Lajmet

Kuvendi i Prishtinës e shpall “Qytetar Nderi” ish-kryeministrin britanik, Tony Blair

Published

on

Kuvendi Komunal i Prishtinës e ka shpallur “Qytetar Nderi” ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë së Kosova do ta kujtojë përgjithmonë ndihmën e ish-kryeminsitrit Blair, e përveç kësaj edhe do ta nderojë çdo herë.

“Sot duam t’iu nderojmë për rolin kyç që keni luajtur për çlirimin e Kosovës. Dua të ndaj një pjesë të shkurtë të historisë sime kur kam jetuar në Britani në vitet e 90-ta, ishtë një mënyrë absurde të besoje që vendi ynë ku kam lind ka shanse të çlirohet, nuk kam guxuar as të besoj atëherë, as të filloj të besoj kur kam dal prej shtëpisë këtu. Kam prit që kur nuk do të kthehem në shtëpinë time sepse ashtu kanë qenë rrethanat, kanë qenë kundër neve, por me iniciativën tuaj Tony Blair e kam fituar besimin me këtë arsye jo vetëm unë por të gjithë shqiptarët e Britanisë mburren me ju edhe sot me gjithë zemër dhe ne për Britaninë siç keni dhënë ju për Kosovën. Pra kjo është një vepër e juaja një pik e madhe qe i ka prek e i ka shpëtu, i ka transmetu shumë jeta të qytetareve të Kosovës. Tony Blair, është hero e mik i Kosoves. Kosova do t’iu kujtoj dhe do t’iu nderoj përgjithmonë”, tha Rama.

Ndërsa kryetari i kuvendit Komunal, Fehmi Kupina, në emër të të gjithë asambleistëve, i shprehur falënderimet për ndihmën dhe kontributin që Blair ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Si rrallëherë, sot këtë mbledhje e bënë edhe me madhështore prania e ish-kryeministri britanik, Tony Blair. I dëshirojmë mirëseardhje, jo me kotë thonë se të shpëtosh një jetë është si të shpëtosh njerëzimin. Sot para nesh është një figurë kryesore që në momentet me të vështira ishte faktori kryesore. I nderuar nuk ka fjalë e shkronjë që mund të përshkruaj falënderimin tonë për lirin dhe zhvillimin e vendit tonë. Ne emrin tim personal dhe Kuvendit komunal iu shpreh mirënjohje e falënderime për kontribut tuaj”, shtoi ai.

Lajmet

Tensionet në Ngushticën e Hormuzit, SHBA rrëzon dronë iranianë

Published

on

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se lufta me Iranin ka përfunduar, megjithatë situata në rajon mbetet e tensionuar pas zhvillimeve të fundit në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas Sky News, një zyrtar i lartë amerikan ka deklaruar se forcat e Shteteve të Bashkuara kanë rrëzuar dy dronë iranianë kamikazë, të cilët dyshohet se po synonin anije tregtare në këtë zonë strategjike. Sipas të njëjtit burim, trafiku detar në ngushticë po vazhdon normalisht.

Ndërkohë, mediat iraniane raportojnë për shpërthime pranë bregdetit në jug të vendit dhe për një incident me një tanker, i cili pas paralajmërimit nga marina e Gardës Revolucionare është ndalur dhe ka respektuar kufizimet e lundrimit.

Pavarësisht deklaratave optimiste nga Uashingtoni, zhvillimet e fundit tregojnë se tensionet mes SHBA-së dhe Iranit mbeten të larta, veçanërisht rreth kontrollit të lundrimit në një nga rrugët detare më të rëndësishme në botë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Profesorët e UBT-së publikojnë studim mbi përdorimin e antibiotikëve gjatë pandemisë në revistën prestigjioze “Pharmacoepidemiology”

Published

on

By

Profesorët dhe kërkuesit shkencorë nga UBT kanë shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në fushën e kërkimit ndërkombëtar me publikimin e punimit të tyre më të ri shkencor në revistën prestigjioze “Pharmacoepidemiology”, e cila është e indeksuar në platformat më të larta akademike botërore, Scopus dhe Web of Science.

Punimi me titull “Determinants and Temporal Trends of Inappropriate Azithromycin Use in Hospitalized Adults with COVID-19: A Retrospective Pharmacoepidemiologic Cohort Study” vjen si rezultat i bashkëpunimit të një ekipi të dalluar profesorësh ku autorë janë Fitim Alidema nga Fakulteti i Farmacisë në UBT, Arieta Hasani Alidema nga Fakulteti i Infermierisë në UBT, Miranda Sejdiu Abazi nga Fakulteti i Stomatologjisë në UBT, si dhe bashkëpunëtorët Saranda Sejdiu Sadiku dhe Arben Abazi.

Ky studim i rëndësishëm trajton në mënyrë të detajuar modelet e përdorimit të azitromicinës tek pacientët e rritur të hospitalizuar gjatë pandemisë COVID-19, duke u fokusuar në identifikimin e faktorëve dhe prirjeve kohore që kanë ndikuar në përshkrimin e këtij antibiotiku. Përmes një analize të hollësishme retrospektive, autorët kanë vlerësuar përputhshmërinë e praktikave klinike me parimet e përdorimit racional të barnave antimikrobike në kushtet e një urgjence shëndetësore globale.

