Lajmet

Kushtetuta parasheh që postin e presidentit ta ushtrojë kryetarja e Kuvendit

Published

on

Sipas Kushtetutës së Kosovës, kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit, i takon ta ushtrojë postin e presidentes.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, neni 90, në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij, ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës.

“Në rast se nuk ka ndodhur kalimi vullnetar i përgjegjësive, Kuvendi i Republikës së Kosovës, pas  konsultimit  me  konsiliumin  mjekësor,  me  dy  të  tretat  (2/3)  e  votave  të  të  gjithë deputetëve vendos nëse Presidenti i Republikës së Kosovës është përkohësisht i paaftë për të ushtruar përgjegjësitë e veta. Kryetari i Kuvendit të Kosovës do të shërbejë si ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës derisa ajo/ai të bëhet i aftë që të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive të Presidentit”, thuhet në Kushtetutë.

Kushtetuta thekson se posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë (6) muaj.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka dhënë dorëheqje pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale./UBTNews

Lajmet

Zjarri në Delvinë: Digjen edhe kosheret, bletët ‘pushtojnë’ fshatin

Published

on

Situata në Lefterhor në Delvinë paraqitet serioze, ndërsa zjarri ka djegur edhe kishën e fshatit. Ndërkohë zjarri ka djegur disa koshere bletësh, teksa këto të fundit thuhet se vërtiten dhe kanë pushtuar fshatin.

Aktualisht vatrat në këtë fshat janë shuar, por banorët i druhen ri-ndezjes së tyre.

Zjarri vijon të jetë aktiv në mal dhe sipas banorëve në orët e mbrëmjes i frikësohen flakëve që mund të zbresin sërish drejt fshatit.

Continue Reading

Bota

​Von der Leyen: BE, SHBA e NATO forcojnë qëndrimin e përbashkët për Ukrainën

Published

on

Evropa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO kanë forcuar qëndrimin e tyre të përbashkët për Ukrainën përpara takimit midis Donald Trump dhe Vladimir Putin të premten në Alaska.

Kështu tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i bëri në një status në platformën X pas një takimi virtual me presidentin e SHBA-së Donald Trump, liderët evropianë dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Patëm një bisedë shumë të mirë. Udhëheqësit euroatlantikë formuan një qëndrim të përbashkët në takim përpara takimit të Trump me presidentin rus Vladimir Putin të premten në Alaska. Evropa, SHBA dhe NATO kanë përforcuar sot qëndrimin e tyre të përbashkët për Ukrainën,” tha von der Leyen, duke shtuar se ata mbeten të koordinuar ngushtë” tha Von der Leyen.

Ndërsa kreu i NATO-s, Mark Rutte, tha se evropianët dhe Trump ishin të bashkuar në përpjekjet e tyre për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Continue Reading

Bota

​Macron: Trump ra dakord që Ukraina të përfshihet në bisedimet për territorin

Published

on

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë të ditur se presidenti i SHBA-së Donald Trump ka thënë se Ukraina duhet të përfshihet në bisedimet për territorin si pjesë e çdo marrëveshjeje armëpushimi me Rusinë.

Deklarata e Macron është treguesi i parë i rezultatit të bisedimeve midis Trump, udhëheqësve evropianë dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që synojnë formësimin e takimit të Trump me presidentin rus Vladimir Putin në Alaska të premten, për të diskutuar se si t’i japin fund luftës.

Këmbëngulja e Trump për përfshirjen e Ukrainës, nëse konfirmohet, mund të nënkuptojë njëfarë lehtësimi për Ukrainën dhe aleatët e saj, të cilët kanë pasur frikë se Trump dhe Putin mund të arrijnë një marrëveshje në kurriz të interesave të sigurisë evropiane dhe ukrainase dhe kjo do të copëtonte territorin ukrainas.

Trump më parë tha se të dyja palët do të duhet të bien dakord për një shkëmbim të caktuar territori për t’i dhënë fund një lufte që ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz dhe ka zhvendosur miliona.

Evropianët kanë frikë se një shkëmbim territori mund t’i japë Rusisë pothuajse një të pestën e Ukrainës dhe të inkurajojë Putin të zgjerohet më tej në perëndim në të ardhmen.

Continue Reading

Aktualitet

​Memli Krasniqi viziton Thaçin e Veselin: Drejtësia do të triumfojë mbi çdo padrejtësi

Published

on

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka vizituar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, të cilët prej afro pesë vjetësh po mbahen në Hagë.

Ai ka thënë se ish-krerët e UÇK-së janë me Kosovën në çdo orë e çdo ditë dhe gëzojnë për çdo lajm të mirë dhe ndajnë dhembjen me ne kur lajme të tjera rëndojnë mbi popullin tonë.

“Edhe këtë herë, në çdo fjalë të tyre, e ndjeva të gjallë bindjen e palëkundur se drejtësia për çlirimtarët tanë po afrohet. Nuk mund të jetë ndryshe për ta dhe shokët e tyre, që mbi supet e veta bartën vetëm atë që populli kërkoi: luftën për liri. Liria, askund e asnjëherë, nuk është as mëkat e as faj. Ata janë mirë, optimistë dhe, si gjithmonë, dërgojnë përshëndetjet më të ngrohta për secilin prej jush”, tha Krasniqi.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Hagë është konfirmuar më 26 tetor 2020.

 

Continue Reading

Të kërkuara