Kuriozitete

Kush jeton në këtë vend, i thotë lamtumirë ‘Vapes’

Published

on

Kuriozitete

Mbretëria e Bashkuar regjistron verën më të nxehtë të historisë

Published

on

Mbretëria e Bashkuar përjetoi këtë vit verën më të nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve meteorologjike, një fenomen që ekspertët e lidhin drejtpërdrejt me ndryshimet klimatike.

Sipas Zyrës Meteorologjike (Met Office), kjo ngjarje është bërë 70 herë më e mundshme për shkak të ngrohjes globale. Temperaturat mesatare për periudhën 1 qershor-31 gusht 2025 u regjistruan 16.10°C, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 15.76°C, i vendosur më 2018.

Edhe pse diferenca mund të duket e vogël, kur konsiderohet si një mesatare tre mujore që përfshin temperaturat ditore dhe ato të natës, kjo shifër tregon një ndryshim të ndjeshëm klimatik.

Fenomeni nuk është vetëm rekord i ri; ai theu edhe temperaturat e verës 1976, e cila renditet e gjashta në listën e verave më të nxehta që nga viti 1884. Nxehtësia e vazhdueshme solli mungesa uji në nivel kombëtar, duke ndikuar në bujqësi, ujitje e jetën e përditshme të qytetarëve.

Dr. Mark McCarthy nga Met Office thekson se ngjarje të tilla, dikur të konsideruara ekstreme, tani po bëhen më të zakonshme për shkak të ndryshimeve klimatike.

Ai paralajmëron se verat e nxehta dhe fenomenet ekstreme mund të shfaqen gjithnjë e më shpesh në dekadat e ardhshme, duke e bërë të domosdoshme marrjen e masave për adaptimin dhe uljen e ndikimit të ngrohjes globale.

Continue Reading

Kuriozitete

Danimarka ndërmerr masa ligjore për të nxitur leximin tek të rinjtë

Published

on

Danimarka pritet të heqë TVSH-në për librat, në përpjekje për të nxitur të lexuarit dhe për të përballuar atë që autoritetet e quajnë një “krizë leximi” në rritje.

Me një normë prej 25%, taksa mbi librat në Danimarkë është aktualisht ndër më të lartat në botë, një politikë që, sipas qeverisë, ka ndikuar negativisht në zakonet e leximit të qytetarëve.

Ministri i Kulturës, Jakob Engel-Schmidt, njoftoi të mërkurën se si pjesë e projektbuxhetit të ri, qeveria do të propozojë heqjen e TVSH-së për librat. Kjo masë pritet të ketë një kosto prej rreth 330 milionë koronash daneze në vit (rreth 38 milionë paund).

“Kjo është një nismë për të cilën kam luftuar personalisht, sepse besoj se duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i dhënë fund krizës së leximit që ka marrë hov vitet e fundit”, deklaroi Engel-Schmidt për agjencinë e lajmeve Ritzau.

Ai shtoi: “Nuk ndodh çdo ditë të bindësh kolegët e tu për të investuar kaq shumë në kulturë dhe në konsumin vendas.”

Ndryshe nga Danimarka, vendet tjera skandinave aplikojnë norma më të ulëta për librat: Finlanda 14%, Suedia 6% dhe Norvegjia zero TVSH. Suedia, p.sh uli taksën mbi librat në vitin 2001, duke shkaktuar rritje të menjëhershme të shitjeve, edhe pse, siç treguan ekspertët, librat u blenë kryesisht nga lexues të zakonshëm dhe jo të rinj.

Ministri Engel-Schmidt theksoi se synimi nuk është vetëm ulja e çmimeve, por edhe afrimi i letërsisë me fëmijët dhe të rinjtë.

“Kjo është arsyeja pse kemi ndarë tashmë fonde për të forcuar bashkëpunimin mes bibliotekave publike dhe shkollave. Duam që më shumë fëmijë të kenë mundësi të përjetojnë letërsinë cilësore,” u shpreh ai.

Sipas statistikave zyrtare, gjatë 2023 në Danimarkë janë shitur 8.3 milionë libra, si në dyqane ashtu edhe online, në një vend me mbi 6 milionë banorë. Më të kërkuarit ishin librat për fëmijë të vegjël, veçanërisht me figura dhe aktivitete, ndërsa pas tyre vinin romanet thriller.

 

Continue Reading

Kuriozitete

Mos lini fatura në makinë – ja rreziku që ju kanoset

Published

on

Nuk janë të pakta rastet kur drejtuesit e makinave lënë çdo lloj fature në brendësi të automjetit.

Megjithëse kjo duket si zakon që krijon rrëmujë, specialistët theksojnë se pasojat mund të jenë shumë më serioze.

“Shumica nuk e kuptojnë se brendësia e makinës mund të shndërrohet në thesar informacioni personal. Çdo faturë tregon një histori, ku keni qenë, çfarë keni blerë, pra të dhëna që mund të jenë të vlefshme nëse bien në duar të gabuara”, shpjegon eksperti Kazimieras Urbonas.

Sipas tij, faturat e karburantit zbulojnë zakonet e udhëtimit e vendet e preferuara, faturat e blerjeve tregojnë gjendjen financiare dhe sjelljen konsumatore, ndërsa edhe një faturë nga një kafene mund të japë të dhëna mbi rutinën e përditshme. Nëse këto copëza informacioni mblidhen, hajdutët mund të krijojnë një profil të detajuar mbi një person dhe të shohin nëse është një objektiv i leverdishëm.

