ndërsa korrupsioni mbetet një nga problemet më të mëdha në shtetet e pazhvilluara, janë një numërt shtetesh të zhvilluara, të cilat ia kanë dalë ta minimizojnë atë në shoqëritë  tyre.

Sipas një matjeje të Transparency International, këto janë 30 shtete në botë, në të cilat ka më së paku korrupsion:

  1. Danimarka
  2. Norvegjia
  3. Singapori
  4. Suedia
  5. Finlanda
  6. Zelanda e re
  7. Holanda
  8. Luksemburgu
  9. Hong-Kongu
  10. Mbretëria e Bashkuar
  11. Gjermania
  12. Kanadaja
  13. Japonia
  14. Australia
  15. Estonia
  16. Irlanda
  17. Belgjika
  18. Austria
  19. Emiratet e bashkuara Arabe
  20. Franca
  21. Uruguaj
  22. SHBA
  23. Spanja
  24. Polonia
  25. Lituania
  26. Portugalia
  27. Barbadosi
  28. Kili
  29. Malta
  30. Karaibet

Continue Reading

Lajmet

Top 20 shtetet me më së shumti korrupsion në botë

Published

on

By

Korrupsioni është një fenomen i shpërndarë gjithandej në botë. Ku ka para – ka sherr. Transparency International ka përpiluar një listë me 20 shtetet që kanë korrupsion më të shprehur në botë.

Po e sjellim në vazhdim atë për ju, duke nisur nga vendi me më së shumti korrupsion:

  1. Republika Demokratike e Kongos
  2. Kamboxha
  3. Kameruni
  4. Gaboni
  5. Haiti
  6. Bolivia
  7. Meksiko
  8. Uganda
  9. Kenia
  10. Venezuela
  11. Guinea
  12. Liberia
  13. Kirgistani
  14. Kongo
  15. Mauritania
  16. Paraguaji
  17. Zimbabveja
  18. Afganistani
  19. Nikaragua
  20. Nigeria

Continue Reading

Të kërkuara