Gjetjet e këtij hulumtimi sjellin një kontribut të çmuar në forcimin e praktikave të “Antimicrobial Stewardship” (menaxhimit të antibiotikëve) dhe në promovimin e përdorimit të arsyeshëm të tyre nëpër spitale. Në një kohë kur rezistenca antimikrobike konsiderohet si një nga sfidat më të mëdha dhe më kërcënuese për shëndetin publik në nivel global, ky studim ofron të dhëna të rëndësishme për komunitetin mjekësor për të shmangur përdorimet e pambështetura nga udhëzuesit klinikë.

Ky publikim, dëshmon edhe një herë përkushtimin e lartë të UBT-së dhe stafit akademik për të prodhuar kërkim shkencor të aplikuar me ndikim të drejtpërdrejtë në shkencat mjekësore, duke e rreshtuar institucionin krahas universiteteve më të njohura ndërkombëtare. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Maqedonci në Podcastin e UBT-së: 12 Qershori përmbylli një shekull dhunë dhe gjenocid

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ishte i ftuar në Podcastin e Media Grupit të UBT-së. Në këtë bisedë, ai reflektoi mbi rrugëtimin e Kosovës nga lufta për mbijetesë e deri te ndërtimi i shtetit. Sipas tij, 12 Qershori shënon ditën kur Kosova mori frymë lirshem. Nga një popull që dikur kërkonte ndihmë për të mbijetuar, sot Kosova ka ndërtuar institucionet e veta dhe një ushtri moderne si FSK-ja.

I pyetur për peshën e kësaj date, Maqedonci theksoi se 12 Qershori përfaqëson realizimin e një ëndrre të madhe mbarëpopullore. Ky moment shënoi fundin e një periudhe të gjatë dhe të errët të vuajtjeve nën pushtuesin serb.

“Janë 100 vite deri në vitin 1999, kur u çlirua Kosova më 12 Qershor, kur populli ynë me të vërtetë ka përjetuar vetëm dhunë, ka përjetuar vetëm diskriminim dhe asnjëherë mundësi për të jetuar as të barabartë, e lëre më të lirë”, deklaroi Maqedonci për UBT News.

Ministri bëri edhe një ndërlidhje historike me vitin 1912. Ai sqaroi se që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, Kosova mbeti jashtë dhe u përball me tentativat serbe për zhdukjen e popullit tonë. Për këtë arsye, ai kërkoi që kjo datë të vlerësohet lart nga të gjithë shqiptarët.

“Vlerësoj që 12 Qershori është ndër datat më të rëndësishme në historinë tonë, jo vetëm në historinë e Kosovës, por në historinë tonë kombëtare”, potencoi ministri.

Maqedonci rikujtoi se kjo liri nuk erdhi vetvetiu. Ajo erdhi si rezultat i një sakrifice shumëvjeçare të brezave të tërë. Ky rrugëtim u bë i mundshëm falë organizimeve nga ideali i përbashkët për liri, protestave, kryengritjeve dhe, mbi të gjitha, luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Elon Musk bëhet personi i parë në histori me pasuri rreth 1 trilion dollarë

Published

on

Elon Musk ka hyrë në histori si personi i parë në botë, pasuria e të cilit ka arritur rreth një trilion dollarë , një rekord i paprecedentë në botën e financave globale.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, rritja e jashtëzakonshme e pasurisë së tij lidhet kryesisht me performancën e kompanive kryesore që ai udhëheq, veçanërisht Tesla dhe SpaceX.

Vlera e aksioneve të Tesla-s ka shënuar luhatje, por në periudha të caktuara ka pasur rritje të ndjeshme, duke ndikuar drejtpërdrejt në pasurinë e tij personale. Po ashtu, edhe vlerësimi i SpaceX, e cila konsiderohet ndër kompanitë private më të vlefshme në botë, ka kontribuar ndjeshëm në këtë shifër historike.

Ekspertët financiarë theksojnë se një pjesë e madhe e kësaj pasurie është e lidhur me tregun, që do të thotë se vlera e saj varet nga aksionet dhe investimet, të cilat mund të ndryshojnë shpejt varësisht nga kushtet ekonomike globale. Për këtë arsye, pasuria e tij reale në para të gatshme konsiderohet dukshëm më e vogël se vlera e përgjithshme e vlerësuar.

Elon Musk prej vitesh renditet si personi më i pasur në botë dhe një nga figurat më me ndikim në industrinë e teknologjisë, hapësirës dhe inovacionit, përmes kompanive si SpaceX, Tesla, Neuralink dhe platforma X (ish-Twitter).

Kjo arritje, nëse konfirmohet zyrtarisht nga burimet financiare, përfaqëson një moment historik në ekonominë globale, duke shënuar një nivel pasurie të paparë më parë për një individ.

Continue Reading

Të kërkuara