Veçanërisht të rrezikshme konsiderohen faturat e blerjeve të shtrenjta, që mund t’u tregojnë kriminelëve se drejtuesi zotëron sende me vlerë apo ka të ardhura të larta. Urbonas shton se përtej rrezikut të privatësisë, grumbullimi i faturave në makina shkakton incidente të tjera.

“Në një hapësirë të kufizuar si makina, me prani të komponentëve elektrikë dhe burimeve të nxehtësisë si çakmakët apo karikuesit e telefonit, edhe një grumbull i vogël faturash mund të kthehet në rrezik zjarri”, thekson ai.

Faturat të hiqen rregullisht nga automjeti, të fotografohen nëse duhen e të shkatërrohen nëse mbajnë të dhëna të dukshme personale.

“Qëllimi nuk është të bëhemi paranojakë për çdo copë letre, por të jemi të kujdesshëm”, shton Urbonas.

Continue Reading

Kuriozitete

Zhvillohet pajisja e re me bazë diamanti që detekton më lehtë kancerin

Published

on

Shkencëtarët në Universitetin e Warwickut kanë zhvilluar një pajisje të re me bazë diamanti, e cila mund ta bëjë më të lehtë dhe më të sigurt zbulimin e përhapjes së kancerit.

Kjo pajisje që mbahet në dorë gjurmon grimca të vogla magnetike që injektohen në trup, duke ofruar një alternativë jo toksike ndaj gjurmuesve radioaktivë dhe ngjyruesve që përdoren aktualisht në spitale, ka raportuar The Independent.

Gjurmuesit radioaktivë, janë substanca që përmbajnë sasi të vogël radioaktiviteti. Pas injektimit, udhëtojnë përmes trupit e mjekët përdorin pajisje të veçanta që matin rrezatimin për të parë ku kanë shkuar gjurmuesit e kuptohet nëse kanceri ka prekur nyjat limfatike.

Problemi është se të gjitha spitalet nuk kanë pajisjet për t’i përdorur, disa pacientë kanë shqetësime nga ekspozimi, ani pse doza është e vogël. Ngjyra e kaltër (si “patent blue” ose “isosulfan blue”), janë ngjyra të posaçme që injektohen pranë tumorit.

Ato përhapen në nyjat limfatike dhe i ngjyrosin, që mjekët t’i shohin gjatë operacionit. Konsiderohet si mënyrë problematike, se te disa pacientë shkaktojnë alergji, madje edhe reaksione serioze (ani pse kjo ndodh rrallë).

Përhapja e qelizave kancerogjene në pjesë të tjera të trupit, e njohur si metastazë, është një nga sfidat më të mëdha në mjekësinë moderne.

Mjekët kontrollojnë nëse kanceri ka arritur në nyjat limfatike, inde që filtrojnë lëngjet e trupit nga substancat e dëmshme, për të vendosur më pas për ndërhyrje kirurgjikale ose trajtime të tjera.

Studimi, i botuar në revistën Physical Review Applied, ka treguar se diamantet mund të përdoren për të ndërtuar një sensor shumë të ndjeshëm, që identifikon lëngun gjurmues magnetik të injektuar pranë tumorit.

Ky lëng përmban nanopjesëza hekuri, që lëvizin nëpër trup me qelizat e kancerit, duke treguar nëse ato kanë arritur në nyjat limfatike.

“Ka kërkesë për mënyra të ndryshme jo toksike për të gjetur kancerin. Për këtë sensor me bazë diamanti, arritëm ta zvogëlojmë kokën e sensorit në 10 milimetra, që do të thotë se është sensori i parë me diamante që zbulon lëngun gjurmues magnetik, duke qenë mjaftueshëm i vogël për kirurgjinë me prerje të vogla dhe endoskopike”, tha autori i studimit, Alex Newman, nga departamentin e fizikës në Warwick.

Ai shtoi se pajisja është e ndjeshme, duke qenë në gjendje të zbulojë edhe një të qindtën e dozës së lëngut gjurmues. Ajo përdor një diamant të vogël bashkë me magnet të vogël, pa pasur nevojë për pajisje elektronike të mëdha, që e bën të lehtë përdorimin në sallat e operacionit.

“Kjo u bë e mundur falë qendrave të mungesës së azotit brenda diamantit. Këto i lejojnë diamantit të ndjejë ndryshime shumë të vogla në fushën magnetike dhe i japin atij një ngjyrë rozë të bukur”, tha profesori Gavin Morley, udhëheqës i grupit të studiuesve.

Ai ka shtuar se teknologjia ka përdorime edhe përtej mjekësisë, si në anije hapësinore a energjinë e fuzionit. Spitalet përdorin gjurmues radioaktivë, që jo të gjithë kanë qasje t’i përdorin, ose ngjyra të kaltra, të cilat mund të shkaktojnë alergji te disa pacientë.

Ky sensor me diamante mund të shmangë këto probleme. Stuart Robertson, kirurg i kancerit të gjirit në Spitalet Universitare të Coventryt dhe Warwickshiret, ka thënë se tashmë po përdor gjurmues magnetikë në punën e tij.

“Kjo metodë ofron më shumë përparësi krahasuar me teknikat tradicionale”, ka thënë ai.

Studiuesit besojnë se pajisja mund të përdoret edhe për lloje tjera të kancerit, si ai i mushkërive, i mëlçisë, kolorektal dhe atë të ezofagut.

Continue Reading

Të kërkuara