Kulturë

Kush është Natasha Bassett, e dashura e re e Elon Musk?

Njeriu më i pasur në botë u pa së fundmi me aktoren 27-vjeçare, Natasha Bassett.

Published

on

Elon Musk duket ka vazhduar me njohje të reja pas ndarjes së tij nga Grimes në shtator të vitit 2021, përcjell UBT News.

Njeriu më i pasur në botë u pa së fundmi me aktoren 27-vjeçare, Natasha Bassett, e cila poashtu është regjisore dhe skenariste.

Një burim pohoi për Daily Mail gjatë fundjavës se Bassett – i cili u fotografua së fundmi duke dalë nga avioni privat i Musk në LA – ishte takuar me 50-vjeçarin, shefin e Tesla-s për “disa kohë” dhe se ata ishin “miq në fillim dhe u bënë romantikë pasi u nda me Grimes”.

Këtu është gjithçka që ju duhet të dini për Bassett ndërsa thashethemet për romancën e saj nxehen, trasmeton UBT News.

Në vitin 2017, Bassett luajti në filmin biografik të paautorizuar të jetës së Britney Spears, “Britney Ever After”.

Edhe pse shumë fansa e kritikuan filmin në atë kohë, Bassett këmbënguli se filmi kishte një “histori feministe në thelbin e tij” dhe shpresonte që Spears të përshtatej.

Aktorja është me origjinë nga Australia, dhe aktualisht po luan në një film biografik të Elvis Presley./UBTNews/

Lifestyle

Harroni kremrat e shtrenjta, hani fruta kundër rrudhave

Published

on

Sekreti për t’u dukur e re mund të gjendet në tasin e frutave – nëse jeni femër.

Shkencëtarët kanë zbuluar se gratë që konsumojnë një dietë të pasur në fruta dhe perime kanë më pak rrudha kur kalojnë të 50-at, krahasuar me ato që nuk ushqehen shëndetshëm. Gratë që konsumojnë më shumë bukë, mish të kuq, ëmbëlsira dhe alkool kanë më shumë rrudha.

Rezultatet e studimit të kryer nga Qendra Mjekësore Erasmus në Roterdam sugjerojnë se ngrënia e frutave mund të jetë një alternativë më e lirë se kremrat e pomadat për gratë që duan të kenë një lëkurë pa rrudha. Shumë gra harxhojnë shuma para për blerjen e kremrave kundër plakjes, serumeve, zbutësve etj.

Shkencëtarët mendojnë se një dietë me fruta parandalon plakjen e parakohshme të lëkurës duke i siguruar trupit një sërë vitaminash dhe flavonoidesh.

Ato stimulojnë prodhimin e kolagjenit që mban lëkurën elastike. Gratë shfaqin më shpejtë rrudha sepse kanë densitet më të ulët të kolagjenit në lëkurë, krahasuar me burrat.

Continue Reading

Magazinë

Rita Ora publikon këngën e re ‘Joy’

Published

on

Sapo erdhi një lajm i mirë nga këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora. Ajo ka publikuar këngë të re me titull “Joy”, duke emocionuar fansat në të gjithë botën.

Në rrjetet sociale, Ora ndau një foto shoqëruar me njoftimin se kënga tani është e disponueshme në të gjitha platformat digjitale, përfshirë Spotify, Apple Music dhe YouTube.

“Joy” shënon një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e 34-vjeçares, e njohur për “Anywhere”, “Your Song” dhe “Let You Love Me”. E veçanta e kësaj kënge është se do të shërbejë si kolonë zanore për versionin britanik të emisionit të njohur “Love Is Blind UK”, një format i famshëm televiziv për takime dashurie.

Sipas burimeve për The Sun, Rita pranoi me shumë entuziazëm të realizonte këtë projekt.

“Joy” është përshkruar si një këngë me mesazh të fuqishëm, që flet për gjetjen e lumturisë dhe paqes së brendshme, në një botë ku ndjenjat shpesh sfidohen nga realiteti.

Stili muzikor përmban elemente të pop-it modern dhe një interpretim emocional nga Ora, që e bën këngën të prekë zemrat e dëgjuesve.

