Lajmet

Kushtetuesja po e shqyrton ankesën e Listës Serbe

Published

on

Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar se është duke e shqyrtuar ankesën e Listës Serbe lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e pakicës serbe.

Vendimi pritet të merret pasi të shqyrtohen të gjitha pretendimet, pasi që ankesa e Listës Serbe thotë se me pretendimin e zgjedhjes së Nenad Rashiqit si nënkryetar, janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja e punës së Kuvendit, si dhe aktgjykimi i mëparshëm i Kushtetueses mbi të njëjtën çështje.

Nga Kushtetuesja nuk ka qartësim nëse janë duke e konsideruar vendosjen e një mase të tillë.

Një ankesë tjetër të Listës Serbe, po për çështjen e nënkryetarëve Kushtetuesja e trajtoi në fillim të shtatorit, në kohën kur kryekuvendari Dimal Basha e pati shpallur të konstituuar Kuvendin pa zgjedhjen e nënkryetarit të pestë nga radhët e komunitetit serb. Më 5 shtator, Gjykata Kushtetuese, mbi bazë të ankesës së Listës Serbe e pezulloi punën e Kuvendit për 25 ditë duke nxjerrë vendim për masë të përkohshme.

Sipas aktgjykimit të plotë, Kuvendi nuk ishte i konstituuar, kështu që Gjykata u kërkoi deputetëve të zgjidhnin nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb, me qëllim që të hapej rruga për formimin e Qeverisë.

Në vendimin e Kushtetueses u nënvizua se propozimi për nënkryetarin nga radhët e komuniteteve joshumicë duhet të bëhet nga shumica apo numri më i madh i deputetëve nga radhët e deputetëve të komunitetit serb, por nuk ka lejuar veto bllokuese.

Pasi Lista Serbe i shteroi kandidaturat, kryeparlamentari Dimal Basha u kërkoi atyre ta bëjnë edhe propozimin e deputetit që nuk i takon grupit parlamentar të Listës. Meqë subjekti që mbështetet nga Beogradi zyrtar refuzoi ta bëjë këtë, në votim u hodh kandidatura e Nenad Rashiqit, i cili mori votat e domosdoshme për nënkryetar të Kuvendit.

Legjislatura e nëntë u shpall e konstituuar më 10 tetor, me zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar nga radhët e pakicës serbe, i cili u zgjodh pasi u shteruan nëntë kandidaturat e Listës Serbe, me nga tri votime radhazi.

Presidentja Vjosa Osmani, një ditë pasi Kuvendi u llogarit i konstituuar, e mandatoi udhëheqësin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për formimin e Qeverisë së re. Ai i ka edhe tetë ditë afat për t’ia prezantuar Kuvendit përbërjen dhe programin e qeverisë së re.

Për zgjedhjen e Qeverisë duhen 61 vota të deputetëve. Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Vetëvendosje, fitoi 48 ulëse në Parlamentin me 120 deputetë.

Nëse Kurti nuk arrin të sigurojë 61 votat e nevojshme deri më 26 tetor, atëherë Osmani, sipas ligjeve, është e obliguar që brenda 10 ditëve t’i ftojë në konsultim edhe një herë partitë politike, edhe të vendosë, sipas diskrecionit të saj, për mandatarin tjetër, nëse ia dëshmon se i ka numrat për të formuar Qeverinë.

Edhe mandatari i ardhshëm duhet t’i ketë 15 ditë kohë që t’ia paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar.

Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë presidentja i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Yildiz: Nuk më pëlqen të krahasohem me Del Pieron

Published

on

Sulmuesi turk, Kenan Yildiz është gati për përballjen e madhe të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit.

Yildiz që mban fanellën me numrin 10 te bardhezinjtë, foli për emocionet e tij në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s, ku pranoi se është i motivuar nga pritshmëritë që ka publiku, por shtoi se nuk i pëlqejnë krahasimet.

“Jam vetvetja. Nuk dua të krahasohem me askënd.”, tha Yildiz.

Lidhur me ndeshjen në stadiumin Santiago Bernabeu, ai u shpreh:

“Është fantastike. Çdo fëmijë ëndërron të luajë në atë stadium. Tani kjo ëndërr është bërë realitet. Shpresoj të zhvillojmë një ndeshje të madhe.”/S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Deco: Nuk sjellim lojtar të rinj në janar

Published

on

Shefi i Barcelonës, Deco, thotë se nuk ka gjasa të shtojë lojtarë në skuadrën e tyre në janar dhe këmbëngul se ata do ta blejnë vetëm nëse detyrohen të shesin një lojtar gjatë merkatos së dimrit.

“Nuk e shoh nevojën për afatin kalimtar të janarit për momentin. Asnjë lojtar nuk ka kërkuar të largohet.”, ka thënë Deco.

Deco komentoi gjithashtu edhe për figurën e Lamine Yamal.

“Shpesh kemi tendencë të përqendrohemi te individualizmi, por është skuadra që fiton. Po flasim për një lojtar shumë të pjekur, një lloj tjetër lojtari që mund të përcaktojë një epokë. Duhet ta lëmë të qetë”, tha ai.

“Konteksti i tij ishte i ndryshëm; ai iu bashkua një ekipi që tashmë ishte fitues, me lojtarë të moshës 25 dhe 26 vjeç, dhe rritja e tij ka qenë më normale dhe progresive”, shtoi ai./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Drejtori i policisë ndan 19 vetura për policët e lagjes

Published

on

By

Me synim për rritjen e efikasitetit në punën e policëve të lagjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha ka ndarë 19 vetura të reja Hybride, për mbulimin e zonave sektoriale, në të gjitha drejtoritë rajonale.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate zyrtare.

“Përmbushja e objektivave të Strategjisë së Policimit të drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, si dhe forcimi i qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve tashmë mundësohet më lehtë dhe më shpejt, falë pajisjes me automjete zyrtare”.

“Kjo edhe një herë dëshmon përkushtimin e menaxhmentit të Policisë për një qasje gjithnjë e më proaktive ndaj komunitetit, për forcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit me qytetarët, si dhe për rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale”, shkruhet tutje në komunikatë./EO

Continue Reading

Lajmet

​Ish-lojtari i Real Madridit pëson goditje në tru

Published

on

Ish-futbollisti holandez, Royston Drenthe, ka pësuar një goditje në tru dhe aktualisht ndodhet nën kujdes mjekësor në spital.

“Të premten e kaluar, Royston Drenthe pësoi një goditje në tru. Ai po trajtohet dhe është në duar të sigurta. Familja e tij kërkon paqe dhe privatësi gjatë kësaj periudhe, për t’i mundësuar shërimin e plotë,” thuhet në njoftimin e klubit në Instagram.

Drenthe, i cili u konsiderua një prej talenteve më premtues të futbollit holandez, nuk arriti të përmbushte pritshmëritë pas transferimit te Real Madridi. Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur në Spanjë, Angli, Rusi, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa futbollin aktiv e përfundoi në Holandë në vitin 2019.

Lajmi është konfirmuar edhe nga FC Der Rebellen, ekipi i ish-lojtarëve profesionistë ku bën pjesë edhe 38-vjeçari.

Pas tërheqjes nga futbolli, Drenthe iu përkushtua muzikës dhe prej vitit 2023 punon si komentator në kanalin holandez Ziggo Sports./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara