Lajmet

Kuvendi formoi organin për përzgjedhjen e anëtarëve në OShP

Ky proces u kritikua nga opozita, të cilët nuk morën pjesë në votim.

Published

on

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 69 vota pro kanë formuar sot Organin Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Ky proces u kritikua nga opozita, të cilët nuk morën pjesë në votim, ndërsa pro votuan deputetët e mazhorancës, Listës Serbe dhe komunitetet të tjera jo shumicë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se Qeveria Kurti është bërë pjesë e një afere korruptive në OSHP me tender njëburimor. Ai tha se e njëjta nuk ka respektuar as procedurën e përzgjedhjes së anëtarëve me konkurs, derisa ironizoi edhe me qëndrimin e kryeministrit Kurti në SHBA.

“Qeveria është pjesë një afere korruptive me tender njëburimor, ky është problemi që e ka ky vend. Çka ka ndodhur sot, një orë para se të fillojë kjo pikë e rendit të ditës, qeveria online, kryeministri prej Uashingtoni, a ku është, e ka ndalë Counter Strike dhe e ka ndërruar një emër se cili do të shkojë para panelit përzgjedhës”, tha ai.

Kritik u shfaq edhe deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, i cili i kërkoi ekzekutivit t’i tërheq emrat për anëtarët e OShP-së.

“Qeveria t’i tërheqë këto propozime, të shkojë me procedura të shpejta ose me konkurs. Mendoj se s’ka rrugë tjetër që të zgjidhen anëtarët dhe kandidatët që plotësojnë kriteret në organin shqyrtues të prokurimit”, deklaroi ai.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se Qeveria me vetëdije të plotë e ka shtyrë procesin e emërimit të bordit të OShP-në.

“Qeveria me vetëdije të plotë e ka shtyrë procesin e emërimit të bordit në OShP-së, për të vendosur një bord që i shkon përshtati kontraktimit të vetë qeverisë”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, këtyre akuzave iu kundërpërgjigj, ushtruesja e detyrës së shefes së GP të Lëvizje Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

“Nuk mund ta prishim një praktikë që tregon rezultate pozitive. Andaj nëse dëshirojnë të gjejnë arsye për destruktivitetin e tyre në raport me proceset e rëndësisë le të provojnë metoda të tjera. Ne kemi në trajtim një pikë që është e rëndësisë së veçantë”, tha ajo.

Anëtarët e organit për përzgjedhjen e anëtarëve të OShP-së janë, Rrustem Thaçi nga Gjykata Supreme, Françiska Zhitia-Imeri nga Gjykata e Apelit dhe Nikolla Petronjeviq nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara