Lajmet
Kush janë dhjetë qytetet më të mëdha në botë, atraksionet dhe sfidat e tyre?
Cilat janë dhjetë qytetet më të populluara në botë, dhe si është të jetosh në to?
Published
3 years agoon
By
Betim GashiNga James Cutmore
Pasi popullsia globale arriti në 8 miliardë më 15 nëntor të vitit 2022, janë bërë parashikime të ndryshme se kur do të arrijë kulmin numri i njerëzve në Tokë. Studimet ndryshojnë me disa që sugjerojnë se popullsia e botës do të arrijë 8.8 miliardë njerëz nga mesi i këtij shekulli, para se të nisë të bjerë.
Parashikime të tjera, si ato të OKB, vlerësojnë se popullsia e botës mund të arrijë më shumë se 10 miliardë deri në vitet 2080. Në çdo rast, rritja e konsiderueshme e popullsisë ka çuar në mbipopullim të konsiderueshëm në disa nga qytetet më të mëdha të botës, duke shkaktuar shqetësime madhore në lidhje me ndotjen dhe mbipopullimin. Ja cilat janë dhjetë qytetet më të populluara në botë, dhe si është të jetosh në to.
10. Osaka, Japoni: 19.2 milionë njerëz
Historikisht e rëndësishme si një qendër e tregtisë dhe industrisë, Osaka është ende një qendër financiare shtëpia e shumë kompanive të mëdha japoneze. Ajo është e famshme për kulturën e saj ushqimore dhe arkitekturën moderne, duke qenë shumë popullore për turistët.
Falë një sistemi të mirë të transportit publik, metroja arrin të transportojë mbi 900 milionë pasagjerë në vit. Por ashtu si me çdo mega–qytet modern, trafiku mbetet një problem i madh për shkak të mbipopullimit. Problem është edhe strehimi.
9. Pekin, Kinë: 19.4 milionë njerëz
Qyteti i dytë më i madh i Kinës, është një nga më të vjetrit në botë. Këtu ndodhen shumica ebizneseve më të mëdha të vendit. Pekini ka aktualisht numrin më të madh të miliarderëve në botë. Por për shkak të ndotjes industriale, stuhive të shpeshta të rërës dhe gazrave të makinave, shumë banorëve u thuhet shpesh të qëndrojnë brenda për të shmangur rreziqet e mundshme shëndetësore.
8. Mumbai, Indi: 20.1 milionë njerëz
I ndërtuar mbi 7 ishuj, Mumbai është një qytet historik, plot me kulturë dhe art. Këtu ndodhet qendra e industrisë së filmit indian (Bollywood). Po ashtu është kryeqyteti tregtar dhe financiar i Indisë. Dhe po këtu e kanë selinë shumica e kompanive më të mëdha, gjë që ka sjellë një fluks të madh njerëzish që vijnë nga zonat rurale.
Problemet kryesore janë higjiena e dobët dhe strehimi me cilësi të ulët. Mumbai ka rrugët më të mbingarkuara në botë, kryesisht për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe një sistemi transporti publik që nuk është në gjendje të përballojë fluksin.
7. Dhaka, Bangladesh: 20.2 milionë njerëz
Kryeqyteti i Bangladeshit po rritet me një ritëm të shpejtë, i nxitur nga një industri botuese elulëzuar. Po ky qytet historik është qendra e kulturës bengaleze. Këtu organizohen festivale të panumërta të artit dhe ceremoni fetare gjatë gjithë vitit. Po për shkak të pozicionit të saj në deltën e Gangut, Dhaka është e prirur ndaj përmbytjeve të shpeshta gjatë sezonit të musonit dhe cikloneve.
6. Kajro, Egjipt: 20.4 milionë njerëz
Përveç arkitekturës së famshme historike, Kajro njihet si shtëpia e njërës prej mrekullive të lashta të botës; kompleksit të piramidave të Gizës së lashtë. Këtu banon 11 për qind të popullsisë së vendit. Aktualisht është në plan një projekt që do të ndihmojë në lehtësimin e problemeve të rëndësishme të trafikut.
5. Mexico City, Meksikë: 21.6 milionë njerëz
Ndodhet në pllajën e njohur si Lugina e Meksikës, 2240 m mbi nivelin e detit dhe është kryeqyteti më i vjetër në Amerikë. Zhvillimi i këtij metropoli është i jashtëzakonshëm. Në vitin 1900, popullsia e tij ishte vetëm 500.000 banorë. Por për shkak të një numri të madh njerëzish që erdhën nga zonat rurale në kërkim të punës, ky numër u rrit në 9 milionë deri në vitet 1970.
Për shkak të mungesës së banesave, ky fluks detyroi një numër të madh njerëzish të ngrinin banesa pa leje. Sot Mexico City është tani një qendër e madhe biznesi dhe një atraksion turistik popullor, plot me muzeume dhe me vende të këndshme për të ngrënë.
