Histori

Kush ishin Inkasët dhe cili është ndikimi i tyre sot?

Published

on

Qytetërimi Inka (rreth viteve 1400-1533) është prej atyre më të rëndsësishëm të Amerikës së Jugut për sa i përket ndikimit të tij kulturor dhe trashëgimisë.

Inka filloi si një fis i vogël që rritej vazhdimisht në fuqi për të pushtuar popuj të tjerë në të gjithë bregdetin nga Kolumbia në Argjentinë. Ata mbahen mend për kontributin e tyre në fe, arkitekturë dhe rrjetin e tyre të famshëm të rrugëve nëpër rajon.

Pse Inkasët janë të rëndësishëm për historinë?

Ata janë të rëndësishëm në të njëjtën mënyrë si çdo perandori / civilizim antik është i rëndësishëm: sepse e kaluara informon të tashmen dhe të ardhmen. Të dish se si kanë jetuar njerëzit në të kaluarën mund t’i ndihmojë ata që janë në të tashmen të jetojnë më mirë, të bëjnë zgjedhje më të mira.

Në rastin e Inkasëve, perandoria e tyre shtrihej në brigjet e Amerikës së Jugut nga Kolumbia e sotme përmes Ekuadorit, Perusë dhe Argjentinës dhe ata ndikuan në jetën e njerëzve si brenda asaj perandorie ashtu edhe jashtë saj. Ishte perandoria më e madhe para-kolumbiane në Amerikë, me një popullsi të vlerësuar në mes 6-14 milion njerëz.

Koncepti Inkas i njësisë familjare është ende modeli në rajon edhe sot

Perandoria Inka tashmë po shkatërrohej për shkak të rebelimeve të brendshme dhe sëmundjeve (të sjella nga eksploruesit evropianë) kur ra në duart e Spanjollëve nën Francisco Pizarro (rreth 1471-1541) në shekullin e 16-të të erës sonë, por ndikimi i tyre vazhdon të ndihet.
Koncepti i njësisë familjare së inkasëve, për shembull – një që përfshin tezet, xhaxhallarët, kushërinjtë, kushërinjtë e largët aq të thurur fort sa familja bërthamore – është ende modeli në rajon sot ashtu siç është koncepti që i gjithë komuniteti është familja e një njerëzit duhet të trajtojnë fqinjët e tyre siç do të bënin me të afërmit e gjakut.

Religjioni i Inkasëve

Religjioni i Inkasëve ndikoi edhe tek të tjerët në rajon, kështu që, edhe në ditët moderne, vendet e krishtera janë të vendosura sipas koncepteve të Inkasëve për “vendet e shenjta” si kodrat, majat e maleve, pranë ujit – vende që dikur korrespondonin me perënditë e Inkasëve.


Rregulli i artë Inkas ishte:
“Mos vidhni, mos gënjeni, mos jini përtacë”.

Shumë pak është e re për gjendjen njerëzore. Ne gjithmonë kemi qenë ato që jemi tani. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të dimë kush kemi qenë.

Por cila ishte feja e tyre dhe si ndikoi ajo në jetën e përditshme të njerëzve?

Feja e Inkave ishte politeiste; perënditë mendohej se kontrollonin botën natyrore dhe ndikonin ndjeshëm në jetën e njerëzve. Shembulli më i mirë i kësaj është perëndia Pachacamac, një hyjni krijuese që bëri njerëzit, bimësinë dhe mbikëqyri bujqësinë dhe korrjet e mira.

Kur Pachacamac u kënaq, të gjitha shkuan mirë; kur ishte i zemëruar, ai mund të shkaktonte tërmete. Pra, me Pachacamac – si çdo prej perëndive të tjera – ishte në interesin më të mirë të njerëzve për ta mbajtur atë të lumtur përmes ofertave dhe sakrificave që përfshinin sakrifica njerëzore (burra, gra dhe fëmijë).

Perënditë e tyre u konsideruan si reale për ta ashtu si çdo perëndi e çdo feje të ditëve moderne është për besimtarët. Tempujt dhe ndërtesat e tjera u ngritën për nder të tyre dhe sistemi i famshëm rrugor Inka, i cili lidhte komunitetet ngushtë.

Inka kishte një koncept të ‘parajsës’ dhe ‘ferrit’ edhe para se krishterimi të futej në rajon.

Rregulli qendror i fesë së Inkasëve (që korrespondon me Rregullin e Artë ose Dhjetë Urdhërimet) ishte Ama sua, Ama lulla, Ama chella (Mos vidhni, Mos gënjeni, Mos u tregoni dembel).

Nëse dikush jetonte sipas këtij rregulli atëherë, kur vdiste, dikush shkonte në Tokën e Diellit ku ishte gjithnjë e ngrohtë dhe e këndshme dhe perënditë ishin afër. Nëse dikush e injoron këtë rregull, atëherë pas vdekjes dikush shkon në botën e nëndheshme ku ishte gjithnjë e ftohtë dhe shpirti ishte i vetmuar në errësirën e përjetshme.