Fansat dhe ndjekësit e artistes kanë reaguar pozitivisht, duke shpërndarë këngën dhe shprehur vlerësime për vokalin e mesazhin që përcjell. /UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Truket që e bëjnë grimin të qëndrojë edhe kur jashtë është vapë

Published

on

Fiksatorët janë formula të krijuara për mbrëmje dhe ditë të nxehta vere, kur çdo dalje jashtë është sfidë për grimin. Ata e hidratojnë lëkurën dhe i japin shkëlqim, pa e bërë të duket e yndyrshme.

Kur planifikojmë të vendosim grim në ditët e nxehta, disa elementë janë kyç, grimi mat dhe ai në formulë të thatë janë më praktikë sesa ai me bazë të yndyrshme. Në këtë rast ndihmojnë edhe fiksatorët, që aplikohen si spërkatës mbi fytyrë.

Formulat mat, siç janë pudrat që e mbajnë lëkurën pa shkëlqim, janë të përshtatshme. Ato aplikohen si shtresë e lehtë që nuk e “mbyt” lëkurën apo poret.

Edhe pudra e lehtë në formë pluhuri është ideale, sepse grimcat e thithin djersën, duke e lënë fytyrën të freskët. Pudrat moderne kanë grimca të imta, kështu që nuk e mbulojnë fytyrën si maskë.  Në vend të blush kremoz, është praktike të përdoret në formë guri, ka formulë të thatë e nuk zhduket shpejt nga fytyra.

Fiksatorët, anë idealë për ditët me vapë dhe mbrëmjet jashtë. Ata hidratojnë, i japin lëkurës një shkëlqim natyral pa e yndyrosur.

Ekzistojnë edhe fiksatorë me efekt mat,  zgjidhini këta nëse keni lëkurë që shkëlqen, pavarësisht temperaturës.

Grimi rezistent ndaj lagështisë, i njohur si rezistues ndaj ujit, është veçanërisht praktik në këtë periudhë, qoftë në plazh apo në qytet. Ky lloj grimi është më i vështirë për t’u hequr, ndaj është i qëndrueshëm gjatë diellit. Ylli i këtyre produkteve është maskara rezistuese ndaj ujit, që zgjat me orë të tëra.

Grimi i tillë largohet me produkte pastruese në bazë vaji, jo me qumësht pastrues të zakonshëm. Prandaj, para gjumit, është e rëndësishme të hiqet i gjithë grimi për të lejuar lëkurën të marrë frymë lirshëm.

Këto ditë është më praktike të keni më pak grim sidomos nëse qëndroni shpesh jashtë ose shkoni në festa. Përqendrohuni tek buzëkuqet, maskarat rezistente ndaj ujit dhe qerpikët artificialë për një pamje më të freskët dhe të qëndrueshme.

Continue Reading

Magazinë

Ish-bashkëshorti i Kelly Clarkson ndërroi jetë në moshën 48-vjeçe

Published

on

Ish-bashkëshorti i Kelly Clarkson, Brandon Blackstock, ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare pas një beteje me kancerin.

Një përfaqësues i familjes njoftoi lajmin për US Weekly. “Me trishtim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Brandon Blackstock”, tha ai.

Brandon Blackstock kishte luftuar me kancerin për tre vitet e fundit, por nuk dha detaje të mëtejshme.

“Ai luftoi me trimëri me kancerin për më shumë se tre vjet. Ai ndërroi jetë në paqe i rrethuar nga familja e tij. Ju falënderojmë për mendimet dhe lutjet tuaja dhe ju kërkojmë që të gjithë të respektojnë privatësinë e familjes në këtë kohë të vështirë“, thuhet në deklaratë.

Vetëm një ditë më parë, duke shpjeguar vendimin e saj për të shtyrë shfaqjen në Las Vegas, Kelly kishte zbuluar se Brandon po përballej me një problem shëndetësor , por nuk e specifikoi natyrën e problemit.

“Fatkeqësisht, më është dashur të shtyj shfaqjet e mbetura të serisë Studio Session në gusht në Las Vegas. Zakonisht e mbaj jetën time private, por gjatë vitit të kaluar babai i fëmijëve të mi ka qenë i sëmurë dhe unë duhet të jem e pranishme për ta në këtë kohë. U kërkoj falje atyre që blenë bileta për shfaqjet dhe e vlerësoj shumë mirësinë, mirëkuptimin dhe durimin tuaj”, tha ajo në një postim të ndarë me fansat në Instagram të mërkurën, më 6 gusht.

Continue Reading

Të kërkuara