4. São Paulo, Brazil: 21.8 milionë njerëz
Është një qytet i kontrasteve të mëdha. Varfëri ekstreme përballë një pasurie të madhe. Rrokaqiejt e mëdhenj të zonës financiare ngrihen mbi lagjet e varfra të qytetit, të njohura si favela. Problem i madh është furnizimi me ujë të pijshëm. Gjithsesi vitet e fundit ka pësuar një rënie të kriminalitetit, ndërsa është përmirësuar cilësia e ajrit.
3. Shanghai, Kinë: 26.3 milionë njerëz
Shumë vite më parë, ishte qenë një fshat i vogël peshkatarësh. Por falë vendndodhjes së tij pranë grykëderdhjes jugore të lumit Jance, u bë dalëngadalë qyteti më i madh në Kinë, dhe një nga më të mëdhenjtë në botë. Aty ndodhen disa qendra tregtare të mëdha moderne, por edhe restorante që ofrojnë ushqimin tradicional kinez.
2. Delhi, Indi: 29.3 milionë njerëz
Vetë qyteti ka ekzistuar prej më shumë se 2000 vjetësh, gjë që shkakton grupin e vet të problemeve. Infrastruktura është e vjetruar, edhe pse kohët e fundit ka pasur shumë projekte të ndërtimit të rrugëve, që kanë ndihmuar në lehtësimin e trafikut. Problem madhor ështëndotja nga rrugët dhe industria, por edhe standardi i dobët i banesave, ku jeton 50 për qind e popullsisë.
1. Tokio, Japoni: 37.4 milionë njerëz
Metropoli i Tokios shtrihet në një sipërfaqe prej vetëm 13.452 km2, me një dendësi 2.642 njerëz në çdo km2. Kjo paraqet probleme për banorët e saj për sa i përket hapësirës së jetesës dhe udhëtimit. Mungesa e banesave të lira është një problem akut. Ndaj apartamentet e vogla me sipërfaqe vetëm 9 m2 po bëhen gjithnjë e më të preferuara në mesin e banorëve të rinj, qëpërpiqen të vendosen me banim pranë qendrës së qytetit për punë.
Edhe shëtitja nëpër qytet është gjithashtu shumë problematike. Rrugët shpesh janë të tejmbushura. Edhe transporti publik është gjithashtu shpesh i mbipopulluar dhe i shtrenjtë, megjithëse është pothuajse gjithmonë në orar./ “Science Focus” – Bota.al
Lajmet
KQZ pritet që sot ta përmbyllë rinumërimin e votave
Published
2 days agoon
January 30, 2026By
UBTnews
Sot pritet të përmbyllet procesi i rinumërimit të gjithsej 2 mijë e 557 vendvotimeve nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
Ai bëri me dije se deri më tani janë rinumëruar rreth 95% e tyre.
“Nga fillimi i këtij procesi (13 janar) dhe deri në përfundimin e ditës së enjte (29 janar) janë rinumëruar rreth 95% apo 2,414 nga 2,557 vendvotime. Pra, kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 143 vendvotime që i takojnë 4 komuave të fundit nga ky proces, si Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe Shtërpcë”, deklaroi ai.
Lajmet
Gjenden mbetje eshtërore në Skenderaj, dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës
Published
2 days agoon
January 30, 2026By
UBTnews
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësiti për hetimin e personave të zhdukur gjatë luftës në bashkëpunim me IML-në ja në bërë gërmime në fshatin Marinë të Skenderajt, ku janë hasur mbetje eshtërore.
Sipas policisë këto mbetje dyshohet se i përkasin personave të zhdukur në vitin 1998/1999.
“Nga njësiti për hetimin e personave të zhdukur gjatë luftës në bashkëpunim me IML-në janë bërë gërmime në fshatin Marinë, ku janë hasur mbetje të eshtrave që dyshohet se i përkasin njeriut. Mbetjet e eshtrave janë marrë nga njësia e IML-së për ekzaminim”, thuhet në raportin policor.
Lajmet
Përmbyllet me sukses punëtoria ndërkombëtare “Journalism for Juniors”, me ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit
Published
3 days agoon
January 29, 2026By
ubtnews
Punëtoria ndërkombëtare “Journalism for Juniors (J4J) – Mobile Journalism Workshop”, e organizuar nga UBT në bashkëpunim me TRT dhe Institutin Yunus Emre, u përmbyll me sukses, duke ofruar një përvojë të vlefshme profesionale për studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, si dhe për nxënësit e UBT International Smart Schools.

Kjo punëtori shërbeu si një platformë edukative dhe praktike për fuqizimin e të rinjve me aftësi bashkëkohore në gazetarinë mobile, tregimin kreativ të storieve dhe prodhimin e përmbajtjes digjitale me ndikim social.
Gjatë ditëve të punëtorisë, pjesëmarrësit u angazhuan në sesione intensive që përfshinë bazat e gazetarisë, etikën profesionale, storytelling digjital dhe përdorimin e mjeteve mobile për xhirim, editim dhe shpërndarje të përmbajtjes mediatike.
Përmes punës praktike në terren, studentët dhe nxënësit patën mundësinë të krijojnë video-storie autentike, të ndërtuara nga perspektiva të ndryshme dhe të përshtatura për platformat digjitale.