Ata u bënin shumë nderime të vdekurve, sa që në kohë të festave, të vdekurit nxirreshin nga varret dhe ‘festonin’ bashkë me të gjallët.

Përveç këtyre dy destinacioneve të përtejme (parajsës dhe ferrit), siaps tyre dikush mund të kthehej dhe të ketë një tjetër përpjekje për të bërë jetën e duhur. Këto ka shumë të ngjarë të ishin shpirtrat e njerëzve që nuk ishin veçanërisht të mirë ose veçanërisht të këqij – kështu që shumica e njerëzve.

Inka gjithashtu praktikoi mumifikimin dhe vendosjen e mallrave të varrit me të ndjerin. Të vdekurit e mumifikuar të vendosur në varret e tyre ulur në këmbë, ndryshe nga kulturat e tjera ku ata ishin të prirur; arsyeja për këtë është e paqartë pasi Inca nuk kishte gjuhë të shkruar.

(Përktheu dhe përshtati UBTNews)



Continue Reading

Histori

​Pajisja e parë e ajrit të kondicionuar para 123 vjetësh

Published

on

Willis Carrier më 21 korrik 1902, ka krijuar pajisjen e parë të kondicionimit të ajrit në Buffalo, New York.

Ideja e ftohjes artificiale mbeti e fjetur për disa vite derisa inxhinieri Willis Carrier mori një punë që do të rezultonte në shpikjen e njësisë së parë moderne elektrike të kondicionimit të ajrit.

Ndërsa punonte për Kompaninë Buffalo Forge në vitin 1902, Carrier u ngarkua me detyrën e zgjidhjes së një problemi me lagështinë në Brooklyn.

Përmes një serie eksperimentesh, Carrier krijoi një sistem që kontrollonte lagështinë duke përdorur spirale ftohëse dhe siguroi një patentë për “Aparatin e Trajtimit të Ajrit”. Ndërsa vazhdonte të testonte dhe përsoste teknologjinë e tij, ai shpiku dhe patentoi gjithashtu një sistem automatik kontrolli për rregullimin e lagështisë dhe temperaturës së ajrit në fabrikat e tekstilit.

Nuk kaloi shumë kohë para se Carrier të kuptonte se nga kontrolli i lagështisë dhe kondicionimi i ajrit mund të përfitonin shumë industri të tjera, dhe përfundimisht u nda nga Buffalo Forge, duke formuar Carrier Engineering Corporation me gjashtë inxhinierë të tjerë.

Në vitin 2007, korporata Carrier realizoi një shitje prej mbi 15 miliardë dollarësh duke punësuar rreth 45 mijë njerëz.

Continue Reading

Aktualitet

Trashëgimia evropiane në zemrën e Kosovës – UBT nderon Karl Gegën me ekspozitën më të madhe ndërkombëtare

Published

on

Në një ceremoni solemne, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan, u zhvillua hapja e ekspozitës ndërkombëtare kushtuar gjeniut të inxhinierisë hekurudhore, Karl Gega, si dhe ceremonia qendrore e Global UBT Fest 2025.

Kjo ekspozitë ndërdisiplinare, e sjellë për herë të parë në Kosovë, përfaqëson një bashkëpunim unik midis UBT-së dhe partnerëve ndërkombëtarë nga Italia dhe rajoni.

Ngjarja mblodhi një mori personalitetesh të rëndësishme nga fusha e politikës, arsimit, diplomacisë, biznesit dhe arkitekturës. Të pranishëm ishin: Rektori dhe Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Deputetë të Kuvendit të Kosovës, Përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, Arkitektë nga Italia, profesorë dhe studentë të shumtë.

Në hapje të ceremonisë, Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë strategjike të kësaj ekspozite për vendin tonë:

“Me këtë ekspozitë, jo vetëm që e nderojmë figurën e Karl Gegës, një prej inxhinierëve më të shquar të historisë evropiane, por njëkohësisht i japim një mesazh të qartë brezave të rinj: se vizioni, dijet dhe përkushtimi nuk njohin kufij. Qyteti i Mençur i UBT-së është hapësira ku historia takohet me inovacionin, dhe ku trashëgimia kulturore ndërlidhet me teknologjinë dhe të ardhmen”.

Prof. Lucia Nadin vlerësoi UBT-në si një partner të denjë evropian dhe përgëzoi të gjithë për punën e arritur deri më tani.

“Qëllimi i kësaj ngjarjeje është të bëjë të njohur figurën e Karl Gega-s, gjenialitetin e tij, sfidën e tij ndaj të pamundurës, këmbënguljen e tij për të mbrojtur idetë dhe projektet e veta – veçanërisht për të rinjtë: që ata të mësojnë, përmes njohjes së veprës së kësaj personaliteti të madh, se gjithçka mund të arrihet nëse, përveç ëndrrave dhe vizioneve, janë të vetëdijshëm për thellësinë e dijeve që duhet të zotërojnë – dhe që shpesh kërkojnë përpjekje për t’u fituar”, tha Nadin.

Sipërmarrësi shqiptar në Itali, Genc Podgorica, një nga kontribuuesit kyç për realizimin e kësaj ekspozite, u shpreh:

“Ky bashkëpunim është dëshmi se sa shumë mund të arrijmë kur lidhim rrënjët tona kulturore me përvojën dhe dijen ndërkombëtare. Karl Gega ishte vizionar – dhe të rinjtë e Kosovës meritojnë të inspirohen nga të tillë shembuj. UBT është duke krijuar një platformë të jashtëzakonshme që i bën të mundshme këto ura bashkëpunimi”.

Në përmbyllje të ngjarjes, UBT ndau certifikata mirënjohjeje për të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e ekspozitës ndërkombëtare për Karl Gega. Rektori Hajrizi theksoi se këto certifikata nuk janë thjesht dokumente simbolike, por shprehje e një vlerësimi të thellë për punën dhe përkushtimin ndaj dijes dhe kulturës.

Ceremonia shënoi një moment të veçantë me këngët e kënduara nga studentët e Fakultetit Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhmenti.

Continue Reading

Histori

“Kur paqja dukej e mundur“

Published

on

Nga Enrico Franceschini

Nuk ka pasur gjithmonë luftë mes izraelitëve dhe palestinezëve. Ishte një periudhë në gjysmën e dytë të viteve nëntëdhjetë, kur unë isha korrespondent në Jerusalem, në të cilën procesi i paqes i nisur nga Rabini dhe Arafat jepte shpresë të madhe dhe atmosfera midis dy popujve të thirrur nga historia për të ndarë të njëjtën tokë, ishte paqësore.

Bashkëpunëtorim im palestinez largohej rregullisht nga Ramallahu, kryeqyteti i Territoreve Autonome të qeverisura nga Arafati në Bregun Perëndimor, për të ardhur me makinë me të dashurën e tij dhe notuar në plazhin e Tel Avivit, e më pas ndaleshin për darkë në breg të detit.

Shumë izraelitë shkonin për të bërë pazar në Bregun Perëndimor sepse produktet ishin më të lira. Më shumë se njëqind mijë palestinezë në ditë largoheshin nga Gaza për të punuar në vende të ndryshme izraelite. Dhe pelegrinët e krishterë, pasi vizitonin Varrin e Shenjtë brenda mureve të Qytetit të Vjetër, merrnin një autobus ose taksi për të parë Kishën e Lindjes së Krishtit në Betlehem.

Turizmi po lulëzonte, e ardhmja dukej premtuese, krijimi i një shteti palestinez të gatshëm për të jetuar në paqe dhe siguri reciproke përkrah Izraelit dukej i afërt.

Nuk ka rëndësi se kush ishte më përgjegjës për dështimin e këtij projekti dhe kthimin (për fat të keq, mjaft shpejt: ndërsa jetoja ende në Jerusalem) tek terrorizmi dhe lufta.

Por kujtimet e mia tregojnë se një zgjidhje e konfliktit është e mundur, pavarësisht se ekstremistët e shtyjnë atë. Megjithatë, si një udhëheqës izraelit ashtu edhe një udhëheqës palestinez duhet të dëshirojnë të arrijnë në zgjidhje. Duhen dy për të kërcyer tangon, siç thotë një shaka e vjetër, dhe gjithashtu për të bërë paqe mes armiqve./bota.al

Continue Reading

Histori

George Washington u këshillua ta shpallte veten sundimtar të SHBA-së, por refuzoi

Published

on

Gjenerali George Washington para 240 vjetësh ishte komandanti i Ushtrisë Kontinentale dhe më 4 dhjetor 1783, u takua me oficerët e tij të lartë në një tavernë të Nju Jork-ut për t’u lënë lamtumirën.

Oficerët ishin të emocionuar ngaqë gjenerali Washington nuk ishte vetëm komandanti, por edhe heroi i tyre.

Historianët thonë se disa nga oficerët e këshilluan që ta shpallte veten sundimtar të Shteteve të Bashkuara. Ata e siguruan se do të kishte edhe mbështetjen e ushtarëve.

Washington hodhi poshtë idenë si të gabuar, duke thënë se nuk dëshironte asgjë tjetër veçse të kthehej në plantacionet e tij në Mount Vernon në Virgjinia.

Megjithatë, katër vjet më vonë ai doli përsëri në skenë, jo si sundimtar fuqiplotë, por si presidenti i parë i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Continue Reading

Të kërkuara