Një moment i veçantë i kësaj ngjarjeje ishte Digital Video Competition, ku u realizua shfaqja në grup e video-storieve të përgatitura nga pjesëmarrësit. Këto punime u vlerësuan nga një juri profesionale e përbërë nga gazetarë dhe ekspertë të TRT-së, të cilët ofruan feedback konstruktiv dhe këshilla profesionale, duke vlerësuar kreativitetin, qasjen vizuale dhe mesazhin shoqëror të videove të realizuara.
Punimet e të rinjve u vlerësuan si dëshmi e potencialit të madh krijues dhe e përgatitjes së tyre për t’u përballur me sfidat e gazetarisë moderne, duke treguar se gazetaria mobile është një mjet i fuqishëm për të rrëfyer histori reale dhe me ndikim.
Punëtoria u përmbyll me ndarjen e certifikatave si vlerësim për angazhimin dhe punën e tyre gjatë gjithë procesit trajnues. Në këtë ceremoni u theksua rëndësia e bashkëpunimeve ndërkombëtare në edukimin e brezit të ri të gazetarëve dhe roli i UBT-së si institucion që promovon arsimin praktik, inovacionin dhe lidhjen e drejtpërdrejtë me industrinë e medias.



Lajmet
UBT dhe Universiteti “Eqrem Çabej” bashkojnë vizionet për arsimin dhe inovacionin
Published
3 days agoon
January 29, 2026By
ubtnews
UBT dhe Universiteti “Eqrem Çabej” në Gjirokastër kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi akademik, me qëllim forcimin e lidhjeve institucionale dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe inovacionit.

Marrëveshja u nënshkrua gjatë një vizite zyrtare të delegacionit të Universitetit “Eqrem Çabej”, të prirë nga Rektori i këtij universiteti, Prof. Dr. Jaho Cana, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Prishtinë. Delegacioni u mirëprit nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, së bashku me stafin akademik të UBT-së.
Gjatë takimit, rektorët e dy institucioneve theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndëruniversitar në hapësirën shqiptare, duke vënë theksin në shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve, zhvillimin e programeve të përbashkëta studimore, si dhe realizimin e projekteve kërkimore dhe shkencore me interes të ndërsjellë.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, prezantoi modelin unik të UBT-së, veçanërisht rolin e Parkut Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik si një urë lidhëse ndërmjet akademisë, industrisë dhe inovacionit, duke theksuar se UBT mbetet i përkushtuar në ndërtimin e partneriteteve strategjike rajonale dhe ndërkombëtare.
“Ne kemi menduar të krijojmë një ekosistem transdisiplinar, ku bashkëpunimi është në zemër të strategjisë sonë dhe ku universiteti ka ndikim të drejtpërdrejtë në shoqëri”, theksoi Hajrizi.
Nga ana e tij, Rektori i Universitetit “Eqrem Çabej”, Prof. Dr. Jaho Cana, vlerësoi lart filozofinë dhe misionin e UBT-së, duke e cilësuar këtë institucion si një universitet që ka lindur për t’i shërbyer shoqërisë dhe për të krijuar vlera konkrete për të.
“Ju keni lindur si një universitet për t’i ofruar të mira kësaj shoqërie. Jeni një universitet për t’i dhënë shoqërisë dhe sinqerisht ndihem i befasuar pozitivisht nga ajo që pashë këtu”, u shpreh Rektori Cana.
Ai shtoi se bashkëpunimi me një universitet si UBT-ja është prioritet për Universitetin “Eqrem Çabej”, duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të urave të qëndrueshme akademike ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë në rajon.
“Bashkëpunimi me një universitet si ju është prioritet i yni dhe jemi të bindur se kjo marrëveshje do të prodhojë rezultate konkrete për të dy institucionet”, tha Cana.
Vizita përfshiu edhe një tur në ambientet e Parkut Shkencor të UBT-së, ku delegacioni u njoh nga afër me laboratorët, qendrat e inovacionit dhe infrastrukturën moderne që mbështet arsimin, kërkimin dhe zhvillimin teknologjik.





KQZ pritet që sot ta përmbyllë rinumërimin e votave
Gjenden mbetje eshtërore në Skenderaj, dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës
Përmbyllet me sukses punëtoria ndërkombëtare “Journalism for Juniors”, me ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit
UBT dhe Universiteti “Eqrem Çabej” bashkojnë vizionet për arsimin dhe inovacionin
Koncerti i Fakultetit të Muzikës Moderne dhe Produksionit Digjital sjell kreativitetin e studentëve
PDK kërkon hetim ndaj Kurtit për “mashtrim publik” në rastin e dronëve kamikaz
Isa Mustafa: LDK ka potencial për t’u ringritur, problemet nuk zgjidhen me tifozllëk
Gjykata refuzon propozimet e mbrojtjes për prova shtesë në rastin e Liridona Ademajt
Dogana në aksion, kontrolle në barnatoret e Pejës dhe Gjakovës
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Rajoni2 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Rajoni3 months agoNjë kontribut shkencor për ruajtjen e trashëgimisë inxhinierike në Kosovë – Publikohet artikulli i profesorëve të UBT-së, Naser Morina dhe Hazir Çadraku
